Psikologji

Çrregullimi opozitar-provokues (sjellja sfiduese) që haset tek fëmijët. Shenjat dhe trajtimi

Në Klasifikimin Statistikor Ndërkombëtar të Sëmundjeve dhe Problemeve të Lidhura me Shëndetin POD, apo çrregullimi opozitar-provokues cilësohet si çrregullim i sjelljes, që zakonisht haset tek fëmijët e vegjël, që karakterizohet së pari nga një sjellje dukshëm sfiduese, e pabindur dhe ndërprerëse që nuk ka qëllim keqbërës, ose format ektreme të çrregullimeve të sjelljes dissociale dhe agresive.

Këto çrregullime të dukshme të sjelljes shoqërohen shpesh me sjellje agresive ose dissociale që shkon përtej sfidimit, mosbindjes apo ndërprerjes.

SHKAQET

Si për shumë gjendje të tjera mendore, nuk ka shkaqe specifike përgjegjëse për simptomta. Ka një ndërveprim kompleks të faktorëve heterogjen të cilët duke ndikuar me njëri-tjetrin krijojnë një rrezik më të madh të zhvillimit të sëmundjes dhe për këtë arsye mund të jenë parashikues:

Rregullimi i emocioneve (si reaktivitet emociona, tolerancë e tepruar ndaj frustrimit)
Rregullimi i emocioneve është një detyrë thelbësore gjatë rritjes, që do të thotë ti përgjigjesh në mënyrën e duhur dhe kohernte normave sociale ndaj stimujve të shumtë që ofron jeta. Përshtatja e vazhdueshme e përgjigjeve tona emocionale ndaj ndikimeve të jashtme është një proces kryesisht pa vetëdije; në disa situata mund të jetë në mënyrë të vullnetshme, por në pjesën më të madhe të kohës veprojmë pa u menduar e që më pas bëhet automatike. Është e qartë se rregullimi i emocioneve ka një rol të domosdoshëm në mirëqënien psikologjike dhe sociale. Një aftësi e pamjaftueshme e rregullimit të emocioneve mund të çojë në zvogëlim të kompetencave sociale, sukseseve shkollore, cilësisë së lidhjeve interpersonale, dhe një ndjeshmëri të rritur ndaj patologjive psikologjike.

Faktorët mjedisorë:
Kushtet e vështira ekonomiko-sociale
Grupe moshatarësh agresivë, provokatorë dhe diskriminues
Stresi domethënës.

Faktorë familjarë:
Shqetësime mendore të pranishme te anëtarët e familjes
Praktikat edukuese shumë të ashpra, apo jokoherente dhe neglizhente ndaj fëmijës
Keqtrajtimi
Konfliktet familjare

Faktorët gjenetikë
Gjenet e përfshra në rregullimin e disa neurotransmetuesve si dopamina apo serotonina, të përfshira në rregullimin e emocioneve.

Faktorët biologjikë që tregojnë një përgjigje ndaj stresit dhe një rregullim emocional të ndryshuar:
Frekuencë e ulët kardiake
Ndryshim i nivelit të kortizolit

Faktorët mbrojtës për çrregullimin opozitar-provokues janë:
Praktikat e mira të prindërimit
Bashkimi në shkollë
Lidhjet e besimit me të rriturit që kanë referencë.

KOMPLIKACIONET

Kush vuan nga ky shqetësim ka një rrezik të lartë që në të ardhmen të vuajë nga:

Shqetësime të ankthit,
Shqetësime depresive të mëdha
Abuzim me substancat
Patologji të tjera psikiatrike

Kur çrregullimi vazhdon mund të lindë një konflikt i fortë me prindërit, mësuesit, autoritetet, partnerin apo bashkëjetuesin që rezultojnë në një kompromentim emotiv, social, shkollor dhe në punë.

SIMPTOMAT

Simptomat e POD janë heterogjene dhe mund të shfaqen me kombinime të ndryshme mes tyre por që bazohen në praninë e tre dimensioneve simptomatike kryesore.
Çrregullimi diagnostikohet në bazën e këtyre dimensioneve që janë:
Zemërimi/nervozizmi
Kontraditat/ provokuese
Ofensive/hakmarrëse.

Duhet të kini parasysh se këto simptoma janë të pranishme dhe tek fëmija që nuk e kanë këtë çrregullim, dhe për këtë arsye janë redaktuar kriteret diagnostikuese që studiojnë intensitetin, frekuencën dhe kohëzgjatjen e shfaqjes së saj dhe që japin mundësinë e njohjes së një sjellje të papërshtatshme për moshën dhe shoqërinë që i referohemi.

Në nuancat e ndryshme të simptomave, karakteristika thelbësore që është e nevojshme për të bërë diagnozën është prania e shpeshtë dhe vazhdueshme e një sjelljeje të përqëndruar mbi: zemërimin, nervozizmin, tekat, pakënaqësi dhe mëri, sfida dhe kundërshti, kontradita, ofendime, agresivitet dhe hakmarrje. Këto përcaktojnë çrregullimet e personit apo atij që i qëndron pranë duke kompromentuar fushat sociale referuese në familje, shkollë e punë.

Si çdo shqetësim tjetër mendor duhet që simptomat të jenë të pranishme për të paktën 6 muaj për të evidentuar praninë e të paktën 4 simptomave të kategorive mëposhtme dhe e shfaqur me persona të tjerë përveç vëllait (pasi dihet që janë të zakonshme grindjet mes vëllezërve e motrave).

Humori zemërues/irritues:
Zemërohet shpesh
Preket dhe mërzitet shpesh
Shprehet i zemëruar dhe i pakënaqur.

Sjellja kontraditore/provokuese:

Zihet shpesh me persona që përfaqësojnë autoritetet apo të rriturit
Shpesh është mjaft sfidues ose refuzon të respektojë kërkesat që i bëhen nga figura që përfaqëson një autoritet ose nga rregullat
Shpesh irriton mjaft të tjerët
Shpesh akuzon të tjerët për gabimet e veta apo sjelljen e keqe
Është hakmarrës
Ka qenë të paktën hakmarrëse të paktën dy herë brenda 6 muajve të fundit

DIAGNOZA

Për diagnozën e POD (sjelljes sfiduese) specialisti sheh simptomat dhe analizon intensitetin e tyre, shpeshtësinë, kohëzgjatjen për të përjashtuar sjelljet që janë normale për moshën dhe zhvillimin e fëmijës.

Gjithashtu është e rëndësishme të përjashtohen kushtet që përfaqësojnë shfaqje të ngjashme me POD, si për shembull:
Çrregullime të sjelljes (që në disa raste ndodh më vonë)
Çrregullime të mugnesës së vëmendjes/hiperaktivitetit
Sjellje të çrregullt
Çrregullime të shpërthimeve intermitente
Çrregullime të zhvillimit intelektual
Çrregulime të gjuhës
Fobive sociale

TRAJTIMI DHE KUJDESI

Trajtimi i POD kërkon ndërhyrje psikosociale dhe edukative që synojnë përveç fëmijës, prindërit dhe shkollën.

Nuk mund të përdoren vetëm ilaçe, vetëm nëse janë të nevojshme në forma të rënda të agresivitetit, dhe patologji të lidhura me të.

Trajtimi psikosocial
Edukimi i prindërve: fokusohet në forcimin e aftësive prindërore dhe zhvillimin e kapaciteteve edukative më pozitive, më pak frustuese për fëmijën, që e drejtojnë drejt menaxhimit më të mirë të emocioneve dhe motivimit.

Edukimi i mësuesve: njësoj si me edukimin prindëror, por aplikur në mjedisin shkollor.

Psikoterapia familjare: bazohet në supozimin se sjellja e fëmijës luan një rol në ekuilibrin e dinamikave familjare. Trajtimi i psikoterapisë synon përmirësimin e komunikimit dhe lidhjeve të anëtarëve të familjes, mund të modifikojë pasojat e sjelljes problematike të fëmijës. Për më tepër mëson familjen të ndihmojë dhe autorregullojë çështjen.

Psikoterapia konjitive-sjellje: në një moshë më të rritur, përdoret me synimin për të identifikuar apo modifikuar mendimet që shfaqen më pas me sjellje problematike.

Terapia me ilaçe

Kur simptomat nuk mund të menaxhohen vetëm me ndërhyrjen psikosociale mund të bëhet dhe trajtimi me ilaçe, synimi kryesor i të cilës është menaxhimi i agresivitetit dhe trajtimit të ndonjë sëmundjeje tjetër shoqëruese./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago