Mirëqenie

Çfarë është Apopleksia, goditja në tru/ Simptomat dhe faktorët e rrezikut

Apopleksia e njohur si goditja në tru është një patologji që karakterizohet nga hemorragji e papritur apo reduktim të fluksit të gjakut në tru. Kur gjaku nuk mbërrin në mënyrë korrekte në tru, sjell vdekjen e indeve të trurit.

Kjo përkthehet në deficit neurologjik që mund të shkaktojë paaftësi deri në vdekje të personit.

Në të vërtetë termi apopleksi i referohet rrjedhjes së gjakut ose ndërprerjes së fluksit të tij në çdo organ. Në këtë kuptim ekzistojnë disa apopleksi sipas organit të prekur. Sidoqoftë kur fjala përdoret vetëm, në përgjithësi i referohet një incidenti cerebrovaskular. Incidenca e apopleksisë është e lartë, sidomos tek të moshuarit. Për këtë arsye është e rëndësishme të njihen simptomat dhe faktorët e riskut që lidhen me të.

ÇFARË DO TË THOTË APOPLEKSIA?

Aktualisht, termat iktus (goditje), aksident cerebrovaskular dhe apopleksi përdoren si sinonime të njëra tjetrës po në fakt kanë disa ndryshime:

Iktusi apo infarkti cerebral ndodh kur ka ndërprerje të fluksit të gjakut në tru dhe shkak është pengimi i njërës prej enëve të gjakut që ushqen trurin (ishemia). Në përgjithësi lidhet me probleme të arteriosklerozës. Gjithashtu mund të shkaktohet dhe nga një hemorragji intracerebrale dhe në këtë rast quhet iktus hemorragjik.

Apopleksia është një term i lashtë. Përdorej për të treguar pezullimin e disa funksioneve të trurit. Ekziston një lloj i apopleksisë funksionale ku nuk verifikohen ndryshime strukturore të trurit, siç ndodh tek iktusi. Kanë simptoma të ngjashme, por pa anomali themelore.

FAKTORËT E RREZIKUT TË APOPLEKSISË

Ka një sërë faktorësh rreziku për apopleksinë. Nga një anë janë faktorët e riskut jo të modifikueshëm si mosha, gjinia dhe historia familjare. Duke nisur nga mosha 55 vjeç rreziku dyfishohet me çdo 10 vite jetë. Për më tepër ka një incidencë më të lartë tek burrat se tek gratë. Vërehet gjithashtu se nëse një anëtar i familjes ka vuajtur nga apopleksia, probabiliteti të ndodhë rritet.

Nga ana tjetër ka dhe një sërë faktorësh të tjerë të modifikueshëm:

Hipertensioni arterial. Çrregullimet vaskulare më të zakonshme dhe incidenca e tyre rritet me moshën. Vlerat normale të tensionit të gjakut janë 130/80 mmHg.

Duhani: Përdorimi i duhanit është i lidhur me efektet e dëmshme direkt në arterie.

Kolesteroli: Niveli i kolesterolit më i lartë se 200 mg/ dL është i lidhur me problemet e arteriosklerozës dhe rrezikut të obstruksionit arterial.

Stili i jetës sedentare dhe stresi është një faktor i rëndësishëm i rrezikut kardiovaskular.

SIMPTOMAT E APOPLEKSISË

Simptomat ndryshojnë në varësi të zonës së trurit që preket. Mund të jenë sensorial, motorik ose të dyja:
Dysarthia: Bëhet fjalë për një problem të gjuhës që manifestohet me vështirësi në të folur e të kuptuar

Hemiapresis dhe hemiplegji: Humbje e forcës apo paralizë e krahut krahut dhe këmbës në të njëjtën anë të trupit dhe një pjese të fytyrës.
Probleme të ekuilibrit dhe koordinimit: Në përgjithësi shoqërohet me marrje mendsh.

Vështirësi në të ecur

Dhimbje e fortë koke në mënyrë të papritur. Mund të shoqërohet me humbjen e shikimit.

Ka edhe situata ku ngjarja ndodh me intensitet të ulët dhe nuk zgjat, por kalon pa u vënë re. Mund të shfaqë simptoma të lehta të dobësisë muskulore dhe episode të vogla të amnezisë ose çorientimit.

E rëndësishme është ti drejtoheni menjëherë urgjencës për të verifikuar simptomat e mësipërme. Apopleksia është një patologji e varur nga koha dhe duhet trajtuar sa më parë të jetë e mundur.

SI PËRFUNDIM

Në rastin e apopleksisë është e rëndësishme të drejtoheni menjëherë në spital për të nisur sa më shpejt trajtimin, pasi një veprim që në orët e para e bën më të lehtë rekuperimin e funksioneve të trurit që preken./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Studimi: Sëmundja e mëlçisë së dhjamosur rrit rrezikun e atakut në zemër

Sëmundja e mëlçisë së dhjamosur është e rrezikshme për zemrën, si dhe për mëlçinë, thotë…

1 week ago

Ushqime që duhet t’i shmangni kur merrni antibiotikë

Antibiotikët janë thelbësorë në trajtimin e infeksioneve bakteriale, por për të ushtruar plotësisht efektin e…

2 weeks ago

5 këshilla të dobishme për vendosjen e kufijve me gjyshërit

Me gjithë emocionet që sjell ardhja e një foshnje të re, vendosja e pritshmërive dhe…

2 weeks ago

Kujdes! Instruktorë fitnesi me inteligjencë artificiale shesin përfitime joreale

Nëse përdorni mediat sociale, ndoshta i keni parë video të rafinuara fitnesi që premtojnë transformime…

4 weeks ago

Çfarë është hantavirusi dhe si përhapet?

Hantavirusi, një sëmundje e rrallë që zakonisht shkaktohet nga ekspozimi ndaj urinës ose jashtëqitjes së…

4 weeks ago

Kërko! Merr ndihmën dhe mbështetjen që të nevojitet pas lindjes !

Thuhet se duhet një fshat i tërë për të rritur një fëmijë, por “fshati” duket…

4 weeks ago