Psikologji

Çfarë është tripofobia, frika nga motivet e përsëritura

Tripofobia (etimologjia: nga greqishtja trýpa që do të thotë vrimë dhe phobos, që do të thotë frikë) është një shqetësim kronik dhe i përhershëm që shfaqët me neveri, repulsion intensiv, frikë të pakontrollueshme ndaj grupeve të vogla, objekteve të përsëritura dhe motiveve me pika, vrima të ngushta të elementëve të tjerë, ku ekziston një alternim midis vrimave dhe protuberancave.

Sa më e madhe të jetë përsëritja e formave, aq më i madh është repulsioni. Pamjet që shkaktojnë neverinë janë të ndryshme, si për shembull kosheret, fetat e djathit gruyere, fetat e bukës më vrima ose fara, veshjet me motive pikash, polka, leopard, mure në rinovim me vrimat brenda tullave, trotuaret me tulla me motive, fruta me fara në sipërfaqe si luleshtrydhja, shega, kivi etj., sfungjeri etj.

Edhe pse është një çrregullim me pasoja klinike, në punë, në shkollë, në jetën soçiale, tripofobia nuk është njohur ende si sëmundje nga Manuali Statistior dhe Diagnostikues i Çrregullimeve Mendore nga Shoqata Amerikane e Psikiatrëve, dhe pse përdoret zakonisht në praktikën klinike.

Disa karakterstrika të tripofobisë mund të ngatërohet me fobi të tjera specifike, se frika nga aget, merimangat etj., por nuk ka ende studime për të konfirmuar këtë hipotezë.

Frika është një emocion normal si përgjigje ndaj situatave kërcënuese dhe rreziku të menjëhershëm, shoqëruar me një seri modifikimesh neurologjike, hormonale dhe biokimike që janë në atë që quhet “sulm dhe arratisje”, rritje e tensionit, rrahjeve të zemrës. Ndërsa fobia është një frikë e tepërt, jopropocionale dhe konstante ndaj një stimuli të padëmshëm dhe që nuk sjell asnjë dëm fizik.

Për herë të parë është folur për “shqetësime vizive” në vitet ’80 për ta përcaktuar nga shkencëtarët një grup shqetësimesh të bashkuara nga frika ndaj imazheve të caktuara me motive të përsëritura që përfshijnë,vrima, protuberanca madhe edhe figura me vija

Por më vonë rezultoi se pamjet në fjalë tregojnë një spektër elektromagnetik specifik, një energji me kontrast të lartë, por frekuencë të mesme ose të ulët. Kjo karakteristikë provokon shpesh bezdisje edhe tek njerëzit në përgjithësi, por ata që vuajnë nga trpofobia janë veçanërisht të ndjeshëm.

SHKAQET

Shkaqet e tripofobisë janë dne të panjohura por me kalimin e viteve, nga komuniteti shkencor janë formuluar hipoteza të ndryshme të shkakut por asnjë në komunitetin shkencor nuk ka krijuar siguri absolute

Teoria e evolucionit: Tripofobia mund të jetë produkt i evolucionit e për pasojë një mekanizëm i mbijetesës. Repulsioni apo neveria ndaj skemave të përsëritura apo vrimave të ndryshueshme mund të jetë një mekanizëm instiktiv mbrojtës.

Sëmudjet infektive dhe ngjitëse të lëkurës: së fundmi është studiuar lidhja mes tripofobisë dhe sëmundjeve parazitare dhe infektive të lëkurës, sëmundje që më parë kanë qenë një kërcënim për jetën.

Karakteristikat e pmajeve: Qendron fakti se personat me tripofobi përjetojnë neveri në përgjithësi ndaj të gjitha pamjeve me motive të përsëritura. Karakteristikë e përbashkët e të gjitha këtyre pamjeve me motive të përsëritura është energjia me kontrast të lartë në frekuenca të mesme apo të ulëta; është pikërisht ky spektër elektromagnetik që nxit një reaksion neverie se sa shoqërim me vetë rrezikun. Kjo do të shpjegonte arsyen pse disa persona që nuk vuajnë nga tripofobia janë të ndjeshëm ndaj pamjeve që kanë këto karakteristika.

Karakteristikat psikologjike personale: Janë studiuar tiparet psikologjike që mund të ndikojnë në prirjet ndaj tripofobisë, dhe pse faktorë të tjerë psikologjik ende nuk janë të njohura. Ato evidente janë ndjeshmëria ndaj neverisë, ndjeshmëria ndaj bezdisjes vizuale, empatia dhe stresi personal.

Histori familjare: 20% e personave me tripofobi kanë prindër me të njëjtin shqetëim. Megjithatë nuk duket se ka histori traumatike me motive të tilla të përsëritura në të shkuarën nga ata që vuajnë.

SIMPTOMAT

Simptomat e tripofobisë janë neveri deri në nauzea, frikë intensive dhe joproporcionale ndaj formave të parregullta të vrimave apo protuberancave.

Neveria është më e shpeshtë se vrika e vërtetë, por të dyja simptomat e mësipërme gjenden në kombinime të ndryshme si:

Neveri e madhe
Vetëm neveri
Frikë e madhe
Vetëm frikë
Ose të dyja

Gjithashtu ndërlidhen dhe simptoma fizike dhe aktivizim shumë intensiv neurologjik, hormonal dhe biokimik, që ndodhin në situata të forta repulsioni dhe vrike, si rritje e tensionit, frekuencësn kardiake, irritimit, djersitjes, mornicave, ndjesisë së kruarjes, shpimit, nauzea, ndjesi mbytjete, nxehtësi dhe gojë e thatë. Personi i prekur mund të ketë shqetësime për shumë orë gjatë javës, madje dhe kur nuk ka para pamjet tripofobike, dhe kjo mund të sjell një bezdisje të dukshme ndaj reagimeve të tij emocionale. Në disa raste mund të ketë dhe simptoma të vërteta ankthi dhe sulme paniku. Pra siç shihet, tripofobia lidhet me nivelin e stresit dhe mund të ndikojë në jetën e përditshme të atij që vuan. Përveçse bezdisjes vizive të personit, provokon dhe shqetësim të parakohshëm, me një shkallë që varet nga shkalla e simptomave.

DIAGNOZA

Diagnozat e tripofobisë bazohen në mbledhjen e simptomave që personi i rrëfen mjekut. Disa analiza laboratorike dhe ekzaminime si ajo e gjakut dhe elektrokardiograma mund të shërbejnë për të përjashtuar kushtet e tjera mjekësore që ndikojnë në simptomat neurovegjetative, si tensioni i lartë, sëmundjet e zemrës, hipotiroidizimi, shqetësimet gastrointestinale.

TRAJTIMI

Nuk ka një skemë trajtimi standard për tripofobinë, për më tepër që për fat të keq pjesa më e madhe e personave tripofobik nuk kërkojnë ndihmë për shkak se kanë turp dhe kështu nuk mund të kurohet. Kush ka arritur të kalojë turpin dhe të kërkojë ndihmë mund të bëjë një terapi qoftë farmakologjike qoftë dhe psikoterapike (përgjithësisht përmes terapisë së ekspozimit)./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago