Dermatologji

Lëkura e yndyrshme/ Shkaqet, simptomat dhe trajtimi

Sebumi është një substancë vajore e prodhuar nga gjendrate dhjamore në dermë, shtersa e lëkurës që ndodhet poshtë epidermës, që ka për detyrë të zbusë lëkurën duke krijuar një shirit mbrojtës ndaj agjentëve të jashtëm.

Prodhimi i tepërt i sebumit, mund ti japë lëkurës një ngjyrë më të zbehtë dhe më të shndritshëm, të yndyrshëm dhe të parregullt. Në këtë rast bëhet fjalë për ‘lëkurë të yndyrshme’ që çon në shfaqjen e poreve të mëdha, pikave të zeza, puçrave dhe akneve.

SHKAQET

Prodhim i tepërt i sebumit, karakteristikë e lëkurës së yndyrshme, mund të vijë nga faktorë të ndryshëm që shpesh veprojnë të kombinuar me njëri-tjetrin:

Faktorët gjenetikë: flasim në këtë rast për “predispozicion familjar”

Faktorët hormonalë: Një çekuilibër i hormoneve si testosteroni, kortizoli që nxisin një mbiprodhim të sebumit.

Stresi: ndryshimi i ekuilibrit normal të organizmit mund të shkaktojë mes të tjerash një mbiprodhim të sebumit.

Produktet kozmetike të papërshtatshme: përdorimi i tyre mund të thajë në mënyrë të tepërt lëkurën duke nxitur një reagim të mbiprodhimit të sebumit nga gjendrat dhjamore.

Dieta e papërshtatshme: kryesisht konsumi i alkoolit dhe ushqimeve me yndyrë mund të shkaktojë vështirësi në tretje dhe mbingarkesë të mëlçisë.

Patologjitë: e para mbi të gjitha, tek gratë, është sindromi i vezores policistike,por dhe gjendjet inflamatore sistematike.

Ilaçet: kryesisht kontraceptivët dhe kortizoni apo ilaçet anabolike.

CILAT JANË LLOJET E LËKURËS SË YNDYRSHME?

Me termin “lëkurë të yndryshme” sot i referohemi llojeve të ndryshme të lëkurës, secila me specifikat dhe karakteristikat e veta.

Në fakt flasim për:
Lëkurë e yndyrshme e vajosur: ajo shkaktohet nga mbiprodhimi i sebumit, por jo shumë e tepërt, e lokalizuar kryesisht në zonën e mjekrës, hundës dhe ballit, e quajtur zona T, duke e bërë lëkurën veçanërisht të shndritshme.

Lëkurë e yndyrshme seborrheike: sasia e sebumit të prodhuar është më e rëndësishme dhe çon në bllokimin e poreve të lëkurës, dhe çon në shfaqjen e “poreve të mëdha”.

Lëkura e yndyrshme e asfiksuar: sebumi është i butë si dyll, i trashë dhe bllokohet në gjendrat që pengojnë lumenët dhe shfaqin komedonët (që janë pika të bardha kur janë të hapura ose pika të zeza kur shfaqen të mbyllura) që bllokojnë folikulën dhe ndalojnë sebumin të dalë dhe të kryejë funksionin e vetë të hidratimit. Ngjyra e lëkurës është e zbehtë dhe shfaqen një sërë papastërtish.

Lëkurë e përzier: Në disa pika lëkura shfaqet vajore, si zona T, dhe e thatë në zona të tjera, si faqet apo rreth syve. Kjo ndodh për shkak të një ndryshimi të funksionimit të gjendrave dhjamore në varësi të zonave të ndryshme të fytyrës.

Lëkurë me akne: ndryshimi i prodhimit të sebumit rëndohet nga inflamacioni dhe infeksionet bakteriale përgjegjëse për shfaqjen e papulës dhe pustulës që shfaqen si lezione të dukshme dhe deformuese. Kjo ndodh kryesisht tek adoleshentët dhe të rriturit deri në moshën 25-30 vjeç, dhe shkakton mjaft bezdisje për këtë moshë.

MASAT PARAPRAKE

Duhet të keni parasysh disa këshilla për të përmirësuar pamjen e lëkurës së yndyrshme:

Pastroni fytyrën në mënyrën e duhur, me detergjentë delikatë, që nuk ndryshojnë ekuilibrat: ujë dhe sapun, ose më mirë një detergjent pa sapun.Shmangni larjen e shpeshtë, pasi mund të shkaktojë irritim.

Zgjidhni produktet kozmetike të përshtatshme me llojin e lëkurës, duke përdorur produkte specifike dhe mundësisht të qëndrueshme, jo vajore dhe jo komedogjene pasi do të rriste efektin shkëlqyes.

Hidratoni përditë lëkurën me produkte specifike.

Mos flini kurrë pa hequr makjazhin.

Mbroni lëkurën nga dielliu duke përdorur krem mbrojtës, pasi përveçse është e rëndësishme për shëndetin pengon formimin e komedoneve dhe rritjen e trashësisë së lëkurës.

Një ushqyerje e shëndetshme që parashikon një kufizim të ushqimeve të yndyrshme, alkoolit dhe sheqernave të rafinuara, duke konsumuar më shumë peshk, mish të bardhë dhe fruta e perime të stinës.

Duhet theksuar se këto masa parandalojnë përkeqësimin dhe përmirësojnë lëkurën./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago