Mirëqenie

Pse është e rëndësishme vitamina B6

Vitamina B6 i përket grupit të vitaminave të tretshme në ujë dhe që nuk mund të magazinohet në organizëm. Sasia e tepërt e saj eliminohet përmes urinës dhe konsumi i saj duhet të jetë i balancuar në regjimin ushqimor.

Në mënyrë natyrale gjendet tek mishi dhe peshku, por dhe tek ushqimet që përmbajnë amidon (niseshte) si patatja dhe disa fruta. Gjithashtu është një vitaminë që mund të merret dhe në formën e shtesave ushqimore.

Defiçiti i kësaj vitamine është thelbësore në rastin e anemisë, skuqjeve që kruhen, buzëve të thara, lezioneve të vogla të cepave të buzëve dhe inflamacionit të gjuhës.mugnesa e saj mund të lidhet dhe me gjendjen depresive, konfuzionin dhe keqfunksionimin e sistemit imunitar.

FUNKSIONI I VITAMINËS B6 NË ORGANIZËM

Disa nga përfitimet e vitaminës B6 në organizëm janë:

Vitaminat e grupit B reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kardiake, duke ulur nivelin e homocisteinës.

Nga ana tjetër personat me nivel të ulët të B6 mund të kenë një rrezik më të madh të formave tumorale të aparatit tretës. Një shembull për këtë është kanceri kolorektal, siç shpjegohet me detaje në një studim të publikuar në Vvorld Journal of Gastroenterology.

Është provuar që personat me nivel më të lartë të vitaminës B6 në gjak kanë një kujtesë më të mirë. Por ama dozat shtesë të kësaj vitamine nuk janë efikase në përmirësimin e funksioneve konjitive të personave të prekur nga demenca.

Konsumi i vitaminës B6, jepet me recetë mjekësore dhe këshillohet për të reduktuar episodet e nauzeas dhe të vjellave në muajt e parë të shtatzënisë.

NEVOJAT PËR VITAMINË B6

Duke lënë mënjanë për pak rekomandimet e OBSH për konsumin e vitaminës B6 në gjendje normale, ka disa raste ku mund të kërkohet një sasi më e madhe. Kjo ndodh përshembull në rastet e regjimeve ushqimore hiperproteinike, pasi kjo vitaminë ndikon në dekompozimin e proteinave.

Nga ana tjetër mund të jetë e rëndësishme të rritet konsumi në situata ku kurba e glukozës në gjak është jashtë kontrollit. Duhet patur kujdes në rastin e anemisë për të mbikëqyrur raportin e këtij mikro-ushqyesi.

SI PËRFUNDIM

Vitamina B6 ka një sërë funksionesh në organizëm. Në kushte normale, dozat e mara përmes ushqimit janë të mjaftueshme. Por ka raste kur është e nevojshme të merrni suplemente të kësaj vitamine për të korrigjuar mungesën apo për të parandaluar një patologji.

Por nuk këshillohet të abuzohet me multivitaminat, shumë e rëndësishme është të konsultoheni me mjekun apo nutricionistin para se ti merrni ato. Në raste se hasni efekte të padëshiruara, si nauzea, këshillohet gjithmonë të ndërpritet marrja e produktit./MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago