Gastroeneterologji

Glomerulonefriti (inflamacioni i veshkave), shkaqet dhe simptomat

Glomerulonefriti është një patologji renale e karakterizuar nga një proces inflamator që përfshin glomerulën, një strukturë thelbësore që vepron si filtër dhe aktiviteti i së cilës për pasojë vihet në rrezik.

Inflamacioni mund të dëmtojë veshkat duke ndryshuar aftësinë e një filtrimi korrekt, një gjendje që çon në akumulim të rrezikshëm në organizëm të lëngjeve, elektroliteve (kripërave miunerale) dhe mbetjeve të trupit.

SHKAQET

Glomerulonefritet janë një patologji e shpeshtë që ka të bëjë më shumë me gjininë mashkullore. Mund të ketë shkaqet të ndryshme, si infeksione, sëmundje gjenetike të trashëgueshme apo sëmundje autoimune.

Gjatë fëmijërisë glomerulonefritet janë më të shpeshta në formën e “lezioneve të vogla”, dhe formën “post-infektive”.

Ndërsa tek të rriturit është më e shpeshtë forma e “depozitës mesangiale të IgA”, (që njihet më shumë me emrin sëmundja e Berger) dhe forma “membranoze”, ku kjo e fundit përfaqëson shkakun më të shpeshtë të sindromës nefrotike.

Klasifikimi
Glomerulonefritet mund të klasifikohen në mënyra të ndryshme.
Në bazë të nisjes dhe kohëzgjatjes së simptomave njihen këto forma:

Akute: fillim mjaft i shpejtë i simptomave, me një kohëzgjatje rreth 10 ditë. Shfaqet shpesh si komplikacion i një infeksioni të fytit, apo lëkurës nga streptokoku beta-hemolitik i grupit A. Në pjesën më të madhe të rasteve shërohet pa komplikacione.

Sub-akute: kjo formë zgjat për rreth tre muaj, me rrezikun e pamjaftueshmërisë renale në një përqindje modeste të rasteve.

Kronike: simptomat e shfaqura njëherë mbeten konstante për më shumë se 12 muaj. Ndonjëherë glomerulonefriti akut nuk zgjidhet dhe bëhet kronik, dhe në shumë prej këtyre rasteve pamjaftueshmëria renale kronike dhe sindroma uremike bëhet e pashmangshme.

Bazuar në shkaqet e një glomerulonefriti mund të dallojmë:
Forma primare apo idiopatike, domethënë nga sëmundja parësore që përfshin veshkën:
Sëmundja e Berger: është një glomerulonefrit më i shpeshtë tek të rriturit, i karakterizuar nga prania e depozitave mesangiale të IgA, apo antitrupa që janë normalisht në organizmin tonë që për një arsye ende shumë pak e qartë nisin të precipitojnë në nivelin e glomerulës renale duke aktivizuar procesin inflamator e për pasojë dëmtimin qelizor.

Glomerulonefriti i trashëguar: Prania e mutacioneve gjenetike që transmetohen në brezat e ardhshme është shkaku i rrallë i këtij grupi glomerulonefriti, ku mund të përmendim sidomos sindromën Alport, e karakterizuar nga glomerulonefriti, shurdhimi dhe shqetësime okulare.

Glomerulonefriti shumë progresiv: një formë e rëndë e karakterizuar nga përhapja ekstrakapilare e qelizave të ndryshme që çon në shfaqjen e gjysmëhënave tipike.

Glomerulonegriti membranor: Një formë që shfaqet me një kuadër klinik të sindromës nefrotike (proteinuria, nivele të ulëta të albuminës në gjak, edmë etj.)

Glomerulonegriti membranor-proliferative: Shfaqet më shumë tek gjinia femërore. Mekanizmi patogjenetik është i ngjashëm me format e tjera, me një kuadër klinik të dominuar nga sindroma nefrotike, ose nefritike.

Glomerulonefriti nga ilaçet: Më i shpeshtë tek të moshuarit që marrin shumë ilaçe gjatë ditës. Mund të përkeqësojë gjendjen klinike të pacientit, duke rënduar patologjitë e njëkohshme. Shpesh evoluon drejt një forme të pamjaftueshmërisë renale.

