Laborator dhe Radiologji

Globulinat Beta, përse shërben analiza e tyre

Globulinat beta janë proteina të prodhuara nga mëlçia që qarkullojnë me gjakun në prani të një procesi inflamator apo të disa sëmundjeve. Ndahen në dy grupe globulinat beta 1 dhe beta 2, vlera e të cilave rritet ose ulet në mënyrë paralele në pjesën më të madhe të rasteve.

Pas marrjes së kampionit të gjakut, ashtu si dhe globulinat Alfa, ndahen në laborator përmes elektroforezës, që të jep mundësinë më pas ti klasifikosh dhe identifikosh proteinat në bazë të lëvizshmërisë së tyre brenda fushës elektrike.

VLERAT NORMALE

Proteinat total 6.0–8.0 g/dl
Globulinat Beta 0.7–1.2 g/dl (7–14% e totalit)

Por duhet të theksohet se vlerat referuese mund tëndryshojnë lehtësisht nga një laborator në tjetrin, dhe për këtë rekomandohet që referimi ti bëhet laboratorit përkatës.

INTERPRETIMI I VLERAVE

Nga këndvështrimi i përgjithshëm përqëndrimi i globulinave beta në gjak rritet në rastin e inflamacionit, por një ndryshim i vlerave duhet parë gjithmonë dhe të mbështetet nga parametra të tjera laboratorikë që mund të çojnë drejt një diagnoze të saktë.

Globulinat Beta të larta
Një vlerë e lartë e tyre mund të jetë e lidhur me:

Cirrozë biliare,
Tunore (mieloma e shumëfishtë me rritje të beta 2-mikroglobulinës)
Sëmundja e Cushing,
Diabeti melit (jo gjithmonë)
Hipotiroidizmi,
Anemia nga mungesa e hekurit
Tensioni i lartë malinj
Sindorma nefrotike
Poliatriti i Knob
Verdhëza ostruktive
hioperkolesterololemia

Dhe një gjendje shtatzënie në tremujorin e tretë mund të sjellë një rritje të vlerave por në këtë rast nuk është shqetësuese.

Globulina Beta të ulëta

Një reduktim patologjik i globulinave Beta mund të jetë si pasojë e :

Kequshqyerjes (marrje e pakët e proteinave)
Niveli shumë i ulët i LDL (për shkak të sëmundjeve gjenetike)

Meqënëse fraksioni beta ndërtohet kryesisht nga transfererrina është e zakonshme që vlera të jetë e lartë si pasojë e mungesës së hekurit.

KUR KËRKOHET ANALIZA

Elektroforeza, për pasojë dhe vlerat e globulinave beta, kërkohet në rastet kur dyshohet:

Sëmundje autoimune,
Patologji të veshkave ose mëlçisë
Nivel i ulët i hemoglobinës apo rruazave të kuqe (anemia)
Mieloma e shumëfishtë dhe simptomat e saj
Trauma të lidhura me fraktura të shpeshta.

RREZIQET DHE PËRGATITJA

Nuk ka rreziqe të veçanta lidhur me bërjen e analizës por kërkohet që pacienti të jetë esëll që të paktën 8 orë para marrjes së kampionit të gjakut. /MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Studimi i ri/ Nivelet mesatare të testosteronit tek burrat janë përgjysmuar në 50 vitet e fundit

Nivelet mesatare të testosteronit tek burrat janë përgjysmuar gjatë 50 viteve të fundit, sipas shkencëtarëve,…

5 days ago

Dermatologji estetike/ Llojet e fillerave, çfarë janë? Karakteristikat dhe dallimet

Fillerat janë substanca të injektueshme (në indin nënlëkuror ose në dermën e thellë) që përdoren…

1 week ago

Ushqimet që lehtësojnë Sindromën Paramenstruale

Sindroma Paramenstruale (PMS) prek 20 deri në 50% të grave në moshë riprodhuese, dhe 5%…

2 weeks ago

Çfarë është kafja dekafeinato, nuk dëmton mëlçinë por ja çfarë të kemi kujdes

Kafeja pa kafeinë bëhet nga kokrra kafeje të përpunuara për të ulur nivelet e kafeinës…

2 weeks ago

Çfarë duhet të bëni nëse ka kandil në det? Udhëzues nëse ju pickojnë

Përballja me kandil deti është një nga 'fatkeqësitë' më të zakonshme të verës. Në vitet…

3 weeks ago

Lëkura, si shfaqen lythat (verrucae) në pishinë?

Lythat e pishinës janë rritje beninje të lëkurës të shkaktuara nga papillomavirusi njerëzor (HPV). Mjedisi…

4 weeks ago