Semundjet e zemres

Matja e rrahjeve të zemrës, si bëhet dhe pse është e nevojshme?

Matja e rrahjeve të zemrës është e nevojshme pasi mund të njohësh ritmin e zemrës dhe na jep tregues të rregullsisë dhe shpeshtësisë së saj. Bëhet fjalë për një matje që mund ta bëjmë dhe vetë në mënyrë të thjeshtë, e që na jep informacione bazë mbi funksionimin kardiovaskular.

Kur matet pulsi, numërojmë pulsimin e zemrës, që bëhet në disa pjesë të trupit. Këto janë për shkak të tkurrjes dhe dialacionit të zemrës dhe arterieve.

Matja e rrahjeve të zemrës është sinonim i frekuencës kardiake, që shprehet normalisht me rrahje në minutë. Për shembull, nëse masim pulsin në 60 sekonda, numërojmë 70 rrahje do të thotë që zemra jonë rreh 70 herë në minutë. Edhe pse është një masë thelbësorë për të zbuluar shpejt nëse ka një problem kardiak, shumë njerëz e injorojnë se për çfarë duet matja e pulsit dhe si ta bëjnë. Më poshtë po ju shpjegojmë si dhe pse?

PSE DUHEN MATUR RRAHJET E ZEMRËS?

Një puls normal ka një numër rrahjesh mes 60 dhe 100 pulsimeve në minutë. Për më tepër matja e pulsit na ndihmon të gjejmë një takikardi apo bradikardinë. Me takikardi flasim për një gjendje ku zemra rreh më shumë se 100 rrahje në minutë. Ndërsa bradikardia është e kundërta, shpejtësia është më e ulët se 60 rrahje në minutë. Qoftë takikardia dhe bradikardia janë tregues të një çrregullimi të sistemit kardiovaskular.

Sidoqoftë, shumicën e rasteve bëhet fjalë për situata normale, ku zemra i përshtat rrahjet me furnizimin e përshtatshëm me gjak në të gjitha organet e trupit. Për shembull, kur bëni sport është normale që rrahjet e zemrës të jenë më të shpeshta. Nga takikardia mund të vuani në situatë stresi, frike apo rreziku.

Në të njëjtën mënyrë, personat që stërviten çdo ditë në përgjithësi kanë një pulsimesh të ulëta krahasuar me mestarane. Disa sportistë mund të kenë dhe 40 rrahje në minutë, pa pasur asnjë patologji.

PËR ÇFARË SHËRBEN MATJA E PULSIT?

Matja e pulsit mund të jetë e nevojshme vetëm për të verifikuar gjendjen fizike gjatë një aktiviteti fizik. Një mënyrë e thjeshtë dhe e nevojshme për të njohur kufijtë gjatë një stërvitje fizike.

Nuk duhet të harrojmë se matja e pulsit na ndihmon të gjejmë më shpejtë ndonjë anomali. Në disa situata të rënda, si aneurizma aortike, një procedurë e tillë e thjeshtë mund të jetë thelbësore për të gjetur problemin në kohë dhe për të shpëtuar pacientin.

SI MATEN RRAHJET?

Për të matur rrahjet në kushte normale, ideale është ta bëni në një moment kur jeni të qetë dhe të relaksuar, pa pasur ndonjë sforcim fizik më parë. Në këtë mënyrë, mund të verifikoni pulsin në kushte pushimi.

Kjo procedurë mund të bëhet në pjesë të ndryshme të trupit, por më e zakonshme është në qafë dhe në pulsin e dorës. Këshillohet në mënyrë të veçantë në qafë, pasi është më e lehtë të përceptohet pulsi.

I nevojshëm është një kronometër, pra një orë apo celulari juaj. Kur jeni gati, duhet:

Vendosni gishtin tregues dhe të mesit bashkë, nën mjekër. Vendosini në qafë dhe ushtroni një persion të lehtë derisa të ndjeni pulsin. Mos e shtypni shumë fort sepse mund të ndryshoni rezultatin.

Në momentin që keni gjetur rrahjet, vendosni kronometrin dhe nisni të numëroni. Këtë mund ta bëni për një minutë ose 30 sekonda. Nëse zgjidhni opsionin e dytë, duhet të shumëzoni totalin e rrahjeve me dy.

Siç e thamë, nëse rezultati është mes 60-100 rrahjeve në minutë, janë në kufijtë normalë. Por gjithmonë nëse shihni diçka të parregullt në ritmin kardiak duhet ti drejtoheni mjekut sa më parë.

SI PËRFUNDIM

Nëse këtë mënyrë e keni të vështirë, mund të përdorni aparatin që mat pulsimin. Mos harroni të konsultoheni me mjekun nëse vini re ndonë anomali apo rrahjet tuaja janë jashtë mesatares në kohën e pushimit./ MeMjekun.com

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago