Artikull nga Dr. Kozeta Mustafaraj
Klinika gjinekologjike “Dr. Kozeta”
Nr tel: +355 68 231 3410
Kanceri i qafes se mitres e merr origjinen nga qelizet e qafese se mitres.
Simptomat
Ne fillesat e tij kanceri i qafes se mitres nuk jep shenja, por me kalimin e kohes do te shfaqen shenja te tilla sikur:
• Hemoragji vaginale pas marrdhenieve seksuale, hemoragji ndermenstruale apo post menopauzike
• Rrjedhje vaginale te ujshme me rrema gjaku me ere te rende
• Dhimbje te fundit te barkut gjate marrdhenieve seksuale
Shkaqet
Kanceri i qafes se mitres nis kur qelziat e shendetshme fitojne nje mutacion genetic qe i kthen ne anormale. Nga qeliza qe normalisht rriten dhe shumefishohen ne nje grade te caktuar dhe vdesin ne nje kohe te caktuar ne qeliza jonormale qe rriten dhe shumefishohen jashte kontrollit dhe per me teper qe nuk vdesin. Akumulimi i qelizave anormale formon masen tumorale dhe qelizat perhapen ne indet perreth dhe me pas kudo ne per trup (metastazat). Nuk eshte e qarte se cfare e shkakton kancerin, por dihet qe prania e HPvs, luan nje rol te rendesishem, se bashku me fakteret genetic dhe menyren e jeteses.
Tipet e cancerit te qafes:
• Carcinoma me qeliza Squamoze e marrin origjinen ne shtresen me qeliza te qe vesh qafen e mitres dhe perben shumicen e rasteve te kancerit cervical.
• Adenocarcinoma. E marrin orogjinen nga qeliza glandulare qe veshin kanalin e qafes se mitres nga brenda dhe perbejne pjesen me te paket.
Ndonjehere mund te perfshihen te dyja tipete qeplizore ne te njejten kohe.
Faktoret riskant
• Partner sexual te shumte, numri me i madh i parnereve ben qe te rriten shancet per tu infektuar me me HPVS, apo me infeksione te tjera seksualisht te transmetueshme.
• Marrdhenie seksuale ne moshe te re rrit riskun per tu infektuar nga HPVs.
• Semundje sexualisht te transmitueshme (STIs). Te tilla si clammidia, gonorea, sifiliz, HIV, rritin shancet per te patur ne njejten kohe dhe hpv s
• Sistemi imune i dobet: lehteson zhvillimin e kancerit ne persona te infektuart nga hpv s
• Duhani, alkoli, jeta jo e rregullt, pagjumesia dhe dietat kane nje rol negative ne zhvillimn e tij.
Trajtimi per kancerin invaziv ndikon ne fertilitin ne te ardhen e gruas.
Depisitimi
Sa me heret te kapet ndryshemet kanceroze aq me i sukseshem eshte mjekimi. Depsitimi i rregullt eshte i rekomanueshem per cdo grua te pakten 21 vjece. Kur kanceri kapete ne stadet e tij me te hershme trajtimi i tij eshte i sukseshme. Depistimi per kancerin e qafes se mitres perfshin:
• Pap test. Marrja e pap testit, ben te munder qe te kapen qeliza anormale ne cervix, ndryshime precanceroze, apo kanceroze.
• HPV DNA test. Per identifikimin e pranise se se virusit hpv, tipin dhe perqendrimin e pjesezave virale si shkaktar kryesor te zhvillimit te kancerit. kjo eshte e perdorshme per grate mbi 30 vjec dhe behet cdo 3 vjet deri ne moshe 65 vjec.
Diagnoza
• Egzaminini kolposkopik Gjate egzaminimit me ane te kolposkopik, aplikohet acidit acetic dhe solucion lugol, per identifikimin e e zonave jonormale, ndryshemet e vazave te gjakut, dhe shtrirjen e e ketyre ndryshimeve, si dhe behet marrja e materialeve per biopsi.
• Material per biopsy nen kqyrjen kolposkopike merret material per biopsy per te pare saktesisht ndryshimin qelizor, natyren, shtrirjen e ketij ndryshimi.
• Konizimi i qafes se mitres: merret nje pjese me e madhe e qafes se mitres nepermjert bisturise, lazer, apo anse elektrike.
Stadifikimi
• Stage I. Cancer eshte i kufizuar ne cervix
• Stage II. Ne kete stad perfshin qafen e mitres dhe uterusin, por nuk eshte perhapur akoma ne muret pelvic dhe as ne vagine
• Stage III. Kancer ka kaluar me tej se uterusi, qafa e mitres, muret pelvic dhe portionin e poshtetm te vagines.
• Stage IV. Kanceri ka precur organet e tjera sikur fshikezen e urines, zorren e trashe, apo ne melci, mushkri dhe kocka
Trajtimi
Trajtimi varet nga shume faktore sikur stadi i kancerit, tipi i tij dhe problemet shoqeruese shendetesore:
• Kirurgji. Heqja e mitres per stadet e hershme, dhe heqja dhe e vezoreve si dhe limfonodujeve per stadet e perparuara
• Rrezatimi. I marre me sonde te brendshme (brachiterapi ) eshte efektiv ne format e hershme te kancerit: per format e perparuara behet i kombinuar me kimioterapi. Para ose pas nderhyrjes kirurgjikale.
• kemoterapi. Mund te merret si nje medikamnt apo disa te kombinuar, jepet vetem apo e shoqeruar me rrezatim ne varesi te stadit dhe llojit te tumorit.
Parandalimi
• perdorimi i prezervativit ne cdo marrdhenie seksuale
• fillimi i aktivitetit seksual ne moshe madhore
• Te kufizohen numri i partnereve
• Te shmanget duhan pirja
• Vaksinimi kundrejt HPV, per vajzat 9 -12 vjec, apo ne 13 deri 26 nese nuk jane vaksinuar akoma. Vaksina eshte me efektive nese merret tek vajzat qe nuk e kane nisur akoma aktivitetin seksual.
Berja routine Pap test
rekomandohet berja e pap testet rutin tek cdo femer nga mosha 21 vjec, ose te pakten 2 vjet pas nisjes te marrdhenieve seksuale. Riberja cdo 2 vjet deri ne moshen 29 vjec, dhe deri ne 65 vjec te behet cdo 3 vjet. Nese ka risk te larte per cancer atehere behet me shpesh dhe e kombinuar me DNA HPV.
Artikull nga Dr. Kozeta Mustafaraj
Klinika gjinekologjike “Dr. Kozeta”
Nr tel: +355 68 231 3410
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…