Ortopedi dhe Fizioterapi

Hernie diskale/ Simptomat, ushtrimet, trajtimi dhe parandalimi

Kolona vertebrale, që në mënyrën jo të duhur quhet shtylla kurrizore është një kompleks i 26 kockave të quajtura vertebra (rruaza) që ka tre funksione kryesore, mbështetjen, mbrojtjen (ruan palcën kurrizore brenda saj) dhe motorike (jep mundësinë e lëvizjes së kokës dhe qafës dhe përkulje/rrotullim të trupit)

Rruazat ndahen nga njëra-tjetra përmes disqeve të butë të mbushur me një substancë xhelatinoze; në këto disqe mbështeten rruazat duke qëndruar kështu në pozicion. Me kalimin e viteve disqet mund të konsumohen ose prishjen dhe kjo shkakton humbje të kapaciteteve të tyre amortizuese dhe shfaqjen e dhimbjes së shpinës. Hernia diskale, është emri që vjen pikërisht nga ky proces, pra një dëmtim i diskut intervertebral:
Hernia, nga një këndvështrim i përgjithshëm konsiston në një dalje nga zgavra e saj ku ndodhet normalisht dhe fjala disk (ndonjëherë e përdorur dhe në formë mbiemri diskali) specifikon tipin

Me fjalë të tjera, disku spostohet dhe shkakton acarimin e nervave afër tij, me pasojë dhimbje të shpinës dhe nervit shiatik.

SHKAQET

Shtylla kurrizore është e përbërë nga 26 rruaza, mes një rruaze dhe tjetrës ekzistojnë formacione rrethore të indit lidhës (kërcit) të quajtur disqe, të karakterizuara nga një substancë xhelatinoze të brendshme (bërthama) dhe një mbështjellje e jashtme më të fortë (unaza). Funksioni i tyre ndihmon në mbajtjen e fleksibilitetit të nevojshëm dhe garanton një gamë të gjerë lëvizjesh së kurrizit.
Palca kurrizore është një tufë fibrash nervore që kalon përmes shtyllës kurrizore. Këto fibra nervash lidhin të gjitha pjesët e trupit me trurin dhe transmetojnë sinjalet nervore në të dy kahet (nga truri në periferi dhe e kundërta)

Hernia diskale ndodh kur prishet indi lidhës, duke lënë bërthamën të dalë. Disku i dëmtuar mund të ushtrojë presion në të gjithë palcën kurrizore apo vetëm në një fibër nervore, në pikën ku nervi largohet nga palca kurrizore. Kjo do të thotë që hernie diskale mund të shkaktojë dhimbje në zonën e prekur, pra dhimbje shpine, apo në zonën e trupit që kontrollohet nga ky nerv që preket.
Nuk është gjithmonë e qartë se çfarë e provokon një dëmtim të tillë të diskut por mosha është faktori më i zakonshëm. Kur plaket disku humb përbërjen e tij të ujit duke u bërë më pak fleksibël.

SIMPTOMAT

Shumica e pacientëve me hernie diskale vuajnë nga një dhimbje në një anë të trupit, që nis ngadalë dhe përkeqësohet me kalimin e kohës. Dhimbja ka tendencën të agravohet në situata ku ushtrohet presion mbi nerv, për shembull, duke u kollitur, tështirë apo ulur.

Simptomat variojnë dhe nga vendi ku është dëmtuar disku
Hernie diskale e cervikale (qafë):
Dhimbje qafe gjatë lëvizjes
Mpirje apo ndjesi shpimi gjilpërash në qafë, shpatull, krah apo dorë,
Dobësi muskulore, që mund të kufizojë gamën e lëvizjeve të mundshme

Hernie diskale lumbare (poshtë shpinës):
Dhimbje shpine gjatë lëvizjes
Mpirje apo ndjesi shpimi në kurriz, të ndenjura, organe gjenitale dhe këmbë.

Sa kohë duhet të shërohet?
Koha e shërimit është mesatarisht 4-6 javë, por para vlerësimit të trajtimit kirurgjikal pritet deri në 6 mauj.

Dhimbje të nervit shiatik
Nervi shiatik është nervi më i gjatë i trupit dhe përbëhet nga nerva të ndryshëm më të vegjël, nis nga pjesa e pasme e legenit, përmes të ndenjurave, për të arritur në këmbë.

Në rastin e hernies diskale që ushtron presion mbi nervin shiatik mund të shfaqen simptomat klasike të shiatiku, me dhimbje dhe ndjesi shpimi në këmbë dhe/ ose në të ndenjurat.

Nerva të tjerë
Nëse disku ushtron presion në çdo nerv tjetër përgjatë palcës kurrizore, simptomat mund të përfshijnë dhe paralizë muskulore apo kontraktime muskujsh të papritura dhe të dhimbshme.

KUR DUHET TI DREJTOHENI MJEKUT

Në rast se keni dhimbje të dobët në shpinë rekomandohet të telefnoni mjekun për një vlersim, nëse dhimbja është e fortë por e menaxhueshme, në përgjithësi këshillohet të vlerësoni për disa ditë si do të shkojë, duke shmangur një pushim absolut, që në rastin e dhimbjes së shpinës është kundërprodhues.

