Mijëra raste te sulmeve në zemër ndodhin çdo vit, por një aplikim i reanimacionit kardiopolmonar (CPR) është në gjendje të rrisë me 2-3 herë shkallën e mbijetesës së personit që preket.
Kur fluksi i gjakut dhe/ose fryëmarrja ndalet, edhe sekondat kanë vlerë të rëndësishme në parandalimin e një dëmtimi të përhershëm të trurit që mund të bëjë ndryshimin mes jetës dhe vdekjes për një person që zemra i është ndalur apo nuk merr më frymë… pasi është në gjendje të rruajë qarkullimin e gjakut dhe frymëmarrjen deri në mbërritjen e Urgjecës.
Ndryshimi mes të bërit diçka e të mos bërit asgjë mund të jetë jeta e një personi. Një shpërndarje më e madhe e njohjes së këtyre teknikave të thjeshta vlerësohet se mund të shpëtojnë deri në 100 mijë jetë njerëzish në vit vetëm në Europë.
Gjatë një arresti kardiak muskujt e zemrës ndalen papritur të pompojnë gjakun: në shumë raste zemra ndryshon papritmas nga një rrahje normale në një rrahje të çrregullt të quajtur fibracion ventrikular dhe kur ndodh kjo, gjaku nuk lëviz më në brendësi të organizmit.
Mos humbni kohë të kuptoni nëse zemra po rreh apo jo.
Si fillim, bëjini një pyetje pacientit, duke folur me zë të lartë. Nëse nuk reagon, shkundeni me delikatesë për të kuptuar nëse ka humbur vetëdijën.
Nëse ende nuk reagon, kontrolloni frymëmarrjen. Është normale apo jo? Kur flasim për anomali në frymëmarrje kuptojmë mungesën totale të frymëmarrjes ose një frymëmarrje përkulëse.
Nëse dikujt afër jush i bie të fikët papritur pa asnjë arsye të dukshme, nuk reagon e nuk merr frymë normalisht, ndoshta bëhet fjalë për një arrest kardiak.
Gjëja e parë që duhet të bëni është të lajmëroni ambulancën në numrin e emergjencës. Dëshmitarët duhet të nisin menjëherë masazhin kardiak dhe ta vazhdojnë derisa ambulanca të mbërijë.
Reanimacioni kardiopolmonar (CPR- Cardiopulmonary resuscitation) është një bashkësi tenkikash të ndihmës së parë thelbësore për shumë situata emergjence, si i nfarkti apo mbytja, pra kur frymëmarrja apo rrahjet e zemrës ndërpriten.
American Heart Association (Shoqata Amerikane e Zemrës) në 2010 përditësoi udhëzimet dhe i këshillon të gjithë, si personelin mjekësore si një dëshmitar të thjeshtë të një situate të tillë, që të nisë reanimacionin kardiopolmonoar me masazhin kardiak.
Më mirë është të ndërhyni, se sa të mos bëni asgjë nga frika se nuk keni aftësi apo njohje të mjaftueshme. Mos harroni se mes të mos bërit asgjë dhe përpjekjes për të ndërhyrë është një ndryshim të madh: Mund të shpëtoni jetën e dikujt!
Masazhi kardiak nuk është i rrezikshëm, dhe pse zemra e pacientit po rreh. Me ndërhyrjen tuaj situata vetëm mund të përmirësohet: ndoshta mund të thyeni një birnjë,por alternativa tjetër është vdekja e sigurtë e pacientit!
Përgjigja është shumë e thjeshtë: kur pacienti apo personeli i urgjencës ju thotë të ndaloni. Ju kujtojmë të mos e ndërprisni masazhin kardiak nëse pacienti nis të reagojë, hap sytë apo lëviz, pasi bëhet fjalë për sinjale që ju bëjnë të ditur se po punoni si duhet, por jo sinjalet e nevojshme që pacienti e ka marrë veten.
Në të shkuarën udhëzuesit e ndihmës së parë këshillonin të ndiqnit CPR-në duke e alternuar me masazhin kardiak me frymëmarjen gojë më gojë. Kërkimet kanë treguar se reanimacioni kardiopolmonar tradicional nuk është mënyra më e mirë për të përballuar arrestin kardiak.
Ndryshe nga sa ndodh gjatë një arresti të frymëmarrjes, ku viktima nuk arrintë marrë frymë e për pasojë zemra ndalet pasi nuk merr shumë oksigjen, gjatë arrestit kardiak pacientit i bie të fikët dhe pse pak sekonda më parë merrte frymë normalisht: prandaj nuk ka asnjë arsye për të vonuar masazhin kardiak duke u përpjekur të bëjë frymëmarrjen gojë më gojë, pasi gjaku dhe mushkëritë e pacientit janë të mbushura me oksigjen. Studimet kanë treguar se gjaku tek pacientet që janë në arrest kardiak kanë një sasi oksigjeni të mjaftueshëm për ta bërë të mbijetojë dhe për disa minuta.
Aspekti më i rëndësishëm që duhet mbajtur mend është se frymëmarrja gojë më gojë humb kohë dhe ju shpërqëndron nga masazhi kardiak i vazhdueshëm që është prioritar.
CPR me masazh kardiak të vazhdueshëm është metoda e duhur për raste të tilla, ndërsa teknika e frymëmarrjes gojë më gojë është e duhura për pacientët me arrest respirator. Gjatë arrestit respirator (që në pjesën më të madhe të rasteve ndodhin për shkak të overdozave, intoksikimit alkoolik, helmimit me dioksid karboni, sulme të rënda të astmës, mbytjes) problemi kryesor nuk është zemra por mungesa e oksigjenit që në fund mund të shkaktojë arrestin kardiak.
Shoqata Amerikane e zemrës jep disa këshilla për personat joekspertë që gjenden rastësisht përballë një situate të tillë ku një person pëson atak kardiak.
Nëse nuk jeni ekspert. Nëse nuk dini si të praktikoni CPR (reanimacionin kardiopolmonar) kërkoni të praktikoni vetëm masazhin kardiak pra një seri shtypjesh në kraharor (rreth 100 në minutë) derisa të arrijë ambulanca.
Nëse jeni të përgatitur. Nëse jeni të përgatitur dhe keni besim në kapacitetet tuaja nisni masazhin kardiak në vend që të kontrolloni rrugët respiratore për të pratikuar frymëmarrjen artificiale. Nisni masazhin kardian me 30 shtypje, e më pas kontrolloni frymëmarrjen dhe vijoni me frymëmarrjen artificiale.
Këto këshilla vlejnë për pacientet e rritur ose një fëmijë qoftë dhe i vogël por jo tek të porsalindurit.
CPR ndihmon gjakun e oksigjenuar të shkojë drejt trurit dhe organeve të tjera jetësore, para se një terapi më radikale të jetë në gjendje të kthejnë në normalitet rrahjet e zemrës.
Për të mësuar procedurat e CPR duhet ndjekur një kurs i certifikuar i ndihmës së parë
Siç e përmendëm dhe më lartm, në 2010 American Heart Association krahas ndryshimit të udhëzimeve për CPR-në ndryshoi dhe siglën nga ajo ABC në CAB.
Këto janë sigla e termave në anglisht:
Circulation (qarkullim)
Airways (rrugët ajrore)
Breathing (frymëmarrje)
Kjo akronimë shërben për të kujtuar procedurat e reanimacionit kardiopolmonar. Pikërisht për këtë arsye u modifikua dhe sigla për ti dhënë rëndësinë masazhit kardiak, që ndihmon gjakun të arrijë në zemër dhe në tru.
Qarkullimi
Rivendosja e qarkullimit në masazhin kardiak
Vendoseni pacientin në një sipërfaqe të fortë
Gjunjëzohuni pranë qafës dhe shpatullës së pacientit
Vendosni pëllëmbën e dorës në qendër të gjoksit të pacientit. Ndërsa dorën tjetër mbi të parën. Mbajini bërrylat drejt dhe shpatullat në përputhje me duart.
Shkarkoni gjithë peshën e trupit dhe jo vetëm të krahëve mbi gjoksin e pacientit, dhe kërkoni të shtypni atë me forcë, qoftë dhe 5 cm. Ritmi i shtypjes duhet të arrijë në 100 shtypje në minutë.
Nëse nuk e keni praktikuar kurrë CPR-në vazhdoni me masazhin kardiak. Nëse jeni ekspertë, vijoni të kontrolloni rrugët e frymëmarrjes, për të ndjekur frymëmarrjen artificiale.
Rrugët e ajrit
Nëse jeni ekspert dhe keni kryer tashmë 30 shtypje në gjoks, mund të zhbllokoni rrugët e frymëmarrjes duke përdorur manorvrën e hiperteksensionit të kokës. Vendosni pëllmbën e dorës tuaj në ballin e pacientit dhe shtyni me delikatesë kokën e tij pas, duke ngritur lehtësisht mjekrën me dorën tjetër për të hapur rrugët e ajrit. Kontrolloni nëse frymëmarrja është normale, për rreth 5-10 sekonda. Vëzhtgoni lëvizjen e gjoksit, dëgjoni tingullin e frymëmarrjes dhe kontrollin fluksin e ajrit me faqen ose veshin tuaj. Frymëmarrja e rënduar nuk konsiderohet frymëmarrje normale.
Frymëmarrja artificiale
Frymëmarrja artificiale mund të jetë gojë më gojë, ose nga goja në hundë në rast se goja ka pësuar traumë të rëndë apo nuk hapet.
Pasi të keni hapur rrugët respiratore (me hiperteksensionin e kokës) mbyllni vrimat e hundës me gishta për të vijuar me frymëmarrjen gojë më gojë.
Përgatituni të bëni këtë proces dy herë. Në herën e parë frymëmarrja artificiale duhet të zgjasë një sekondë dhe kontrolloni nëse ngrihet gjoksi. Nëse ngrihet vijoni me frymëmarrjen e dytë. Nëse nuk ngrihet përsërisni manovrën e hiperteksensionit të kokës dhe bëni frymëmarrjene dytë. Një cikël i reanimacionit është i përbërë nga 30 shtypje të ndjekura nga dy frymëmarrje.
Nëse pacienti nuk jep shenja pas 5 cikleve (rreth 2 minutave) vijohet me defibrilatorin automatik të jashtëm (DAE) (për fat të keq në Shqipëri nuk ka të tillë), i cili vendoet në gjoksin e pacientit duke ndjekur këshillat zanore.
Por në rastin e vendit tonë, kur DAE nuk ka, vijohet me procedurën e CPR-së derisa pacienti të japë shenja ose derisa të mbërrijë ambulanca. /MeMjekun.com
Nëse dëshironi të dini më shumë rreth këtij procesi mjaft të rëndësishëm mund të lexoni këtë udhëzues: https://cprguidelines.eu/
Gjithashtu mund të ndiqni dhe videon e mëposhtme (materiali eshte ne italisht):
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…