Frenulumi (peri) i shkurtër i gjuhës është një keqformim i lindur, pra i pranishëm që në momentin e lindjes, dhe ndodh në rreth 5% të të porsalindurve dhe 7% tek fëmijët në moshë parashkollore.
Fillimisht mund të mos vihet re, sidomos nëse është në forma të lehta, dhe diagnostikohet vetëm në moshë të rritur kur dhe shfaq disa simptoma si shqetësime të gjumit (për shembull gërhitje apo apnea) ose dhimbje qafe. Si fenomen është më i shpeshtë tek meshkujt se tek femrat në raportin dy me një.
Frenulumi i gjuhës ndodhet në pjesën ventrale të saj, ose ajo pjesa e butë dhe transparente poshtë gjuhës që mund ta shohim në pasqyrë, duke ngritur gjuhën lart për të prekur qiellzën. Duke bërë këtë frenulumi do të shfaqet si një fije peri, e ngjashme me një fije delikate.
Por për çfarë shërben frenulumi?
Dimë dy gjëra:
Është i përbërë nga inde fibroze dhe mukozale
Lidh gjuhën me dyshemenë e gojës.
Disa persona lindin me frenulumin e gjuhës të shkurtër, e për pasojë gjuha do të jetë më e ngushtë se normalja, e për pasojë do ketë vështirësi në lëvizje. Kur frenulumi i gjuhës i shkurtër futet në majë të gjuhës flitet për ankiloglossia ose “gjuha e lidhur”.
Skica e parë e gjuhës shfaqet në embrion 4-javor dhe ka origjinën nga një strukturë e quajtur harku i parë brankial, ku e kanë origjinën dhe pjesë të tjera të trupit tonë si epiglota, tirodija, bajamet, kanali i veshit etj.
Gjuha është një organ i lëvizshëm i pasur me enë gjaku dhe nerva, me ndjeshmëri prekëse dhe shijuese. Falë gjuhës ne mund të përtypim, gëlltisim dhe të flasim.
Kjo lëvizshmëri bëhet falë muskujve nga të cilat është formuar: numërohen rreth 17,por numri ndryshon nga 9 në 28, në varësi të trashëgimisë.
Nga ana anatomike dallohen dy pjesë të gjuhës
Rrënja, që i korrespondon pjesës më të brendshme dhe të pasme të gjuhës, e bashkuar përmes muskujve me nofullën, qiellzën dhe dhe kockën ioide (që ndodhet në fyt);
Trupi, ku gjejmë papilat e shijes, që na lejojnë të shijojmë ushqimet, i ndarë në tre pjesë:
E sipërme (ose e pasme), ajo që krijojmë kur përqeshim,
E poshtem (ose ventrale),
Dhe maja e gjuhës
Frenulumi i gjuhës gjendet në pjesën e poshtme ose ventrale të saj.
Nuk janë të njohura shkaqet përgjegjëse të formimit të frenulumit të shkurtër të gjuhës, por mendohet se mund të jetë gjenetike, pasi është një defekt i lindur, që është shkaktuar nga naomali të zhvillimit embrional që ndalon shkëputjen korekte të gjuhës nga dyshemeja e gojës.
Klasifikimi
Frenulumi i shkurtër mund të japë probleme të lëvizshmërisë së gjuhës pak a shumë të rënd, dhe sipas rastit ku ndodhet vetë frenulumi. Në veçanti këto keqformime mund të klasifikohen në 4 shkallë, që përcaktohen me shkronjën F dhe numrat nga 0 në 1.
Sipas këtij klasifikimi kemi parasysh:
F0: Nuk ka frenulum fare (ndodh shumë rrallë)
F1: Frenulumi është vendosur në majën e gjuhës
F2: Frenulumi është shumë afër majës së gjuhës
F3: frenulumi është larg majës së gjuhës.
Fëmijët dhe të rriturit me frenulumin e shkurtër të gjuhës mund të hasin vështirësi:
Në përplasjen e buzëve,
Në përdorimin e gjuhës për të hequr nga dhëmbët mbetjet ushqimore,
Të hanë një akullore,
T’i bien një instrumenti frymor,
Bezdisje dhe ndjesi dhimbjeje poshtë gjuhës.
Një i porsalindur me frenulumin e gjuhës së shkurtër mund të ketë vështirësi të ushqyerjes me qumësht në rastin e atyre që ushqehen me gji, të cilët duhet të përdorin gjuhën në drejtim drejt qiellzës për të thithur qumështin. Ndërsa tek të porsalindurit që ushqehen me biberon nuk do të ketë probleme, pasi gjuha shkon poshtë dhe për tu ushqyer mjafton që qumështi të dërgohet nga biberoni direkt në gojën e tij.
