ORL

Çfarë është Otiti eksterna? Llojet, shenjat, shkaqet dhe si trajtohet

Intervistë me dr. Albana Çuko, mjeke ORL pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza lidhur me Otitis externa, llojet e tij, shkaqet, simptomat, dhe trajtimi.

Dr. Albana çfarë është otitis externa?

Në këtë term perfshihen të gjitha proceset inflamatore qe prekin lekuren e kanalit te jashtem te degjimit. Keto infeksione hasen me shpesh gjate stines se veres por kjo nuk perjashton shfaqjen e tyre gjate stineve te tjera te vitit. (vijon poshte fotos shpjeguese)

Po Otitis Ekstern Difuz?

Otiti ekstern difuz- ne kete forme te semundjes preken disa folikuj te qimes duke shkaktuar enjtje te gjithe lekures se kanalit te jashtem te degjimit.

Cilat janë shkaqet e saj?

Semundja shfaqet kryesisht ne stinen e veres. Lageshtira e tepert nga noti apo dushet e shpeshta krijojne terren per rritjen e baktereve. Si shkak per fillimin e infeksionit behen traumat e kanalit te jashtem gjate manovrave per ta pastruar ate. Nder mikroorganizmat shkaktare permenden Staphylocoçus aureus, pseudomonas aeruginosa etj.

A ka një grupmoshë që preket më shumë nga ku lloj otitis?

Preken te gjitha moshat, me shume te rrezikuar jane personat me semundje kronike imunodepresive ; personat qe jane te ekspozuar ndaj lageshtires si notaret etj.

Cilat janë simptomat?

Semundja kalon neper disa stade. Fillimisht kemi enjtjen e lekures e cila perceptohet si kruajtje dhe ne tentativa me mjete te ndryshme lekura e kanalit traumatizohet duke sherbyer si porte hyrese per mikrobet. Pervec enjtjes shtohet dhimbja ,skuqja e kanalit te jashtem dhe sekrecione te cilat dalin nga kanali. Me avancimin e infeksionit sekrecionet qe dalin nga kanali behen te qelbezuara dhe kanali enjtet shume aq sa mund te ndjehet dhimbje edhe ne hapjen e gojes. Kjo eshte faza akute e semundjes. Ne rastin e stadit kronik ndjehet kruajtje dhe dhimbja eshte me e paket, kanali eshte i enjtur me lekure te trashur dhe me carje te saj. Shume kujdes duhet te tregojne personat qe vuajne nga semundje kronike qe ulin imunitetin si diabet, semundje sistemike etj pasi semundja avancon shume shpejte dhe shfaqet ajo qe quhet Otiti ekstern malinj I cili shkaton edhe demtime te kockes temporale. Ky lloj otiti eshte I rrezikshem pasi mund te shkaktoje dhe vdekjen.

Si përcaktohet diagnoza e otitis externa difuz?

Diagnoza vendoset me anamnezen dhe ekzaminimin e veshit me ane te otoskopit .

Cilat janë format e trajtimit të tij?

Kur kemi vetem dhimbje dhe pak skuqje te kanalit rekomandohet hedhje e pikave ne vesh si alkol boric, acid salicilik ose pika me perberje antibiotiku. Eshte shume e rendesishme mbajtja e thate e veshit sidomos gjate dushit dhe mos traumatizimi i lekures se kanalit te jashtem.
Ne rastit kur infeksioni eshte me i avancuar si prania e sekrecioneve nga veshi , dhimbjet jane te forta dhe kanali eshte shume i enjtur duhet filluar nje antibiotik pervec pikave ne vesh. Antibiotiku duhet te merret me keshillen e mjekut dhe veshi duhet vleresuar nga nje mjek otojater pasi otiti ekstern mund te ngaterrohet me ndonje infeksion tjeter.
Ruajtja e kanalit nga lageshtira eshte gjithmone shume e rendesishme dhe mos traumatizimi i lekures se kanalit te jashtem.

Çfare eshte Otiti ekstern circumscripta?

Quhet infeksioni i folikulit te qimes ne lekuren e kanalit te jashtem te degjimit. Ka raste kur bllokohet nje gjender qe prodhon dyll dhe infektohet.

Cilat janë shkaqet e saj?

Ne shumicen e rasteve infeksioni shkaktohet nga traumatizimi I kanalit te jashtem te degjimit, heqja e qimeve etj.

Cilat jane simptomat?

Dhimbja eshte e forte, ka nje enjtje ne hyrje te kanalit te jashtem, duket nje pjese me e ngritur e cila me avancimin e semundjes mund te rrjedhe sekrecione te qelbezuara. Mund te ndodhe qe zona e enjtur dhe e skuqur te krijoje ate qe quhet absces.

Si përcaktohet diagnoza?
Vendoset nga anamneza dhe ekzaminimi i veshit me otoskop.

Cilat janë format e trajtimit të tij?

Ky lloj infeksioni duhet trajtuar si nje absces ne cdo pjese tjeter te trupit. Per te shpejtuar uljen e enjtjes dhe te dhimbjes ne hyrje te kanalit vendoset nje tampon nga mjeku mbi te cilin mund te hidhet alkool boric ose acid salicilik. Ne rastet e avancuara te semundjes ku kemi dhe qelbezim duhen perdorur antibiotike me pika ne vesh dhe antibiotike sistemike. Kur kemi formimin e nje abscesi mund te nevojitet hapja e tij me ane te nje bisturie nga mjeku ORL.

Si mund ta parandalojmë?

Shume e rendesishme per parandalimin e shfaqjes se infeksionit eshte ruajtja e kanalit te jashtem te veshit nga lageshtira e tepert si edhe mos traumatizimi me mjete te forta. Tentativat per te pastruar veshin nga dylli me cfaredo lloj mjetesh sidomos mbas dushit mund te shkaktojne demtimin e lekures se kanalit dhe fillimin e nje infeksioni te tij./MeMjekun.com
Dr. Albana  Çuko, mjeke ORL prane QSUT-së

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago