Nena dhe Femija

Enuresis, urinimi i pavullnetshëm tek fëmijët

Urinimi i pavullnetshëm tek fëmijët është një term mjekësor që tregon mungesën e kontrollit të fshikëzës, me pasojë bërjen aksidentale të urinës.

Fëmija laget qoftë ditën e qoftë natën, dhe kur kjo ndodh ka vështirësi të menaxhojë në mënyrë të vetëdijshme nevojën e urinimit, dhe ndonjëherë identifikohen dhe probleme shëndetësore si:
Infeksion të traktit urinar
Diabet, patologji ku glicemia është e lartë
Probleme me veshkat,
Probleme neurologjike
Kapsllëk, situatë ku fëmija defekon të paktën dy herë në javë, feçja është e fortë, e thatë dhe e vogël, e vështirë për të dalë jashtë.
Apnea ostruktive në gjumë, (OSA- nga anglishtja Obstructive Sleep Apnea, gjendje ky frymëmarrja ndërpritet gjatë gjumi, shpesh për shkak të bajameve të inflamuara ose të zmadhuara,
Probleme strukturore të traktit urinar.
Mosha kur fëmija bëhet komplet autonom dhe i vetëdijshëm për të bërë urinën ndryshon:

Tek fëmijët e vegjël të lagen nga urina është fiziologjike dhe nuk konsiderohet si urinim i pavullnetshëm.
Urinimi i pavullnetshëm natën diagnostikohet duke nisur nga mosha 5-6 vjeç, dhe ajo natën 7 vjeç.

Specialisti ku duhet të shkoni është pediatri i cili rekomandon pacientin tek urologu.

Frekuenca

Mbi 90% e fëmijëve është në gjendje të kontrollojë urinimin gjatë ditës në moshën 5-vjeçare. Tek fëmijët urina gjatë natës në shtrat është më e shpeshtë se ditën.

Urinimi i pavullnetshëm quhet edhe enuresis dhe klasifikohet si:

Enuresis primare: Urinimi i pavullnetshëm tek një fëmijë që ende nuk është mësuar të jetë i vetëdijshëm për këtë.

Enuresis sekondare: urinimi i pavullnetshëm shfaqet të paktën 6 muaj pasi fëmija kontrollon urinimin në mënyrë të vetëdijshme

Enuresis nokturna: kur urinimi ndodh gjatë natës në shtrat.

Enuresis gjatë ditës: urinim i pavullnetshëm që shfaqet gjatë ditës.

SHKAQET E ENURESIS NOKTURNA

Shkaku i saktë në pjesën më të madhe të enuresis nokturna nuk është e njohur, por disa pacientë mund të kenë probleme strukturore të traktit urinar, dhe ndonjëherë një bashkësi faktorësh mes të cilëve:

Zhvillimi i ngadaltë fizik
Një mbiprodhim i urinës gjatë natës
Paaftësia e perceptimit të rimbushjes së fshikëzës gjatë gjumit.

Gjithashtu enuresis nokturna lidhet edhe me sindromin e mugnesës së vëmendjes dhe hiperaktivitetit, apneas ostruktive në gjumë dhe ankthit.

Në fund mund të flasim dhe për praninë e faktorëve gjenetikë, një farë mundësie trashëe trashëguar nga njëri apo të dy prindërit, që favorizon shfaqjen e enuresis nokturna.

SHKAQET E ENURESIS GJATË DITËS

Enuresis gjatë ditës mund të jetë për shkak të një infeksioni apo problemeve strukturore të traktit urinar. Në mungesë të këtyre shkaqeve që përmendëm, ky shqetësim është më pak i shpeshtë dhe ka tendencën të zgjidhet para enuresis nokturn. Fshikëza tepër aktive, mbajtja e urinës apo zbrazja jo e plotë e fshikëzës janë shkaqet e zakonshme të enuresis gjatë ditës.

TRAJTIMI

Shumica e formave të urinimit të pavullnetshëm kalojnë spontanisht me rritjen dhe zhvillimin dhe nuk kërkojnë trajtim. Nëse është e nevojshme mund të bëhet një stërvitje e fshikëzës me strategji të lidhura, alarme me sensorë të lagështirës dhe ilaçe.

Me rritjen fëmija rrit kapacitetet e fshikëzës, aktivizon alarmin natyral të trupit, normalizon fshikëzës tepër aktive dhe prodhimin e urinës, përmirëson përgjigjen ndaj sinjaleve të trupit për mbajtjen e urinës.

Alarmi me sensorë të lagështirës nuk është i njohur në Shqipëri, por ka të bëjë me një aparat që vë alarmin në momentin që fëmija nis të lagë shtratin, duke e zgjuar atë.

Përsa i përket ilaçeve për fshikëzën tepër aktive mund të trajtohet me oksibutynin (Ditropan), nj ëilaç që ndihmon të qetësojë muskujt e fshikëzës dhe të kontrollojë spazmat. / MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Shëndeti mbi 50 vjeç, tre ushqimet proteinike për të mbrojtur masën muskulore

Me moshën, masa muskulore mund të ketë tendencë të bjerë (sarkopenia), me efekte negative në…

6 hours ago

Takikardia, si ta dallojmë dhe kur duhet të vizitohemi?

Takikardia është termi mjekësor për një rrahje zemre mbi 100 rrahje në minutë. Shumë lloje…

1 day ago

Risi teknologjike, gratë mund të mos presin me vite për diagnozën e endometriozës

Për mijëra gra, marrja e një diagnoze të endometriozës mund të zgjasë me vite. Tani,…

2 days ago

Holteri për zemrën, kur rekomandohet dhe si përdoret

Një monitor Holter është një test diagnostik i projektuar kryesisht për të identifikuar ndryshimet sporadike…

2 weeks ago

Vuani nga kapsllëku, si të bëni vetëmasazh pa përdorur laksativë

Vetëmasazhi për kapsllëkun është një teknikë shumë e lashtë që po rikthehet sot. Kjo për…

2 weeks ago

Regjimi ushqimor MIND për një tru të shëndetshëm

Regjimi ushqimor MIND (Mediterranean-DASH Intervention for Neurodegenerative Delay ) është një model i të ngrënit…

8 months ago