Ortopedi dhe Fizioterapi

Frakturat, simptomat dhe rehabilitimi

Fraktura nga ana mjekësorë është thyerje e një kocke. Frakturat shpesh ndodhin për shkak të traumave që shkaktohen nga lezione sportive, aksidente rrugore dhe rrëzim.

Por mund të shkaktohen dhe nga pamjaftueshmëria e densitetit të kockës apo osteoporoza, patologji të bazuara në dobësimin e kockave.

Në rastet kur dyshoni për një frakturë duhet të kërkoni patjetër ndihmën mjekësore, ku pacienti do i nënshtrohet një radiografie për të konfirmuar diagnozën dhe terapinë e duhur. Ndonjëherë është e nevojshme dhe ndërhyrje kirurgjikale që parashikon vendosjen e hekurave apo vidave për të mbajtur kockën në pozicionin e saj.

FRAKTURË E PËRBËRË APO E NDARË

Një frakturë në një klasifikim të zakonshëm mund të jetë
E përbërë, nëse të dyja pjesët e kocks mbeten në vendin e duhur anatomik

E ndarë, nëse segmentet e kockave humbin shtirjen e tyre dhe ndodhen në vend të ndryshëm krahasuar nga atje ku ishte. Në këtë rast mjeku ortoped gjendjet përballë nevojës së zvogëlimit të frakturës përmes manipulimit ose operacionit kirurgjik.

E ekspozuar, kur kocka del nga lëkura

SIMPTOMAT E NJË KOCKE TË THYER

Mes simptomave më të zakonshme të frakturave janë dhimbje, ënjtje, deformim. Thyerja e kockës në përgjithësi kalon në këto faza:

Në fillim dëgjohet një zhurmë karakteristike në momentin që verifikohet trauma. Shfaqet ënjtja dhe dhimbja në zonën e dëmtuar.

Dhimbja rritet në rast presioni apo prekjeje. Pjesa e dëmtuar mund të duket e deformuar, në rastet e thyerjeve të rënda kocka del nga lëkura (fraktura e ekspozuar)

Për shkak të gjendjes së shok-ut nga fraktura mund të ketë marrje mendsh, gjendje të fikti dhe të vjella.

Nëse fraktura është e vogël dhimbja mund të jetë e kufizuar , por në raste dyshimesh sigurisht që kërkohet asistenca mjekësorë. Gjithashtu është e nevojshme që kocka e htyer të vendoset në mënyrë korrekte në vend, shpesh me allçi, në mënyrë që të shërohet në pozicionin e saj fiziologjik. Në mungesë të një trajtimi mund të preket nga një infeksion i rëndë ose deformim i përherhshëm. Gjithashtu është e rëndësishme të mos hani dhe pini pas një thyerje kocke, pasi Ndihmës së Shpejtë mund ti duhet të bëjë ndërhyrje kirurgjikale që kërkon përdorimin e anestezisë së përgjithshme .

FRAKTURA NË KËMBË

Një këmbë e thyer mund të shkaktojë dhimbje të forta dhe të shoqërohet me ënjtje dhe fryrje. Personi nuk është në gjendje të ecë.

Në raste të tilla këshillohet të tentoni të ecni , lehtësoni këmbën për shembull me anë të një jastëku, shmangni gjakderdhjen e mundshme duke ushtruar presion mbi plagë, garzë apo mjekim.

Nëse personi është i zbehtë dhe ka djersë të ftohta (shock) lëreni shtrirë me këmbët e ngritura në drejtim të zemrës për të favorizuar rikthimin e gjakut të venave, mbajeni ngrohtë dhe të qetë derisa të vijë ndihma e shpejtë.

Në spital vijohet me dhënien e ilaçeve kundër dhimbjeve për reduktimin e tyre, bëhet radiografia për diagnozën e saktë, dhe nëse kocka është në pozicionin e saj vendoset allçia. Në të kundërt kërkohet ndërhyrja në frakturë me duar apo me ndërhyrje kirurgjikale.

Në rastet më të rënda vendoset hekur, vidë apo mbështetje të tjera.

Shërimi ndodh brenda 6-8 javësh në rastet e frakturave të vogla, ndërsa për ato të rënda duhen 3-6 muaj. Gjithashtu mund të jetë e nevojshme fizioterapia dhe rekomandohet të mos tentoni të përshpejtoni kohën e shërimit, duke marrë pushimin e rekomanduar nga mjeku.

Në disa raste mund të ketë dhe komplikacione, si dëmtim të muskujve, nervave,vazave të gjakut, dhe në momentin e traumës apo ndërhyrjes kirurgjikale mund të ketë infeksion të kockës apo sindroma e ndarjes.