Nëse dhimbja rritet kur uleni, apo kolliteni e tështini ndoshta mund të keni hernie diskale.

Duhet ti drejtoheni urgjencës nëse keni humbje të kontrollit të fshikëzës së urinës, dhimbja vijon të rritet në vend që të zovgëlohet, shfaqet mpirje ose dobësi në një apo të dy këmbët.

DIAGNOZA

Në shumë raste diagnoza mund të formulohet nga mjeku apo specialisti përmes vlerësimit të simptomave dhe historisë klinike (anamnezës). Gjatë vizitës mjeku do të shohë posturën, reflekset, forcën muskulore, aftësitë e të ecurit dhe ndjesitë e tjera në nivelin e gjymtyrëve.

Më pas vijohet me teste ambulatore si testi i fleksionit të shtrirjes së këmbës, ku pacienti shtrihet apo ulet dhe mjeku ngadalë lëviz këmbën për të parë nëse kjo manovër shkakton dhimbje. Ndërsa testi i presionit mbi nerv, pacienti lehtësisht përkul kokën para,pas dhe anash ndërsa mjeku aplikon një presion të lehtë. Nëse pacienti ka dhimbje apo shpim mundet që një disk të shtypë nervin.

Në pjesën më të madhe të rasteve nevojitet teste të tjera për të gjetur saktësisht vendndodhjen e hernies diskale dhe për të vlerësuar funksionimin nervor.

EMG (Elektromografia) dhe Elektroneurografia
Në rast dyshimesh mund të përdoret një studim i përcjelljes së nervave për të matur cilësinë e transmetimit të sinjaleve të sistemit nervor. Gjatë provës aplikohen disqe të vegjël metalik në lëkurë, pra elektroda në gjendje të lëshojnë një shok të vogël elektrik në gjendje që të stimulojë nervat dhe të japë vlerësimin për forcën dhe shpejtësinë e impulsit.

Rezonanca magnetike (MRI)
Rezonanca magnetike është një analizë që përdor fushën magnetikë dhe valë të radios për të prodhuar pamej të detajuara të brendësisë së trupit. Skanimet e mara në këtë mënyrë janë të dobishme për të treguar pozicionin dhe përmasat e hernies diskale dhe individualizimit të nervave të prekur.

Tomografia
Tomografia përdorur rrezet X për të ndërtuar pamjen e detajuar të organizmit. Merren pamje tërthore të kolonës vertebrale dhe strukturave që e rrethojnë.

Radiografia
Rrallë bëhet radiografia tradicionale, e cila tregon vetëm pjesën kockore të shtyllës kurrizore dhe jo atë të indeve (nervave apo palcës kurrizore)

KURA DHE TRAJTIMI

Si të lehtësojmë dhimbjen? Në pjesën më të madhe të rasteve simptomat e hernies diskale përmirësohen përmes ushtrimeve fizike, fizioterapisë dhe ilaçeve.

Fizioterapia
Si pjesë e programit të rehabilitimit mund ti drejtoheni fizioterapisë , profesionisti që përdor metoda fizike për lehtësimin e dhimbjeve. Ai e ndihmon pacientin duke e mbajtur aktiv, pa rrezikun e ushtrimeve të gabuara që mund të zgjasë kohën e shërimit dhe të shtojë dhimbjet. Për këtë shumë shpejt në memjekun.com do të kemi një intervistë me fizioterapistin Dr. Fatjon Hajdari.

Ilaçet
Ka një sërë ilaçesh për menaxhimin e dhimbjes së lidhur me hernien diskale, ndër të cilat:

Analgjezikët: ilaçet kundër dhimbjes si paracetamoli, në gjendje të lehtësojë simptomat.

Ilaçet antiinflamatore josteroide, si ibuprofeni, diclofgenac dhe naprokseni të cilët reduktojnë dhimbjen dhe inflamacionin. Por nuk rekomandohen tek personat me tension të lartë, astmë, pamjaftueshmëri kardiake apo dhe që kanë shqetësime me stomakun.

Kodeina: Kodeina është një qetësues më i fortë që shpesh përdoret në kombinim me paracetamolin. Zakonisht jepet kur ilaçet antinflamatore josteroide nuk kanë dhënë efektet e dëshiruara, por mund të shkaktojë efekte anësore si kapsllëkun dhe pagjumësinë.

Kortizoni: kortikosteroidët të quajtur dhe kortizonikë, janë ilaçe që reduktojnë në mënyrë efikase inflamacionin dhe dhimbjen. Ato mund të merren në formë kokrash nga goja, ose me injeksion në formën e infiltrimit në kurriz.
Relaksuesit e muskujve. Janë ilace që nxisin relaksimin muskulor dhe ndihmojnë në reduktimin e dhimbjes, mund të merren me antiinflamatorë nëse është e nevojshme.

Ndërhyrja kirurgjikale

Ndërhyrje kirurgjikale në përgjithësi ndodh në 1 nga 10 raste me hernie diskale. Ajo bëhet në forma të ndryshme si disektomia e hapur, disektomia me lazer, zëvendësimi i diskut të rruazës,etj./ MeMjekun.com

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago