Të njohim ilaçet/suplementet

Të njohim ilaçet/ Escitalopram, përdorimi dhe efektet anësore

Escitalopram është një ilaç që i përket familjes së antidepresivëve, pra bëhet fjalë për një mjekim që përdoret në trajtimin e depresionit.

Në kategorinë e antidepresivëve është klasifikuar në llojin e frenuesve të rimarrjes së serotoninës. Për këtë arsye ka një seri karakteristikash të ngjashme me ilaçe të tjera të këtij lloji farmakologjik, si paroksetina dhe fluoksetina.

Nga ana tjetër, escitalopram është enantiomeri S i citalopramës, një ilaç antidepresiv që ka hyrë së fundmi në treg. Enantiomerët janë një sërë përbërësisht në të cilat molekula e njërës është imazhi në pasqyrë i molekulës së tjetrës, kështu që ato nuk mund të mbivendosen.

SI NDËRVEPRON ESCITALOPRAM?

Ky ilaç është shumë selektiv në frenimin e kthimit të serotoninës. Ka efekte minimale në kthimin e noradrenalinës dhe dopomaniës, du neurotransmetues të tjerë.

Serotonina, si neurotransmetueësit e tjerë, sekretohet nga neuronet për tu lidhur me receptorët e membranës nervore ngjitur. Kur lidhet me një membranë të caktuar, serotonina jep një efekt në organizëm që transmetohet zinxhirë përmes sinjaleve kimike.

Më pas, lirohet nga receptori dhe disa molekula rikthehen në neuronin që e sekretoi më parë, përmes mekanizmit të kthimit. Pikërisht gjatë kësaj faze vepron escitalopram, duke e frenuar.

Në momentin që ndalohet mekanizmi, serotonina nuk kthehet dhe rrit përqëndrimin në hapësirën mes një neuroni dhe një tjetri, e njohur si hapësira presinaptike. Duke qenë se ka më shumë serotoninë ajo mund të lidhet sërish me receptorët e membranës nervore duke rritur efektin e saj në trup.

Për më tepër, ka një prirje të ulët me llojet e tjera të receptorëve të amineve biologjike, dhe kjo shpjegon arsyen pse escitalopram prodhon më pak efekte anësore krahasuar me ilaçet e tjera frenuese të kthimit të serotoninës.

REAGIMET DHE KUR NUK DUHET PËRDORUR

Përdorimi i escitalopram nuk rekomandohet tek personat që kanë mbindjeshmëri ndaj ilaçit apo çdo përbërësi të tij. Nuk mund të merret bashkë me trajtimin me bazë frenuesit MAO (frenuesit e oksidazës monoamine) apo me pimozide, pasi ndërveprimi i tyre mund të japë efekte toksike. Prandaj, efektet anësore më të zakonshme gjatë trajtimit me këtë ilaç janë: dhimbje koke, të vjella, diarre dhe pagjumësi.

Nga ana tjetër mund të shkaktojë mosfunksionime seksuale si pasojë e trajtimit me escitalopram dhe ilaçe të tjera frenuese të kthimit të serotoninës. Mes simptomave që lidhe me këtë munsfunksionim janë rënie e dëshirës seksuale, anestezi gjenitale, shqetësime me eksitimin etj.

SI PËRFUNDIM

Escitalopram si çdo ilaç tjetër është i sigurtë për trajtimin e depresionit, por pavarësisht kësaj sigurie nuk duhet harruar që mund të shkaktojë një sërë reaksionesh. Për këtë duhet të konsultoheni gjithmonë me mjekun ose farmacistin për cdo dyshim mbi këtë ilaç dhe mos e merrni asnjëherë pa rekomandimin e një specialisti. /MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Regjimi ushqimor MIND për një tru të shëndetshëm

Regjimi ushqimor MIND (Mediterranean-DASH Intervention for Neurodegenerative Delay ) është një model i të ngrënit…

3 weeks ago

Studimi i fundit, përfitime apo rreziqe nga “intermittent fasting”?

Në anglisht njihet me termn "Intermittent fasting", pra agjërim me ndërprerje dhe është një ndër…

1 month ago

TË NJOHIM ILAÇET/ Adalimumab për artritin, çfarë duhet të dimë?

Adalimumab është përbërës aktiv në klasën e imunosupresantëve dhe frenuesve të faktorit alfa të nekrozës…

2 months ago

PSIKOLOGJI/ Vetërregullimi i emocioneve, të heshtësh kur ke shumë për të thënë

Teoria e Vetëvendosjes njihet ndërkombëtarisht si SDT, pra procesi i rregullimit integrues të emocioneve. SDT…

2 months ago

Çfarë është Hepatiti B? Këshilla për parandalimin dhe trajtimin

Hepatiti B është një infeksion serioz i mëlçisë i shkaktuar nga virusi i hepatitit B…

2 months ago

Depresioni tek adoleshentët, si ta njohim dhe të ndihmojmë?

Depresioni tek adoleshentët (mosha 13-17 vjeç) është një çrregullim serioz shëndetësor. Është më shumë sesa…

2 months ago