FRAKTURA E FEMURIT

Femuri është kocka më e gjatë e trupit, ose thënë më thjeshtë është kocka që ndodhet në kofshë. Trajtimi i një frakture të femurit kërkon pothuajse gjithmonë ndërhyrje kirurgjikale.

Bëhet fjalë për një ngjarje të shpeshte tek të moshuarit, që janë të prekur nga osteoporoza apo nga ndonjë rënie. Në këtë rast fraktura e femurit lokalizohet gjithmonë në nivelin e sipërm të tij, koka e femurit, duke kufizuar lëvizshmërinë e gjymtyrëve.

Kur fraktura e kofshës është e ndarë, pra dy kockat kanë humbur pozicionin e tyre natyral, ekziston një dhimbje e fortë dhe pamundësi për të lëvizur kofshën ndërsa në rastin e frakturës së përbër dhimbja mund të jetë më e lehtë, saqë ndonjëherë dhe mund të ecet.

Sigurisht që diagnoza verifikohet me anë të radiografisë. Terapia është e llojit kirurgjikal, të paktën tek personat që janë në gjendje të përballojnë një operacion, për të reduktuar rreziqet e komplikacionit. Teknika varet nga lloji i frakturës dhe mosha e pacientit.

Tek të rinjtë fraktura e femurit ndodh shumë rrallë, vetëm kur vjen si pasojë e ndonjë traume të rëndë, si për shembull një aksident rrugor.

FRAKTURA NË KËMBË OSE MALLEOLUS

Kavilja ose një këmbë e thyer duhet të trajtohet sa më shpejtë të jetë e mundur dhe kërkon zakonisht 6-12 javë kohë për t’u shëruar. Zakonisht thyerja e kaviljes ndodh në nivelin e një ose të dy malleolusëve.

Në rast se dyshoni një gjë të tillë duhet patjetër ti drejtoheni Urgjencës, po ndërkohë:
Shmangni lëvizjet apo mbajtjen e peshave në këmbë, lehtësoni këmbën për shembull me anë të një jastëku, shmangni gjakderdhjen e mundshme duke ushtruar presion mbi plagë, garzë apo mjekim.

Vendosni akull. Mos hani dhe as mos pini pasi mund të duhet një ndërhyrje kirurgjikale me anestezi.

Kur bëhet fjalë për fraktura të vogla në përgjithësi vijohet me vendosjen e alçisë në kavilje, ndonjëherë pas disa ditësh në mënyrë që të bjerë pak enjtja. Në këto raste kujdes të mos peshoni mbi kavilje dhe rekomandohet përdorimi i patericave.

Për fraktura më të rënda ortopedi përpiqet të vendosë me dorë kockën e thyer të pacientit i cili i nënshtrohet një anestezie të butë. Kur kjo nuk është e mundur kërkohet ndërhyrje kirurgjikale ku mund të vendoset hekurat (piastrat), vida apo diçka tjetër në mbështetje të këmbës.

Allçia në përgjithësi lihet për gjashtë javë, por mund të ketë nevojë për më shumë nëse fraktura është e rëndë. Ndërkohë sigurisht që përdorimi i patericave është i nevojshëm.

FRAKTURA NË KYÇIN E DORËS DHE KRAHË

Thyerja e kyçit të dorës apo krahu kërkon 1-2 muaj për t’u shëruar. Në pritje të Urgjencës rekomandohet të shmangni lëvizjen e krahut, të vendosni akull në të.

Në rastet e frakturave të vogla vendoset allçi apo mbështetëse, shpesh pas disa ditësh pasi të bjerë ënjtja.

Në fraktura të rënda kocka rivendoset me dorë nga mjeku ose me ndërhyrje kirurgjikale. Dhe vijohet me allçinë e krahut apo kyçit.

Gjatë konvulsionit rekomandohet të mos ushtroni peshë në krahun e dëmtuar, por është shumë e rëndësishme ta përdorni nga pak përditë sa të keni mundësi. Duhet ta mbani të lehtësuar sa herë për të favorizuar qarkullimin e gjakut në vena. Përmes rekomandimit të mjekut mund të praktikoni një stretching të vogël.
Pas heqjes së alçisë është normale të keni një gjymtyrë të dobët, dhe për këtë ndonjëherë kërkohet dhe fizioterapi për një shërim funksional.

KUR DUHET TE KONSULTOHENI ME MJEKUN

Duhet të lajmëroni mjekun kur:
Keni ndryshim të ngjyrës së lëkurës
Ndjesi të pazakonta, sidomos në gjymtyrë (sidomos në nivelin e gjymtyrëve, por jo vetëm)
Shenja infeksioni (skuqje, enjtje, dhimbje, nxehtësi)
Dhimbje e fortë ose e vazhdueshme
Probleme me allçinë (shumë e ngushtë, shumë e gjerë, e thyer)/ MeMjekun.com

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun
Tags: fraktura

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago