EMDR- akronimë e Eye Movement Desensitization and Reprocessig, apo desensitizimi dhe ripërpunimi përmes lëvizjes së syve, është një lloj i veçantë trajtimi terapuetik i zbuluar nga shkëncëtarja amerikane Francine Shapiro në vitin 1989 dhe i prezantuar në vitin 1990.
Kjo mënyrë merret me trajtimin e traumave dhe streseve psikologjike me ashpërsi të ndryshme.
Kjo qasje bazohet në faktin se eksperienca traumatike, qoftë e vogël apo e madhe, mund të mos jetë e përpunuar dhe të çojë në pasoja psiqike dhe fizike të personit edhe në terma afatgjatë. Synimi i EMDR-së është ajo që të lejojë individin të përpunojë në mënyrë korrekte traumën dhe kujtimet e tij.
Teknika EMDR bazohet në kujtimet e traumës apo ngjarjes stresuese dhe përmes lëvizjes së syve apo formave të tjera të stimulimit të alternuar majtas/djathtas synon të desensifikojë këto kujtime, pra duke bërë të humbin ngarkesën emotive negative që posedon në mënyrë të pashmangshme.
Sipas disa kërkimeve dhe mbështetësve të teknikës EMDR, rezultatet që mundt ë merren me këtë teknikë, përveçse pozitive do të sjellin rezultat shumë më shpejt se tteknikat e tjera të psikoterapisë.
Ky trajtim bazohet në teorinë sipas së cilës shqetësimët që vijnë nga një traumë apo ngjarje stresuese janë rezultat i mospërpunimit racional, apo përpunimit të gabuar të sasië së madhe të informacioneve (mendimeve, emocioneve, ndjesive fizike) që ka marrë individi gjatë traumës.
Pra me fjalë të tjera, është sikur ndjesitë emotive dhe fizike të provuara gjatë traumës të mbeten “të bllokuara” tek individi, duke i rishfaqur dhe pse ka kaluar shumë kohë, sikur personi vetë të jetojë sërish atë ngjarje që solli shqetësimet.
Në këtë drejtim EMDR ka objektivin të reduktojë vuajtjen e individit me “riaktivizimin” e aftësive të tij përpunuese në mënyrë korrekte të informacioneve, ndjesive dhe emocioneve negative që vijnë nga kujtimet e ngjarjes traumatike apo stresuese.
Ajo përdoret për të trajtuar shqetësimet e lidhura me trauma dhe stres ashpërsia e së cilës mund të jetë pak a shumë e madhe.
Thënë më thjesht është një praktikë që mund të ndiqet për trajtimin e:
Traumave që rrjehdin nga një incidet rrugor apo incidente të rënda të një tjetër natyre (në punë për shembull)
Trauma që vjen si pasojë e abuzimeve të natyrave të ndryshme
Trauma që vijnë si pasojë e katastrofave natyrore
Trauma që nënkupton nisjen e çrregullimit ushqimor
Vajtimi dhe humbja e një njeriu të dashur
Poshtërimi i pësuar nga fëmijët dhe/ose në moshë të rritur
Trauma fëminore të natyrave të ndryshme.
EMDR përdoret edhe në trajtimin e çrregullimeve Postr-Traumatike të Stresit (DPTS) që shfaqen tek personat që u është dashur të përjetojnë traumat e përmendura më sipër.
Trajtimi me EMDR kalon në tetë faza që ndiqen hap pas hapi.
Faza e pare
Kjo fazë parashikon një histori të plotë dhe të kujdesshme të pacientit që duhet të ndjekë përpunimin e një plani terapeutik të përshtatshëm.
Faza e dytë
Terapisti duhet të përgatisë pacientin për trajtimin, duke e informuar mbi teorinë ku bazohet dhe si do të zhvillohet terapia. Por pacienti duhet të jetë i vetëdijshëm për shqetësimet e tij.
Faza e tretë
Kjo fazë konsiston në vlerësimin dhe përcaktimin e kujtimeve të traumës, ndjesive dhe emocioneve negative që krijon.
Faza e katërt
Faza e katërt konsiston pikërisht në desensifikimin që kryhet përmes nxitjes okulare të realizuar nga terapisti: pacientit i kërkohet të fokusohet tek kujtimet traumatike dhe të ndjekë me shikim lëvizjet e duarve të kryera nga terapisti. Në këtë mënyrë pacienti është i detyruar të përmbushë lëvizjet okulare me ritmin e lëvizjeve të terapisit. Janë pikërisht këto lëvizje okulare ritmike që ndodhin teksa pacienti individualizon pamjet traumatike dhe ndjesitë negative bashkangjitur, duke krijuar ripërunimin e informacionit të mbetur “të ngrirë” deri në atë moment. Derisa të arrihet në rezolucionin dhe largimin e ndjesisë së bezdisjes.
Faza e pestë
Kjo fazë konsiston në ristrukturimin konjitiv të ngjarjes traumatike. Me fjalë të tjera, pacienti nxitet të modifikojë në formën pozitive këndvështrimin mbi ngjarjen traumatike. Terapisti vijon me stimulimin okular.
Faza e gjashtë
Psikoterapisti, bashkë me pacientin ndjek një të ashtuquajtur “skanim trupor”, pë të parë nëse ka ende ndjesi fizike teksa mendon ngjarjen traumatike.
Faza e shtatë
Kjo është faza përmbyllëse me qëllimin e verifikimit të gjendjes së ekuilibrit të pacientit. Terapisti i kërkon personit të përmbushë një ditar për javën pasardhëse ku duhet të vërejë mendimet, ndjesitë dhe ëndrrat apo pamjet e ngjarjes traumatike.
Faza e tetë
Faza e fundit bëhet javën pas seancës për të parë nëse te pacienti shihen shqetësime apo emocione të reja që janë shfaqur tek pacienti që rikujtojnë situatën traumatike që e ka shtyrë drejt trajtimit me EMDR.
Sa seanca të EMDR janë të nevojshme?
Numri i seancave mund të ndryshojë nga personi në person, pasi çdo subjekt reagon në mënyrë të ndryshme dhe ka një trajtim individual me EMDR. /MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…