Glomerulonefriti diabetik: Siç ka emrin shfaqet tek të prekurit e diabetit prej shumë vites, me një kontroll të dobët të glicemisë. Dëmi kryesor është ngarkesa e kapilarëve të gjakut që dëmtohen dhe shkatërrohen

Glomerulonefriti post-infektiv: Një formë tipike në fëmijëri.

SIMPTOMAT

Simptomat kryesore të glomerulonefriteve janë:
Oliguria– Ulja e sasisë së prodhuar të urinës

Hematuria– emëtimi i gjakut me urinë, me qeliza të kuqe që arrijnë të kalojnë barrierën renale për shkak të dëmtimit të pranishëm në nivelin glomerular. Urina merr një ngjyrë të errët që shpesh i thonë “ngjyra coca-cola”, apo “ngjyra e larjes së mishit”.

Proteinuria– kalimi i proteinave në urinë në sasi të ndryshme, (urina bëhet me shkumë)
Cilindruria– prania e cilindrave hematikë në urinë.

Mbajtje të lëngjeve,me edemë (fryrje në fytyrë dhe kavilje)
Temperaturë– sidomos në formën post-invektive tek fëmijët
Tension i lartë arterial– rritja e tensionit sistolik dhe diastolik mbi vlerat normale 130/80
Anemia– e cila i atribuohet humbjes së rruazave të kuqe përmes urinës.

DIAGNOZA

Në rastin e glomerulonegriteve mjeku nefrolog duhet të ndjekë një rrugë diagnostikimi mjaft të ndërlikuar, duke pasur parasysh që shumë sëmundje të veshkave apo jo, shfaqen përmes simptomave që mbivendosen me këtë gjendje.

Hapi i parë është anamneza, me një seri pyetjesh që mjeku i bën pacientit si mënyra e shfaqjes së problemit, simptomat, përdorimi aktual i ilaçeve apo prania e sëmundjeve të tjera.

Ekzaminimi objektiv synon të identifikojë shenjat dhe simptomat e sëmundjes. Në rast se ka prani të edemës do të vlerësohet më me kujdes.

Analizat në laborat të urinës janë thelbësore për të diagnostikuar sëmundjen. Me këto analiza vlerësohet prania e proteinurinës, hematurinës, cilindrurirsë dhe gjetje të tjera tipike. Me analizën e gjakut vlerësohet funksionaliteti i veshkave përmes vlerave të kreatininës, uresë dhe eGFR.

Nga pikëpamja imazherike përdoret ekografia që vlerëson veshkat nga ana morfologjike, duke përjashtuar shumë sëmundje të tjera që kanë të njëjtat simptoma si glomerulonefritet.

Biopsia renale në fund është diagnoza përfundimtare e sigurtë e të gjitha formave të glomerulonefritit. Bëhet fjalë për një ekzaminimin invaziv por pa rreziqe (gjakderdhje dhe hemorragji, infeksione) nuk bëhet zakonisht (shumë rrallë tek fëmijët) por vetëm në rastet komplekse dhe që nuk i përgjigjen ciklit të parë të terapisë.

TRAJTIMI

Trajtimi terapeutik i glomerulonefriteve varet nga shkaku që i ka provokuar. Në pjesën më të madhe të rasteve është një proces inflamator me origjinë imune dhe për këtë arsye ilaçe efektive janë:

Kortikosteroidët: zbehin inflamacionin dhe reduktojnë hiper-aktivizimin e sistemit imunitar. Progresori i tyre është kortizoni.

Imunsupresantët: gjithashtu reduktojnë hiper-aktivizimin e sistemit imunitar. Janë më efikas por përdorimi i zgjatur i tyre shton rrezikun e infeksioneve sekondare të lidhura me imunodepresionin kalimtar. Më të përdorurit e kësaj kategorie janë ciklosporina A, ciklofosfamidi dhe metrotreksati.

Dializat: kryhet në rastet e dështimit renal akut ose kronik, kur terapia me ilaçe nuk arrin të jetë efikase.
Transplanti i veshkave: janë shumë të pakta rastet kur mund të përdoret transplanti, duke parë që shpesh disa forma të glomerulonefriteve përsëriten dhe ripërsëriten edhe në veshkën e transplantuar. /MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago