Psikologji

Stresi post-traumatik/ Shkaqet, simptomat dhe kura

Stresi post-traumatik është një çrregullim kronik që shfaqet brenda tre muajsh nga ekspozimi i drejt për drejtë apo jo ndaj një ngjarjeje traumatike.

Një ngjarje traumatike mund të jetë lufta, lezione të rënda fizike, përdhunimi, abuzimi seksual në fëmijëri, katastrofat natyrale, tortura dhe genocidi.

SHKAQET DHE FAKTORËT E RISKUT

Shkak është një ngjarje traumatike që vë në rrezik mbijetesën e individit, por ka dhe faktorë biologjik dhe psikosocial, që në bashkëveprim dinamik me tyre ndikojnë në shfaqjen dhe zhvillimin e simptomave.

Këta faktorë ndahen në:
Faktorë para-traumatikë (para ngjarjes)
Gjinia femërore: rreziku i rritur nuk është për shkak të karakteristikave biologjike të lidhura me mundësinë e lartë që një grua, në shoqërinë e sotme,të jetë objekt përdhunimi, dhune fizike dhe ndërpersonale, që janë të shpeshta edhe sot.

Problemet emocionale dhe çrregullime të mëparshme mendore: shqetësime panike, shqetësime të mëdha depresive, çrregullime obsesive-kompulsive, dhe çrregullime post-traumatike nga stresi.

Faktorët mjedisorë: shqetësimi socio-ekonomik, ekspozimi ndaj traumave të mëparshme, histori të çrregullimeve psikiatrike në familje, mungesë e mbështetjes sociale.

Gjenet e përfshira në rregullimin e serotoninës (që jo rastësisht quhet “neurotransmetuesi i lumturisë”) dhe kortizoli (hormoni i stresit)

Faktorët peri-traumatik (gjatë ngjarjes)

Shkalla e traumës: reale apo e perceptuar si kërcënim për jetën, lezione të rënda, dhunë, dëshmitar i një genocidi.

Faktorët post-traumatikë (që vijnë pas ngjarjes)

Lidhen me temperamentin individual: pesimizëm, strategji të menaxhimit të stresit të papërshtatshëm.

Mjedisorë: ekspozimi ndaj nxitësve që të kujtojnë traumën, dhe ngjarjet anësore të mëvonshme

SIMPTOMAT DHE KRITERET E DIAGNOSTIKIMIT

Simptomat dhe shfaqja klinike e shqetësimeve post-traumatike nga stresi janë të ndryshme, por për diagnozën është e nevojshme prania e disa kushteve specifike, të përcaktuara si kritere diagnostikuese sipas Manualit Statistikor dhe Diagnostikues të Shqetësimeve Mendore:

Ekspozimi ndaj vdekjes (real apo kërcënim), lëndime të rënda apo dhunë seksuale në një nga mënyrat e mëposhtme:
Eksperiencë e drejt për drejtë (luftë, agresion fizik real apo kërcënim, dhunë seksuale reale apo kërcënim, rrëmbim, sulm terrorist, katastrofë natyrore, aksidente të rënda rrugore)

Pjesëmarrje të drejt për drejtë në ngjarje që u ka ndodhur të tjerëve (kërcënimi apo lëndime të rënda, vdekje jonatyrore, abuzim seksual, agresion i dhunshëm, dhunë në familje,aksidente rrugore)

Të mësosh rreth ngjarjes traumatike që i ka ndodhur një familjari apo miku të ngushtë.

Ekspozim i përsëritur ndaj detajeve të rënda të një ngjarje traumatike (ndihma e parë në raste katastrofe që mbledhin mbetje njerëzore). Përjashtohet ekspozimi përmes medias.

Pas ngjarjes traumatike shfaqen simptomat që ndikojnë dukshëm në jetën e përditshme.

Një ose më shumë nga simptomat e mëposhtme zgjasin më shumë se një muaj:
Kujtime të këqija, të përsëritura dhe të pavullnetshme për ngjarjen. Tek fëmijët mund të shfaqet tek lojërat që luajnë sërish ku shprehen aspekte të lidhura me ngjarjen.

Ëndrra të këqija që lidhen me ngjarjen. Tek fëmijët mund të jenë të frikshme pa përmbajtje të dallueshme.

“Flashback”, reagime disociuese ku personi ndjen apo vepron si të ndodhte një ngjarje traumatike, apo pjesë e saj, sikur po ndodh sërish në atë moment. Disocimi mund të zgjasë nga disa sekonda në disa orë apo ditë. Tek fëmijët rijetimi i ngjarjes mund të shfaqet tek lojërat.

Një vuajtje psikologjike intensive dhe e zgjatur apo reagime të shënuara fizike pas ekspozimit ndaj faktorëve që të rikujtojnë një ngjarje.

Shmangia e nxitësve evokues të traumës që shfaqet përmes një apo të dy mënyrave të mëposhtme:
Shmangie apo tentativë shmangieje që të rikthen kujtimet e këqija, mendimet apo ndjesitë me atë që ka ndodhur.

Shmangie apo tentativë shmangie të personave, vendeve dhe bisedave që ju sjellin mendimet apo kujtimet që lidhen me ngjarjen e ndodhur.
Emocione negative si frikë, horror, faj, turp e zemërim

Mungesë apo reduktim interesi për të bërë aktivitetet e përditshme.

Gjithashtu rritet vigjilenca dhe alerti, përgjigje të ekzagjeruara ndaj alarmeve, probleme përqëndrimi dhe shqetësime gjumi, ankth.

PASOJAT DHE PROGNOZA

Çrregullimet nga stresi post-traumatik sjell dëme të konsiderueshme
Fizike
Psikologjike
Dhe sociale, përgjegjëse për një përdorim të shtuar të shërbimeve shëndetësore dhe sociale publike.

Pasojat për pacientin mund të jenë dramatike dhe shfaqin
Raporte ndërpersonale të dobëta dhe ndonjëherë çojnë në izolim social
Sukses i vogël në punë dhe në shkollë

DIAGNOZA

Qëllimi i diagnozës për çrregullimet post-traumatike nga stresi është:
Identifikimi i traumës
Vlerësimi i simptomave dhe rëndësia e tyre

Ndjekja e diagnozës përjashtuese, duke përjashtuar kushtet që kanë një apo më shumë simptoma të ngjashme me shqetësimet e stresit post-traumatik, për shembull:

Çrregullimet e përshtatjes
Çrregullimet e stresit akut
Çrregullimet e ankthit
Çrregullimet obsesive kompulsive
Çrregullimet depresive
Çrregullimet disociuese

Zgjedhja e trajtimit të përshtatshëm:
Për të bërë këtë përdoren pyetësorë dhe intervista të ndryshme në bazë të

Vlerësimit fillistar (si Clinician Administered PTSD Scale, PTSD Symptom Scale-Intervieë Version, Primary Care PTSD Screen)
Apo ajo më e avancuar (Structured Clinical Intervieë of DSM 5 Disorders – SCID -, PTSD Checklist for DSM 5).

TRAJTIMI

Në kuadër të natyrës psikologjike dhe biologjike të çrregullimeve post-traumatike nga stresi, është e rëndësishme të përdoren terapi me një perspektivë që i integron të dyja.

Psikoterapia është trajtimi kryesor, por me kombinimin e ndërhyrjeve psikologjike dhe farmakologjike të përdorura herët pas një traume janë në gjendje të reduktojnë dhe në disa raste të parandalojnë simptomat:

Psikoterapia

Ndërhyrje të orientuara ndaj ekspozimit: nisin nga supozimi se sjelljet mund të kushtëzohen (ndikohen). Këto ndërhyrje bazohen në ekspozimin gradual të stimujve të frikës (si për shembull kujtimet apo situatat), në mungesë të pasojave negative për personin, si për shembull dëmtim fizik. Qëllimi është që me kohën frika e lidhur ndaj stimulimit të shuhet falë sjelljeve “të reja”.

Terapitë konjitive apo njohëse: merren në pjesën më të madhe me mendimet e bllokuara që përfshijinë shmangien, apo keqinterpretim te situatave, ndërhyrje direkte në skemën e mendimeve, më tepër në sjelljet pasuese.

Stress Inoculation Training: Ky është një model i bazuar në supozimin se stresi vjen nga perceptimi jonë i çekuilibrit mes kërkesave të mjedisit dhe burimeve personale, për të cilat të parat mbizotërojnë të dytat. Çrregullimi post-traumatik i stresit mbahet falë këtij perceptimi. Qëllimi është të menaxhohet ankthi përmes teknikave të menaxhimit të stresit ndaj situatave që shkaktojnë ankth, të cilat për këtë arsye do të shërbenin si “vaksinë” në të ardhmen.

EMDR apo përpunimi përmes lëvizjes së syve (vjen nga anglishtja: Eye Movement Desensitization and Reprocessing). Bazohet në supozimin se çrregullimi post-traumatik i stresit është si rezultat i përpunimit të pamjaftueshëm të kujtimeve traumatike. Personi mëson të menaxhojë emocionet negative dhe të riprogramojë mendimet e çrregullta që e shoqërojnë.

TERAPIA ME ILAÇE

Antidepresivët serotergjikë,riekuilibrojnë neuotransmetuesit e përfshirë në gjenezën e simptomave, duke përmirësuar sjelljet e shmangies, emocionet negative, hiperaktivitetin në përgjithësi dhe përmirësojnë cilësinë e jetës./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago