Të njohim ilaçet/suplementet

Pse përdoret Ampicilina, doza dhe masat paraprake

Ampicilina është një ilaç antibiotik që i përket familjes së penicilinës, është një antibiotik beta-laktam. Bëhet fjalë për penicilinën e parë gjysmësintetike.

Për herë të parë u sintetizua mes viteve 1959 dhe 1961 në laboratorët e GSK. Që nga viti 1961 është përdorur në trajtimin e një sërë infeksionesh me origjinë bakteriale.

Ajo u krijua pasi bakteret kishin nisur të bëheshin rezistent ndaj penicilinës. Për këtë lindi nevoja për një ilaç që të mbulonte një spektër më të gjerë. Bashkë me amoksicilinën, është një nga aminopenicilinat kryesore që gjendet nëpër farmaci. Ajo përdoret në trajtimin e infeksioneve të shkatuara nga bakteret Gram+ dhe Gram- dhe mikroorganizma anaerobe.

VEPRIMI I AMPICILINËS NË ORGANIZËM

Bëhet fjalë për një antibiotik baktericid, me fjalë të tjera në gjendje të shkaktojë vdekjen e mikororganizmave patogjenë. Aksioni i saj antimikrobik është për shkak të aftësisë së saj për të ndaluar prodhimin e mureve qelizore të baktereve.

Muri qelizor është një strukturë jetësore për bakteret dhe nëse nuk janë në gjendje ti sintetizojnë, vriten. Për të ndaluar sintezën e kësaj strukturë, ampicilina bllokon fazën e fundit të formimit të saj. Në mënyrë më specifike lidhet me disa proteina të njohura me emrin proteina lidhëse të penicilinës, PBP (nga anglishtja: penicillin-binding proteins) që janë specifike për muret qelizore bakteriale.

Duke bllokuar sintezën e mureve, ampicilina provokon vrasjen e bakterit. Pavarësisht kësaj, disa baktere kanë një mekanizëm rezistent ndaj këtij lloji antibiotiku. Ata kanë disa enzima të quajtura beta-laktamaza, të afta të thyejnë strukturën kimike të ampicilinës duke e bërë joefikase.

TË DHËNA PËR AMPICILINËN

Siç e thamë ampicilina rekomandohet për trajtimin e infeksioneve bakteriale. Në mënyrë të veçantë lufton sëmundjet që shpërthejnë nga bakteret e mëposhtëm:

Listeria monocytogenes.
Haemophilus influenzae që nuk prodhojnë beta-laktamaza.
Neisseria meningitidis.
Bordetella pertussis.

Pra trajtojnë infeksione të shkaktuara nga mikroorganizma të ndjeshëm ndaj veprimit të saj. Disa shehmbuj të përdorimit të saj janë otiti media, sinuziti dhe cistiti.

DOZAT E REKOMANDUARA

Duhet bërë një dallim nëse merret përmes serumit apo gjilpërës apo nga goja. Për marrjen e ilaçit përmes serumit apo gjilpërës rekomandohen dozat e mëposhtme:

Të rritur dhe të rinj: mund të marrin një dozë përfshi nga 0.5 në 1 g çdo 6 orë.

Tek fëmijët e të porsalindurit: Doza reduktohet në 100-200 mg/ kg në ditë, e ndarë në 4 deri në 6 orë.

Përsa i përket marrjes së ilaçit nga goja duhen ndjekur këto rekomandime:
Të rritur dhe të rinj: doza janë kokrra mes 0.25 dhe 1 g dhe merret çdo 6 orë. Por nuk duhet kaluar doza e plotë e 14 kg në ditë.

Tek fëmijët: doza reduktohet në 50-100 mg/kg në ditë në doza të njëjta çdo gjashtë orë.

Por mos harroni, për çdo pacient dhe çdo rast konkret, është e nevojshme të ndiqen udhëzimet e mjekut. Antibiotikët nuk duhen marrë asnjëherë pa recetë nga mjeku.

SI PËRFUNDIM

Abuzimi dhe përdorimi pa kriter i ampicilinës kanë bërë një humbje të ndjeshme të efikasitetit të tij. Bakteret po bëhen gjithnjë e më rezistente, dhe kjo është një nga sfidat e OBSH-së ëpr 2020. Për pasojë është e rëndësishme të shmangni vetëmjekimin dhe të ndiqni gjithmonë rekomandimet e mjekut. / MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago