Pacientët që vuajnë nga tumori shpesh duhet të ndjekin një regjim ushqimor të ndryshëm nga ato që konsiderohen normalisht të shëndetshme e që përfshijnë fruta e perime, drithëra, sasi të vogla qumështi dhe derivatet e tij, dhe sasi shumë të ulët të yndyrnave, sheqernave.
Ndërsa të prekurit nga tumori duhet të bëjnë disa ndryshime për të ruajtur forcën dhe energjinë, për të menaxhuar efektet anësore të terapisë. Shpesh, në kushte të mira shëndetësore nuk është problem të hani mjaftueshëm, por në rastin e një tumori dhe një terapie mund të jetë vërtetë e vështirë.
Kur hartohet një regjim ushqimor për një pacient të onkologjisëm si pika kryesore duhet të jenë:
Përballimi i sëmundjes me një fizik të fortë,
Përballimi i efekteve anësore të terapive
Për sa të jetë e mundur të ndalojë rritjen apo rishfaqen e tumorit.
Nëse vuan nga tumori është e nevojshme:
Të merrni një sasi shumë më të lartë proteinash dhe kalorish;
Në disa raste përfshihen në dietë më shumë qumësht, djath dhe vezë;
Nëse pacienti ka problem me përtypjen dhe gëlltitjen këshillohen salsat dhe puretë;
Ndonjëherë kërkohen dhe ushqime me përmbajtje të ulët fibrash;
Pacienti i prekur nga tumori humb peshë shumë shpejt sepse:
Rrit konsumin e yndyrnave dhe proteinave nga qelizat tumorale;
Disa ndërhyrje kirurgjikale në zorrë mund të shkaktojnë keqpërthithjen e substancave ushqyese;
Radioterapia dhe kemioterapia mund të shkaktojnë ndryshim të oreksit, shijes dhe vështirësi në përtypje.
Për të gjitha këto arsye është e nevojshme një regjim ushqimor individual, duke vlerësuar edhe zakonet ushqimore, si numrin e vakteve, oraret, shpërndarjen e kalorive…) për tiu përshtatur nevojave të vazhdueshme të pacientit.
Terapitë antitumorale mund të shkaktojnë efekte anësore, pra dhe probleme me ushqimin, pasi përveçse vriten qelizat tumorale, mund të prekin dhe qelizat e shëndetshme, duke provokuar efekte të padëshiruara pak a shumë të rënda, në gjendje të shkaktojnë probleme me ushqyerjen.
Shumë pacientë vuajnë nga mungesa e oreksit dhe nauzea, edhe për arsyen se tumori dhe terapia janë situata stresuese,
Mes problemeve ushqyese që ndodhin më shpesh gjatë terapisë antitumorale kujtojmë:
Ndërhyrja kirurgjikale: ngadalëson tretjen. Mund të shkaktojë dhe probleme të tjera nëse ndërhyrja prek gojën, stomakun, zorrët apo fytin. Pas ndërhyrjes disa pacientë do të kenë probleme të rinisin të hanë normalisht, dhe në këtë rast përdoret ushqimi i asistuar, me sondë ose në rrugë parenterale.
Para se të nisë terapia:
Specialistët këshillojnë ta mendoni terapinë antitumorale si një periudhë dedikuar shërimit dhe përqëndrohuni tek vetja. Para nisjes së terapisë fokusohuni në një regjim ushqimor të shëndetshëm që do ju ndihmojë të ruani energjitë gjatë terapisë dhe zvogëlon rrezikun e infeksioneve.
Shkoni tek dentisti, për të kuruar probleme aktuale në gojë para se të nisni terapinë antitumorale.
Pyesni mjekun, infermieren apo dietologun cilët janë ilaçet që mund tju ndihmojnë të luftoni problemet ushqyese.
Flisni hapur për frikat dhe shqetësimet tuaja me mjekun, infermieren apo asistentin social, të cilët mund tju ndihmojnë si të përballoni këto ndjesi.
Jo të gjithë pacientët vuajnë nga probleme të ushqyerjes gjatë terapisë antitumorale. Në veçanti kjo varet nga:
-lloji i tumorit që vuan
-pozicioni i tij
-lloji dhe kohëzgjatja e terapisë
-dhe doza e ilaçeve
Gjatë terapisë antitumorale ekzistojnë ilaçe dhe qasje të tjera të nevojshme për të menaxhuar problemet e ushqyerjes. Mjeku, infermieri apo dietologu mund të japin informacion të madh mbi problemet me ushqyerjen.
Nëse nuk e dini se çfarë duhet të hani saktësisht gjatë terapisë, kërkojini këshillë mjekut.
Merrni sa më shumë proteina dhe kalori të mundeni, pasi në këtë mënyrë do keni forca dhe do të rindërtoni indet e dëmtuara nga terapia antitumorale.
Hani kur keni më shumë oreks. Pjesa më e madhe e pacientëve kanë oreks në mëngjes, prandaj bëjeni atë një vakt kryesor.
Hani çfarë të mundni, dhe nëse bëhet fjalë për një apo dy ushqime. Kufizohuni në to nëse nuk jeni në gjendje të hani diçka më tepër.
Mos u shqetësoni nëse në ditë të caktuara nuk do tju hahet, por duhet të lajmëroni mjekun nëse nuk arrini të hani për më shumë se dy ditë.
Pini sa më shumë lëngje sidomos në ditët kur nuk keni oreks. Kjo ju nidhmon të merrni lëngjet e nevojshme për organizmin tuaj.
MOS HARRONI! Para se të ndiqni një regjim ushqimor të veçantë apo të merrni ilaçe kërkoni këshillën e mjekut apo dietologut. Gjithmonë duhen ndjekur këshillat e tyre për të shmangur problemet.
Mos u trembni nëse i afërmi juaj ndryshon shijet nga një ditë në tjetrën, dhe ditë kur nuk do të dëshirojë të hajë një ushqim që i ka pëlqyer shumë, apo thotë se ushqimi ka ndryshuar shije dhe tani është i keq.
Mos u sforconi. Mundohuni të jeni sa më shumë të qetë. Nëse i afërmi nuk ka uri apo ka pak oreks, këshillojeni të marrë ushqimet në formë lëngjesh.
Flisni me të afërmin e prekur për mënyrat si ti menaxhojë problemet me ushqyerjen. Nëse flisni bashkë, do të ndiheni të zotët e situatës./ MeMjekun.com- përshtatur nga cancer.gov (NIH- National Cancer Institute)
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…