Intervista

Dislalia / Defekt i shqiptimit, ja çfarë duhet të dini

Dislalitë janë çrregullime të shqipimit të fonemave, shkaku i të cilës i atribuohet alterimeve funxionale ose organike në nivelin e apartit fonator (buzë, gjuhë, dhëmbë) .

Në një intervistë për memjekun.com logopedi Erges Eskiu flet mbi shkaqet, simptomat dhe trajtimin e dislalisë.
Ka fëmijë që në moshën 3 vjeç flasin në mënyrë korrekte dhe të tjerë që janë 6 vjeç apo më tepër dhe ngecin në shqiptimin të disa shkronjave. Shqiptimi i parregullt i një ose disa shkronjave quhet dislali. Format më të zakonshme të dislalisë janë rotacizmi ose ndryshe “r, rr e shurdhër” dhe sigmatizmi ose ndryshe “s e shurdhër”. Ekzistojnë dhe forma të tjera dislalie që mund të kapin shkronja/fonema të tjera.
Përdorimi i zgjatur në kohë i thithjes së gjirit, biberonit ose zakone të këqija, si gishti në gojë, ngrënia e thonjve, përtypja e lapsave ose stilolapsave, vendosja e gjuhës mes dhëmbëve gjatë shqiptimit: dislalia konseguente është sigmatizmi interdental dhe zetacizmi që prekin artikulimin e “S” dhe “Z”. Ndërkohë përtypja e ushqimeve me konsistencë të dobët ose smoothi, mund të japin probleme të fonemave apikale, dmth të atyre që shqiptohen duke prekur zonën anteriore të palatumit me kulmin e gjuhës ( “L, N, R, C” ) .

Nga se shkaktohet?
Ekzistojnë tipe të ndryshëm dislalie me shkaqe të ndryshme:
Dislalitë organike: kur shkaktohen nga malformacione ose lezione në nivelin e një ose më shumë sektorëve të sistemit artikulator. Janë në rastin e palatoskizis, insufiçenca velare, malformacione të harqeve të dhëmbëve (e dalë, progenic), alterime të mënyrës së kafshimit, palato ogivale, gjuhës kravatë, makroglosia, ipertrofia e adenoideve, rinite të përsëritur/persistent që detyrojnë fëmijën të respiroj me gojën hapur duke shkaktuar dislali me fonemat që artikulohen përmes ngritjes së pjesës anteriore të gjihës.
Dislalitë funksionale: kur shqiptimi i gabuar është i shkaktuar nga një vendosje dhe përdorim i pasaktë i një ose më shumë sektorëve të aparatit fonator: shpesh janë efiçente pak ushtrime gjimnastike të sektorëve të ndryshëm të interesuar në një shqiptim të saktë.
Këto vërehen edhe te fëmijët e vegjël (3-4 vjeç). Në këtë moshë dislalitë konsiderohen si fiziologjike, në fakt, fëmijët e kësaj moshe nuk kanë arritur akoma maturimin e duhur dhe kapacitetin adeguat për të kontrolluar lëvizjet komplekse dhe preçize të nevojshme për një emetim të saktë të tingujve të ndryshëm. Këto dislali regullohen në mënyrë spontane me maturimin e fëmijës. Ndërsa kur zgjasin mbi moshën shkollore, atëherë nuk jam më fiziologjike, por fillojnë të jenë shprehje të një vonese gjuhësore. Shpesh janë forma minore, por nëse lihen pas dore mund të çojnë edhe në vonesa më të rënda, të influecojnë negativisht në rendimentin shkollor, në zgjerimin e fjalorit, të shkaktojë çrregullime edhe në nivelin psikologjik dhe komunikativ. Prandaj problemet gjuhësore, edhe pse të vogla, është mirë që të rregullohen para se fëmijë të shkojë në shkollë. Megjithëse regullimi problemit në periudha të gjatë në stadet normale të zhvillimit është gjithmonë e më e vështirë dhe shpesh herë rezultatet nuk janë shumë mbresëlënëse.
Dislalitë audiogene: shkaktohen nga sëmundje që pengojnë fëmijën të bëj një tingull preçiz dhe si rrjedhojë dhe një shqiptim të gabuar të fonemave të ndryshme. Shkaqet kryesore të këtij tipi dislalie janë shurdhëria dhe otitet rekurente në vitet e para të jetës së fëmijës.
Kur flitet për dislali përgjithësisht mendohet për fëmijët, gjithsesi mund të gjejmë edhe te adultët dhe në rastet kur ata e vuajnë nshumë këtë pjesë, ajo kthehet edhe në një problem serioz në marrëdheniet sociale dhe jetën e tyre të përditshme. Është shumë e rëndësishme takimi me një logoped sepse praktiksht këto janë vështirësi që marrin zgjidhje shumë shpejt.

Cilat janë simptomat? Si ta kuptojmë se bëhet fjalë për dislalinë?
Kjo vërehet kur tek fëmija i foluri është i zhvilluar, pra fëmija arrin të shprehet me fjali, arrin të shprehë lirshëm nevojat, dëshirat, të tregojë një histori rreth asaj çka ka kaluar apo dëgjuar gjatë ditës, por një fonemë e caktuar shqiptohet e mbytur, nuk shqiptohet ose është e zëvendësuar me një shkronjë tjetër.
Prsh fëmijët që kanë vëeshtirësi në shqiptimin e shkronjës “K” mund të shqiptojnë shkronjën “T”, Tali në vend të Kali. Ose mund të vihet re një si i folur francëz në rastet kur fmija ka vështirësi më shqiptimin e shkronjës “R” dhe bën një “R” të shurdhët, mund të dal një “hëë” ose të jetë zëvendësuar në me shkronjën “L”. Kjo mund të ndodhë edhe me shkronjat e tjera si e thamë edhe më lart.

Kur duhet të shkojmë te specialisti?
Te specialisti mjekësor logoped, duhet të shkohet menjëherë sapo kjo gj vihet re, për t’u korrigjuar dhe për të mos patur probleme më serioze në shqiptimin e fëmijës ose në gjendjen e tij emocionale nëse ai kupton se nuk flet mirë dhe ndihet me turp ose i kompleksuar karshi të pjestarëve të tjerë të familjes ose bashkëmoshatarëve të tij ose bie pre e bullizmit në shoqeri për faktin se nuk shqipton korrekt.

Cili është trajtimi për Dislalinë?
Trajtimi logopedik i dislalisë nuk hynë tek vështirësitë serioze. Është një vështirësi që kalohet shpejt.
Në trajtimin logopedik të dislalive ndajmë dy momente:
• Momenti i parë është “gjimnastika” e organeve fonatore të prekur, ose më mirë stërvitja e strukturave fono-artikulatore të gjuhës;
• Momenti i dytë është vendosja fonetike e saktë, dmth e artikulimit të tingullit ose të tingujve të alteruar.
– Ushtrime të gjuhës lart-poshtë, majtas-djathtas, para-mbrapa.
– Hapja dhe mbyllja e buzëve lateralisht, përpara në formë rrethore ose katrore etj.
– Imitimi i fonemave para pasqyrës duke shërbyer prindi si modelues
– Mësimi i rrokjeve të drejta dhe të zhdrejta e më pas mësimi i fjalëve dhe fjalive me shkronjat që fëmija has vështirësi.

Këshilla të nevojshme për prindërit
– Pasi logopedisti ka vendosur tingullin korrekt, do të jetë e nevojshme të ndiqni bashkë me fëmijën tuaj ushtrime për të bërë të mundur të përshtatet me mënyrën e re të shqiptimit të tingullit. Koha që duhet dedikuar është 10-15 min në ditë për një rregullim sa më të shpejtë të problemit dhe për një automatizim korrekt të tingullit. Është e rëndësishme të jepet kohë fëmijës dhe të mos ketë ngutje.
– Për shembull, mund të emërtoni imazhe, ose ti lexoni fjalë një për një fëmijës tuaj, duke ngritur pak zërin në fonemën që duhet korrektuar dhe ta ftoni atë në imitim. Do të jetë e nevojshme të adaptohet një shpirt lojë dhe hareje. Pas pak kohësh fëmija do të ketë mundësinë të emërtoj dhe lexoj vetë emrat e imazheve.
– E nevojshme do të jetë edhe krijimi i pyetjeve, përgjigjia e të cilave janë fjalët që prmbajnë fonemat më të vështira për fëmijën.
Defektet e dislalisë janë vështirësi të cilat mund të zgjidhen me ndihmën e logopedit me 1-4 ose 8-12 seanca në varësi të problemit, moshës, nivelit të përqendrimit dhe kuptueshmërisë së pacientit, por sigurisht edhe në saj të profesionalizmit të logopedit.

PYETJE NGA LEXUESI
Pershendetje. Kam djalin 4.4 vjec dhe ka ca kohe qe po i merret goja. Nuk ishte kshu ne fillim. Goja i ka ardhur pak me vonese, 4 muaj para se te mbushte 3 vjec. I shqiptonte fjalet shume normal, ndersa tani, nxiton dhe i merret goja. Ama kur i them thuaje prape fjalen me ngadale, e thote mire. Do ju isha shume mirenjohese nese do me ndihmonit me nje pergjigje specialisti.faleminderit paraprakisht.

Pergjigja e logopedit: Pershendetje zonje! Djali eshte duke perdorur ate qe quhet belbezim primar.
Kjo gje mund te kaloje vete deri ne moshen 5-6 vjeç nese nuk do i kushtoni shume vemendje ketij problemi.
Nese vazhdon pas kesaj moshe dhe do kemi belbezimin sekondar duhet te filloni ta trajtoni me logoped ose psikolog.
Keshillat qe mund t’ju japim per momentin jane:-
Mos i thoni femijes tuaj thuaj edhe njehere, por flisni ju me ngadale bashke me familjaret tuaj duke ia lene ne dore gjithçka imitimit dhe djali te mos mendoje se ka nje problem serioz. Duke imituar djali te foluren tuaj, mund te filloj te flase me ngadale dhe gradualisht do permiresoje te foluren e vete!
Tregoni perralla ne darke se bashku me femijen duke folur ngadale e duke respektuar shenjat e pikesimit.
Trasmetojini vazhdimisht besim djalit tuaj dhe i thoni se nese do ai mund te flase me mire (nese femija eshte ne dijeni te faktit qe ka veshtiresi ne te shprehur dhe e vuan kete gje).
Te flase me “mikrofon”:- te tregoje nje perralle duke e perdorur smartphonin si telefon dhe t’ju shoh ne sy kur flet me ju ose te tjeret./ MeMjekun.com

 

 

 

 

MSC. Erges Eskiu, Logoped
Nr. Tel: +355 69 74 08 147

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago