Laborator dhe Radiologji

Skaneri i kockave, miokardit, tiroides etj., çfarë duhet të dini

Skaneri është një analizë e mjekësisë nukleare që konsiston në administrimin e një substance radioaktive (të quajtur gjurmues) përqëndrimi i të cilës brenda organizmit matet falë një detektori (të quajtur kamera gama).

Sot skaneri përdoret mbi të gjitha për funksionimin e zemrës, mushkërive, veshkave, tiroides, gjendrës së veshkave, kockave, mëlçisë dhe trurit.

Pra ajo është një procedurë moderne që të jep mundësi të studiosh organet e trupit për të nxjerrë informacione mbi vendin,formën e përmasat e organit që është objekt studimi, lokalizimin e anomalive të indeve, si në rastin e endometriozës apo tiroides ektopike, funksionimin e organit në bazë të aftëisë së tij për të kapur dhe metabolizuar gjurmuesin si mushkëria,tiroidja apo veshka.

Gjithashtu ndihmon në lokalizimin e zonës së indeve jojetësore patologjike që kap gjumruesin në mënyrë inferiore krahasuar me normalen si në embolinë e mushkërive, infarktin kardiak apo iktusin në tru, por dhe lokalizimi i patologjive tumorale që kap gjurmuesin në tepricë, qoftë tumor beninj apo malinj.

Në bazë të organit apo pjesës së trupit që duhet analizuar përdoren gjurmues të ndryshëm specifikë radioaktivë.

Skaneri është një analizë pa dhimbje dhe që jep shumë pak bezdisje. Në dallim nga media kontrasti (siç është sulfati i bariumit) që përdoret në radiologjinë tradicionale, gjurmuesit radioaktivë të përdorur për skanerin nuk janë alergjik dhe reaksionet janë shumë të rralla. Për më tepër sasia e radioaktivitetit të gjurmuesve është shumë e ulët dhe rrezatimi i përthithur nga pacienti është minimal krahasuar me analiza të tjera radiologjike. Në raste shumë të veçanta skaneri mund të bëhet dhe tek fëmijët.

PËRGATITJA

Pacienti përgatitet për skanerin duke shmangur ushqimet dhe pijet të paktën 4 orë para analizës (lejohet të shuajë etjen me pak ujë)

Mjeku që do të bëjë skanerin i kërkon pacientit anamnezën farmakologjike dhe në disa raste do të ndalojë disa ilaçe.

Si në analizën e Tomografisë apo rezonancës magnetike kërkohet heqja e bizhuteive, orave apo objekteve të tjera metalike.

PROCEDURA

Skaneri bëhet në spital në repartin e mjekësisë bërthamore apo në studio të autorizuara. Procedura n is me gjumruesin radioaktiv që merret nga pacienti në rrugë intravenoze, dhe vetëm në raste të veçanta në varësi të organit që do studiohet gjrumuesi mund të merret nga goja ose me aerosol. Pasi gjurmuesi të ketë hyrë në qarkullim dhe të shpërndahet në organizëm dhe sipas tipologjisë së tij do të merret brenda disa orësh nga organi objekt studimi.

Pas një periudhe kohe të pacaktuar, i ndryshëm për çdo organ apo sëmundje që do studiohet, pacienti vendoset në një shtrat të posaçëm dhe poshtë aparaturës së quajtur kamera gama, dhe në pak minuta mat rrezatimin nga gjurmuesi. Kjo fazë është shumë e ngjashme me atë që bëhet gjatë një tomografie.

Në përfundim të skanerit është e këshillueshme të pihet shumë ujë (të paktën 1 litër) për të favorizuar eliminimin nga organizmi të gjurmuesit radioaktiv që është ende ne qarkullim bashkë me urinën.

Si të gjitha analizat e tjera radiologjike, rezultati i skanerit zakonisht është gati pas procedurës dhe stampohet në një film fotografik ose memorizohet në një aparat dixhital. Në këtë pikë mjeku specialist i mjekësisë bërthamore interpreton përgjigjen e analizës dhe bën një referencë me shkrim ku përshkruan gjetjen e situatave të mundshme patologjike.

KOHËZGJATJA

Në pjesën më të madhe të rasteve skaneri zgjat 15 minuta, dhe në disa raste mund të zgjasë në disa orë, si në rastin e skanerit të kockave, të gjithë trupit apo skaneri i miokardit.
Për më tepër në skanerin e receptorëve mund të jetë i nevojshëm një kontroll në 24-48 orët e ardhshme.

KUR NUK DUHET BËRË

Duke u bazuar në përdorimin e substancave radioaktive për skanerin, nuk udhëzohet në rastet e shtatzënisë apo ushqyerjes me gji. Për më tepër, për normat e mbrojtjes nga rrezatimi, pacienti duhet të shmangë frekuentimin gjatë gjithë ditës së bërjes së skanerit të vendeve të populluara si kinema, kafene apo restorante, dhe nuk duhet të qëndrojë afër fëmijëve apo grave në moshë fertiliteti, apo edhe shtatzëna. /MeMjekun.com

 

 

PËR NJOHURI: LLOJET E SKANERIT(FOTO)
Skaneri i kockave

Skaneri i miokardit

Skaneri i mushkërive

Skaneri i veshkave

Skaneri i tiroides

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

11 months ago