Fëmijët me frenulum të shkurtër të gjuhës mund të kenë probleme në të folur. Vështirësi do të ketë veçanërisht në shqiptimin e disa tingujve që kërkojnë që gjuha të ngjitet lartë si: t, d, n, l, z, s,r. Shqiptimi i gabuar i fjalëve që përmbajnë këto tinguj quhet dyslalia.
Frenulumi i shkurtër i gjuhës gjithashtu mund të përkeqësojë posturën, në veçanti vihet re:
Tendenca për të çuar kokën shumë përpara,
Anomali të lakimit normal të shtyllës kurrizore,
Këmbë të sheshtë,
Gjunjtë të shtrembër,
Shpatullat jo të drejta.
Gjithashtu mund të shfaqen probleme të gjumit si gërhitja apo apnea.
Diagnoza e frenulumit të shkurtër bazohet në vlerësimin klinik që mjeku bën duke vëzhguar aspekte të gjuhës së pacientin e duke vlerësuar:
Elasticitetin,
Trashësinë,
Dhe pikën e futjes së frenulumit të gjuhës
Megjithatë vetëm ky vështrim nuk mjafton për të formuluar diagnozën, duke qenë se ka një varitetet të madh anatomik, pra nuk jemi bërë të gjithë njësoj.
Pra, mjeku do të duhet të vlerësojë edhe lëvizjen e gjuhës. Në veçanti në rastin e të porsalindurve pediatri gjatë vizitës:
Ngre gjuhën e bebushit për të parë ndërtimin e frenulumit,
Mat aftësinë e të porsalindurit në thithje, duke vendosur gishtin në gojën e tij dhe duke parë se sa forcë thithëse ka i vogli,
Pesha për të vlerësuar rritjen (nëse rritet pak, ndoshta nuk ushqehet si duhet)
Mund të asistojë një fakt ku fëmija me gji ushqehet për të parë se si e thith ai qumështin
Në rastet e fëmijëve më të mëdhenj apo të rriturve, diagnoza e frenulumit të shkurtër mund të përcaktohet duke nisur nga malokluzioni (keqkafshimi), ose tek një i moshuar nga proteza e dhëmbëve për dhimbjen ose paqëndrueshmërinë e tyre që mund të krijohen nga frenulumi i shkurtër.
Në fund për të bërë diagnozën mund të bëhet në rast se pacienti:
Nuk arrin të prekë me gjuhë qiellzën,
Ka vështirësi të nxjerrë gjuhën jashtë apo e nxjerr pak.
Gjatë anamnezës mjeku do të pyesë pacientin nëse vuan apo ka vuajtur nga sëmundje si:
Otiti,
Riniti,
Tringëllima në vesh,
Bajamet dhe/ ose adenoidet e zmadhuara.
Nëse ka bërë ndërhyrje kirurgjikale otorino-laringlologjike,
Nëse gërhet apo ka apnea, bronkit azmatik,
Nëse ka pasur probleme me dhëmbët që kanë kërkuar trajtime dentar (si mbushje dhëmbi, protezë etj)
Nëse ka qëndrim të gabuar të posturës, dhimbje shpine apo qafe.
Në momentin që bëhet diagnoza e frenulumit të shkurtër të gjuhës vlerësohet një ndërhyrje nga logopedi dhe/ose kirurgu.
Trajtimi logopedik mund të kërkohet në rastet kur frenulumi i gjuhës nuk është shumë i shkurtër. Bëhet fjalë për ushtrime që zgjasin frenulumin, dhe rekomandohet përgjithësisht në raset e fëmijëve kur dërgohen për herë të parë tek mjeku rreth moshës 4-5 vjeç për shkak të shfaqjes së vështirësive të artikulimit dhe shqiptimit të disa fjalëve, të gëlltitjes apo janë vënë re anomali në posturë.
Koha për ndërhyrjen kirurgjikale nuk është e përcaktuar saktë:
Sipas disa kirurgëve duhet ndërhyrë sa më parë (mundësisht brenda tre muajve të parë të jetës) për të shmangur pasojat negative më vonë si shqiptimin, gëlltitjetn apo posturën e pacientit të vogël.
Për të tjerë do të ishte më mirë të kalonin disa vite për të vlerësuar një regresion të mundshëm spontan të difektit.
Megjithatë në çdo rast ndërhyrja kirurgjikale bëhet vetëm në prani të mungesës së lëvizjes së gjuhës aq sa pengon në të folur dhe ushqyerje.
Ka tre lloje ndërhyrjesh kirurgjikale:
Frenutolomia, një prerje e vogël horizontale vetëm e frenulumit (që mund të bëhet dhe në qendra shëndetësore)
Frenulektomia, që parashikon heqjen e një pjese të mukozës, dhe kërkon anestezi lokale,
Frenuloplastika, apo një ripozicionim i frenulumit.
Në të gjitha rastet është një ndërhyrje e thjeshtë kirurgjikale, që zgjat shumë pak dhe nuk ka rreziqe të rëndësishme, dhe trajtimet logopedike janë të këshilluara edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale. /MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…