Regjim ushqimor

Diarre dhe nauzea? Regjimi ushqimor që duhet të mbani

Diarrea është një simptomë e aparatit tretës dhe karakterizohet nga prodhimi i shpeshtë i feçes së lëngshme që mund të jetë në formë akute, pra nis papritur dhe shërohet për disa ditë, ose kronike që zgjat më gjatë.

Ndër shkaqet më të zakonshme të saj janë transmetimi i viruseve dhe baktereve, apo dhe vetë intoksikimi ushqimor.

Nauzea, që në të përditshmen tonë e përdorim shpesh “më vjen vilani”, mund të shoqërohet nga ndjesia për të vjellë apo e vjella e ushqimeve jo plotësisht e tretu. Edhe nauzea dhe të vjellat janë simptoma të një procesi shpesh të lidhur me sëmundje të aparatit tretës.

Sidomos në rastin e diarresë është e rëndësishme të riintegroni në trup substancat që largohen, por jo gjithmonë është e qartë se çfarë duhet të hani. Regjimi ushqimor BRAT lindi në të shkuarën pikërisht për ti thënë përgjigje konkrete kësaj pyetje, edhe pse sot është zëvendësuar nga plane ushqimore më të kompletuara nga pikëpamja e vlerave ushqyese.

REGJIMI USHQIMOR “BRAT”

BRAT është një akronimë për bananen, orizin, mollën dhe bukën e thekur por këto në gjuhën angleze (Banana, Rise, Apple, Toast)

Në rastin e shqetësimeve gastrointestinale jo shumë të rënda për të rikthyer në normalitet stomakun dhe zorrët mund të përdorni një regjim ushqimor për të nisur procesin e shërimit.

Sipas parimeve të regjimit ushqimor BRAT në gjashtë orët e para pasi keni vjellë duhet ta lini stomakun të pushojë. Pas rreth një ore apo dy mund të hani një karamele, ose një copë akulli apo disa gllënjka ujë nëse nauzea vijon .
Gjatë ditës së parë rifuten gradualisht lëngjet transparente (pra, pa fibra) nëse të vjellat janë ndalur. Është e këshillueshme të nisni me disa gllënjka ujë çdo dhjetë minuta që mund të jetë ujë, ujë pak i gazuar, çaj apo supë pa yndyrë.

Nëse rishfaqen simptomat e nauzeas ose të vjellës atëherë duhet të nisni sërish procesin duke mos ngrënë për rreth një orë.
Nga dita e dytë mund të hani ushqime insipide si banania (e nevojshme për sheqernat dhe kripërat ), orizin, mollën dhe bukën e thekur.

Nga dita e tretë normalizohet dieta duke ngrënë për shembull vezë, fruta e perime, mish të bardhë.

Ushqimet që nuk duhen ngrënë rreptësisht janë
Qumështi dhe derivatet e tij (për tri ditët e para)
Ushqimet e skuqura, me yndyrë
Mish i kuq
Perimet krudo
Frutat dhe perimet acide, si portokalli, rrushi, domatja
Llojet e tjera të frutave si qershitë, fiqtë, boronicat, luleshtrydhet
Pijet shumë të ftohta ose shumë të ngrohta
Alkooliket
Kafja dhe pijet me bazë kafeine

Mos harroni! Pini sa më shumë ujë, më mirë akoma nëse merrni me të dhe kripëra minerale shtesë

Kontaktoni mjekun nëse:
simptomat vijojnë dhe pas 24 orësh
keni diarre kronike
shfaqen shqetësime të tjera si temperaturë, dobësim, marramendje, gjakosje rektale dhe dhimbje të forta të barkut.

REGJIMI USHQIMOR “CRAM”

Kritikat ndaj regjimit ushqimor BRAT dhe që ka çuar në braktisjen e saj progresive në praktikën klinike, bëhet për kufizimin e tepërt në zgjedhjen e ushqimeve të lejuara, që përkthet në një regjim ushqimor te çekuilibruar dhe jo të plotë.

Orizi dhe banania ndihmojnë në reduktimin e episodeve të diarreë, por përqendrimi i dietës në këto ushqime është kundërprodhues për rrezikun e mungesës së energjisë, yndyrnave, proteinave, fibrave, vitaminës A, B12 dhe kalciumit.

Së fundmi, në revistat shkencore propozohet regjimi ushqimor CRAM, e propozuar që të plotësojë BRAT dhe ta bëjë atë të pajtueshëm me njohuritë aktuale për problemin e diarresë, dhe kjo qasje përfshin drithërat, orizin, salcën apo lëngun e mollës dhe qumështin. (CRAM- Cereals, Rise,Apple, Milk)

Qumështi zgjidhet sidomos tek fëmijët, për të përmbushur nevojat e tyre me proteina dhe yndyrna. Në thelb është shumë i rëndësishëm një plan korrekt rehidratimit, pra pirja e sa më shumë lëngjeve, mundësisht me kripëra minerale, për të zëvendësuar humbjet e shkaktuara nga diarrea dhe të vjellat. Në rastin e fëmijëve janë bustinat specifike në farmaci.

DIETA DHE DIARREA, RISITË E FUNDIT SHKENCORE

Mjekët thonë se nuk është e nevojshme largimi nga ushqyerja e përditshme, edhe pse duhen shmangur disa ushqime, sidomos tek fëmijët ushqimet dhe pijet e ëmbla që përkeqësojnë diarrenë.

Shoqatat e Pediatrisë në botë thonë se regjimet ushqimore strikte nuk kanë treguar të jenë të nevojshme dhe duhen shmangur, duke vijuar të ndiqni udhëzimet e zakonshme për një ushqyerje korrekte.

Siç e theksuam më lartë, e rëndësishme është të ketë një rihidratim korrekt, sidomos tek fëmijët. Këshillohet ti riktheheni normalitetit përmes një ushqyerje normale me vakte të vogla dhe të shpeshta./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago