Mirëqenie

Si trajtohet një plagë e infektuar

Mund t’i ndodhë kujto që një lezion të infektohet. Nëse nuk i kushtojmë vëmendje dhe nuk e pastrojmë në mënyrën e duhur plagën e infektuar, bakteret do të pengojnë shërimin. Kur një plagë është e infektuar rrezikohet dhe formimi i shenjave të dukshme dhe komplikacioneve të tjera.

Në disa raste në fakt bakteret që hyjnë në plage janë të rrezikshëm. Mendoni për shembull baktere të frikshme të tetanozit.

PASTRIMI I PLAGËS SË INFEKTUAR

Kur plaga është infektuar rregulli numër një është pastrimi. Mënyra më e thjeshtë është përdorimi i ujit e sapunit. Por duhet parë lloji i plagës për të mos e dëmtuar më

Nëse plaga nuk është e thellë dhe nuk ka rrezik që fragmente të pambukut të ngjisin, mund të përdorim një shtupë. Tjetër mënyrë është dhe përdorimi i një garze

Një këshillë: shmangni fërkimin e fortë të plagës, qoftë me pambuk e qoftë me garzë. Duhet pastruar duke e prekur lehtësisht.

TRAJTIMI I PËRSHTATSHËM

Sigurisht që larja vetëm me ujë e sapun nuk është e mjaftueshme. Për të kuruar plagën e infektuar duhet dhe një trajtim specifik. Farmacisti do të dijë tju këshillojë produktin e duhur. Mes tyre janë:

Pomada antibiotike: vepron ndaj baktereve që infektojnë lëkurën. Para se ta aplikoni është e nevojshe të pastriniplagën me ujë e sapun. Ideale për plagët e thata.

Antiseptikët si betadina (jodi) apo klorheksidina. Luftojnë infeksionin dhe lejojnë shërimin e shpejtë. Duhet patur parsysh që betadina është e çaktivizuar me lëngjes organike, dhe nëse plaga është e freskët dhe vijon të dalë gjak këshillohet klorheksidina.

Fashimi: mbulon dhe mbron plagën. Nëse ekziston rreziku që fasha të ngjitet pas plagës, më mirë ta shmangni duke u kufizuar në dy hapat e mësipërm.

Gjithashtu nuk duhet të harroni të lani gjithmonë duart para se të trajtoni plagën, dhe pse do të përdorni pambukun apo garzën. Në këtë mënyrë do të kufizoni kontaktet me bakteret.

ANTIBIOTIKËT

Nëse infeksioni është shqetësues, duhet të shkoni patjetër te mjeku. Kjo ndodh kur plaga prodhon qelb, ndryshon ngjyrë, ënjtjet apo shfaqen ethet dhe temperatura. Mjeku mund të kërkojë një terapi me antibiotikë nga goja, që ndihmon në luftën ndaj baktereve në mënyrë më radikale. Gjithashtu është e nevojshme të kurohet plaga nga jashtë, si në hapat e mëparshëm.

MË MIRË PARANDALIMI I NJË PLAGE TË INFEKTUAR

Sigurisht që qëllimi kryesor kur trajtojmë një plagë është parandalimi i infeksionit. Për këtë duhet pastruar sa më shpejtë te jetë e mundur për të hequr dhe, pluhur apo materiale të tjera.

Pasi ta keni larë lëreni të thahet në ajër për rreth 24 orë, më pas mbulojeni me garzë. Trajtojeni me ujë të oksigjenuar ose Betadinë, një mënyrë efikase për të përshpejtuar shërimin.

Nëse ndodh që një plag ju infektohet ndiqni këshillat e mëspërme. Nëse ju ndodh shpesh që plagët tu infektohen duhet të kontrolloni përmes analizës së gjakut nëse sistemi juaj imunitar është i fortë mjaftueshëm./MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago