Alprazolam, që kryesisht e njohim me emrin Xanax por ka dhe të tjerë, është futur në treg në vitin 1981 dhe është një benzodiazepine ansiolitik me një veprim të shpejtë.
Përdoret shumë për trajtuar çrregullime të panikut dhe ankthit dhe në SHBA është ilaçi i 12-të më i përshkruar nga mjekët.
Si të gjitha benzodiazepine lidhet me vende specifike të receptorëve GABA (nga anglishtja Gamma-AminoButyric Acid) dhe ka veti ansiolitike, qetësuese, hipntike, qetësuese për muskujt, antikonvulsante dhe amnezike.
Ilaçi nis të veprojë duke lehtësuar shumë shpejt simptomat, mundësisht brenda orës së parë.
Për të marrë përfitimet e duhura prej tij trajtimi mund të zgjasë një javë. Udhëzimi i parë i aprovuar për përdorimin e tij është ankthi i përgjithshëm.
Ilaçi Alprazolam kërkon recetë mjekësore për t’u blerë.
Ekzitenca e tolerancës (pra humbja e efikasitetit të ilaçit)ndaj efekteve ansiolitike/antipanik është e diskutueshme por megjithatë Alprazolam ka efekte sedative-hipnotizuese (pra në gjendje të vërë në gjumë) brenda disa ditësh.
Simptoma të tërheqjes ose rishfajqe simptomatike mund të ndodhë pasi keni ndërprerë papritur trajtimin ose keni përdorur dozë më të madhe, dhe për këtë kërkohet një rishikim gradual i dozës.
Alprazolam, si të gjitha benzodiazepine mund të shkaktojë
Varësi fizike (ndryshim i sjelljes së shkaktuar nga nevoja për marrje të ekzagjeruar të ilaçit)
Varësi
Dhe simptoma të tërheqjes nga benzodiazepine në rastin e reduktimit të shpejtë të dozave apo ndërpreje të terapisë pas një trajtimi të gjatë.
Sindroma e tërheqjes ndaj ilaçit, apo shfaqja e simptomave të lidhur me mugensën e tij janë më të mudshme nëse ilaçi merret me doza më të lartë se ajo e këshilluar, apo në rastet kur pacienti papritur ndalon marjen e ilaçit pa i dhënë mundësi organizmit të mësohet në mënyrë progresive me regjimin me dozë të ulët.
Rreziku i varësisë nga Alprazolam është më i madh nëse të shkuarën keni pasur problem me alkoolin apo drogën.
Alprazolam përdoret për:
Ankth, tension dhe shfaqje të tjera simptomatike apo psikiatrike lidhur me sindromën e ankthit.
Sulmet e panikut me apo pa Agorafobinë.
Në të dy rastet marrja e benzodiazepine jepet nëse çrregullimi është serioz, dhe në gjendje të rëndë sikleti. Këto janë fraza që përdoren në fazën e regjistrimit, dhe janë një mënyrë që mjekët përdorin për të thënë që është e këshillueshme përdorimi kur përfitimet e tejkalojnë rrezikun.
Ndonjëherë përdoret dhe për të lehtësuar sindromën e tërheqjes nga disa antidepresivë, dhe mund të përdoret dhe bashkë me ilaçe të tjerëq në trajtimin e nauzea dhe të vjellave të shkaktuara nga kemioterapia.
Mos harroni! Ilaçin duhet ta merrni gjithmonë sipas udhëzimeve të mjekut dhe të vijoni për kohën që u ka përcaktuar ai. Mjeku do vendosë dhe dozën e saktë që zakonisht nis me marrjen e një kokrre prej 0.25 mg apo 0.5 mg tre herë në ditë (nëse është me pika, respektivisht bëhet fjalë për 10 dhe 20 pika)
Doza mund të rritet gradualisht deri në maksiumi 3 mg në ditë në doza të ndara gjatë ditës. Përdorimi për një kohë të gjatë nuk është i rekomanduar, dhe trajtimi nuk duhet të zgjasë më shumë se 8-12 javë, përfshi këtu dhe periudhën e reduktimit të dozës.
Dhe pse shpesh është i tolerueshëm në doza të përshkruara normalisht ilaçi mund të shkaktojë edhe efekte anësore të cilat janë përgjumja dhe qetësia.
Duhet ti drejtoheni mjekut nëse keni ndonjë nga simptomat e mëposhtme pavarësisht shkallës së tyre:
Ndjesia e kokës bosh,
Dhimbje koke,
Lodhje,
Marrje mendsh,
Nervozizëm,
Tendencën për të folur shumë,
Vështirësi në përqëndrim,
Tharje të gojës,
Rritje të sasisë së pështymës,
Ndryshime në aftësitë apo tendencat seksuale,
Nauzea,
Kapsllëk,
Ndryshim të oreksit,
Ndryshim të peshës,
Urinim me vështirësi,
Dhimbje gjymtyrësh.
Disa efekte të tjera anësore më të rënda janë shumë të rralla por duhet shkuar menjëherë tek mjeku dhe bëhet fjalë për ndjesinë e mbytjes (sikur nuk merr dot frymë), konvulsione, aluçinacione vizive dhe dëgjuese (të shohësh apo të ndjesh zëra që nuk ekzistojnë), skuqje të lëkurës, probleme me kujtesën, depresion, verdhëz, konfuzione, probleme në të folur, ndryshim të sjelljes dhe humorit, probleme të koordinimit dhe ekuilibrit.
Alprazolam mund të shkaktojë dhe efekte të tjera anësore, dhe e përsërim duhet patjetër të lajmërohet mjeku.
Është shumë e rëndësishme që mjeku të kontrollojë progresin e pacintit me vizita të rregullta për tu siguruar që ilaçi po vepron siç duhet. Mund të jenë të nevojshme analizat e gjakut për të kontrolluar efektet anësore të mundshme.
Marrja e alprazolam gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë dëme në fetus. Për këtë duhet që femra të marrë kontaceptivë për të shmangur një shtatzëni. Në rast se ndodh të ngelet shtatzënë gjatë trajtimit me alprazolam, duhet patjetër të konsultohet me mjekun.
Sigurohuni që të njihni reaksionet e ilaçit para se të ngisni makinën, apo të bëni çdo veprim pasi mund të jetë i rrezikshëm në rastet e konfuzionit, apo reduktimit të nivelit të vigjilencës dhe shikimit.
Mos ndërprisni marrjen e ilaçit pa u konsultuar me mjekun. Është ai që do të kërkojë reduktimin gradualisht të ilaçit para se ta ndërprisni përfundimisht. Kjo pasi ndihmon të shmangen përkeqësimet e kushteve dhe reduktimit të simptomave të varësisë etj.
Mos merrni ilaçe të tjera njëkohësisht pa u konsultuar me mjekun tuaj dhe këtu përfshihen si ilaçet me recetë, si ato pa recetë, vitaminat dhe përbërjet bimore.
Ndërveprimi me alkoolin është një nga ndërveprimet kryesore dhe më të shpeshta. Alkooli dhe benzodiazepina kanë efekte reciproke sinergjike, me efekte të qetësisë së thellë, ndryshim të sjelljesh dhe intoksikimit.
Në rastet e mbizodës duhet lajmëruar menjëherë urgjenca apo qendra e asistencës për toksikologjinë. Po kështu dhe në rast kolapsi apo infarkti respirator.
Simptomat e mbidozës mund të jenë të ndryshme, në bazë të dozës së marrë dhe marrjes së ilaçeve të tjera apo drogërave përfshi dhe alkoolin.
Në përgjithësi simptoma të lidhura me mbidozën janë:
Përgjumje e rëndë
Konfuzion,
Dobësi muskulore,
Probleme të koordinimit,
Reduktim të tensionit të gjakut apo hipotension ortostatik (kur personi ngrihet në këmbë),
Frymëmarrje sipërfaqësore,
Marrje mendsh,
Humbje ekuilibri,
Ndryshim ose zhdukje të reflekseve,
Humbje të koshiencës,
Koma,
Vdekje.
Të gjitha benzodiazepine dihet që janë të lidhura me rrezikun e përdorimit të papërshtatshëm,tolerancës dhe varësisë fizike më të shpeshta tek pacientët me abuzim të mëparshëm me alkoolin dhe drogëra të tjera, personat me histori familjare të varësisë, përdorimi për një kohë të gjatë dhe doza e lartë (që kalon 4 mg në ditë) .
Alprazolam nuk bën përjashtim dhe shpesh merret për qëllim rekreativ dhe në këtë rast toleranca ndaj efekteve të ilaçit rritet shumë shpejt, dhe trupi i kërkon përdoruesi rritje të dozës që personi të perceptojë të njëjtin intesitet të efektit.
Abuzimi përfshin dhe rastet kur marrja e Alprazolam përdoret për të lehtësuar simptomat e panikut apo ankthit të shkaktuar nga reagime dysforike ndaj ilaçeve piskohedelike si LSD, duke vënë në gjumë personin për të zbutur gjendjen e nervozizmit dhe pagjumësisë në faza të ilaçeve stimuluese, si anfetamine, kokainë dhe fenciklidinë.
Ilaçi mund të merret dhe me të tjera depresive, si alkooli, heroinë apo opioidë të tjerë, në tentativë për të fuqizuar efektet psikologjike. Madje shpesh abuzohet duke u përdorur bashkë me kanabisin, me efekte sinergjike (siç kanë dëshmuar vetë konsumatorët)
Përdorimi i kombinuar i këtyre ilaçeve depresive është problem i madh shëndetësor, pasi rrit mundësinë e mbidozës me një infarkt respirator të mundshëm./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…