Hematologji

Hiperferritinemia/ Rritja e nivelit të ferritinës në gjak, problemi mjekësor më i keqmësuar

Nga Dr. Sotiraq Lako, hematolog– Hiperferritinemia, rritjen e nivelit te ferritines ne gjak. Eshte e shpeshte (jo sa deficiti i hekurit), por qe eshte po aq e keqmesuar dhe keqtrajtuar. Per te vleresuar e vleresojne, kane frike te gjithe.

Problemi fillon qe tek termi: ferritina eshte proteine brendaqelizore (kryesisht tek hepatocitet, qelizat e melcise), qe siguron depozitimin e hekurit ne nje forme jo toksike. Ne analizat e gjakut shkruhet ferritina, ne fakt duhet shkruar ferritinemia. Sic e bejne dhe me termin glicemia (ne matim glukozen ne gjak = glicemia, nuk matim glukozen e depozituar (glikogjenin, glikolipidet).

Ferritinemia eshte ferritina (sasi shume e vogel ne krahasim me ate qe eshte depo, perfaqeson afersisht 1/10 e depove te hekurit perkatesisht 600 mg hekur tek femrat dhe 1,200 mg tek meshkujt) qe qarkullon ne gjak dhe qe ne e matim ne laborator.

Ne nuk matim ferritinen ne melci, etj, por ferritinemine (ferritinen qarkulluese). Vlera minimale normale per femrat 20 ng/ml, tek meshkujt 40 ng/ml (dy here me shume) dhe vlera optimale per femrat rreth 60 ng/ml dhe tek meshkujt rreth 120 ng/ml.

Ferritinemia e ulur (< 20 ng/ml tek femrat dhe < 40 ng/ml tek meshkujt) = mungese absolute e hekurit.

Por ferritinemia (jo ferritina) e rritur nuk eshte vetem tregues i mbingarkeses absolute te hekurit, ajo eshte dhe tregues i inflamacionit. Pra jo cdo hyperferritinemia eshte baras me mbingarkese me hekur, pra me rrezikun e demtimit te organeve nga depozitimi i hekurit (melci, zemer, pankreas, lekure). Paciente te frikesuar nga rritja e ferritinemise dhe mjeke qe u thone shpejt te bejne heqje te gjakut !! (dhe kur ka depozitim te vertete te hekurit demtimet jane graduale). Ferritinemia 417 ng/ml, rekomandohet salaso !!

Ferritinemia konsiderohet e rritur kur eshte > 500 ng/ml. Deri ne 1,000 ng/ml, konsiderohet rritje e lehte e saj. Asnje ankese nuk presim nga pacienti.

Sapo vleresohet hiperferritinemia, duhet bere Saturimi i Transferrines = Raporti Sideremia /TIBC x 100.

Nese ky raport eshte 50 % ose me shume tek meshkujt dhe 45 % ose me shume tek femrat konsiderohet Hiperferrritinemia me Mbingarkese me Hekur (Iron Overload) dhe vetem ne kete rast dhe kur ferritinemia eshte > 1,000 ng/ml fillon dhe depozitimi ne organe dhe demtimi gradual i tyre. Vetem ne keto raste perdoren kelantet e hekurit, heqja e gjakut dhe qe behen ne qendra te caktuara, nga mjeke te kualifikuar.

Nese ky raport eshte 20-50 % tek meshkujt dhe 15-45 % tek femrat, konsiderohet me Hiperferritinemia pa mbingerkese me hekur. Sado te jete vlera e ferritinemise (jo e ferritines), nuk ka asnje mundesi te depozitohet ne organe. Eshte me origjine inflamatore, nuk eshte patologji hematologjike. Vleresohet dhjamosja e melcise jo alkolike, sigurisht alkoolike dhe vete perdorimi i alkoolit, rritja e kolesterolit, triglicerideve, obeziteti, semundjet reumatizmale, tumorale etj. Mjekohet shkaktari (dislipidemia, semundja reumatizmale, obeziteti, hiqet alkooli etj), por jo hiperferritinemia.

Nese ky raport eshte < 20 % tek meshkujt dhe < 15 % tek femrat = Mungese Absolute e Hekurit, pacienti duhet te marri mjekim me hekur, pavaresisht vleres se ferritinemise. Kujdes Inflamacioni rrit ferritinemine, por ul sideremine.

Dhe nje informacion te fundit, nje nga budallalliqet e zakonshme qe degjojme; kur merret hekur nga goja, nuk thithet me shume hekur sa duhet dhe nuk demtohet asnjehere melcia. Perjashtim bejne vetem dy semundje: Hemokromatoza Hereditare dhe Talasemia Major.

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago