Sëmundje infektive

Meningjiti, simptomat, vaksina, profilaksia dhe infektimi

Meningjiti është një inflamacion i meningeve, membranave që riveshin trurin dhe palcën kurrizore dhe shpesh shkaktohet nga një bakter ose virus, por mund të provokohet dhe nga ilaçe të veçanta apo sëmundje.

Simptomat më të zakonshme që shfaqen janë temperatura e lartë, dhimbje koke, ngrirja e qafës, bezdisje të provokuara nga ekspozimi në diell, gjumë i thellë dhe letargji dhe konvulsione.

Këto simptoma zhvillohen shumë shpejt, në pak orë, dhe gradualisht brenda një dite. Meningjiti bakterial është i rrallë, por në pjesën më të madhe të rasteve është mjaft i rrezikshëm për jetën dhe kërkon një trajtim të menjëhershëm.

Ndërsa meningjiti viral, i njohur dhe si meningjiti aseptik, është më i zakonshëm dhe më pak i rrezikshëm. Shpesh nuk diagnostikohet pasi simptomat e saj janë me ato të një gripi normal.

SHKAQET

Në pjesën më të madhe të rasteve shkaktohet nga një infeksion që mund të jetë viral, bakterial ose kërpudhor.

Shumë baktere e viruse që shkaktojnë meningjitin janë të zakonshëm në mjedis dhe të lidhura dhe me sëmundje të tjera shumë të përhapura. Bakteret dhe viruse që infektojnë lëkurën, aparatin urinar, tretës apo respirator që përhapen në gjak deri në meninget, përmes lëngut cerebralo-spinor, lëngu që qarkullon brenda palcës kurrizore.

Në disa raste meningit bakterial përhapet në meninge për shkak të një traume të rëndë në kokë apo një infeksioni të rëndë lokal, si për shembull, infeksioni i veshit, apo sinuziti. (Lexo poshte fotos)

SIMPTOMAT

Të njohim sëmundjen
Dhimbja e kokës është simptoma karakteristike e sëmundjes, e ndjekur më pas nga ngrirja e qafës, pra, paaftësia për të çuar qafën para për shkak të një ngurtësie muskulare.

Simptoma e tretë karakteristike është edhe ndryshimi i gjendjes mendore.

Të tre këto simptoma kryesore janë në rreth 40-50% të rasteve të meningjitit bakteriale.

Përshkrimi i detajuar
Simptomat që njihen tradicionalisht kanë tendencën të zhvillohen në një fazë më të avancuar të patologjisë (13-22 orë nga infektimi), ndërsa simptomat e para shfaqen 8 orë nga infektimi.

Simptomat klasike të meningjitit janë të ndryshme dhe varen nga mosha e të sëmurit dhe shkaku i infeksionit. Meqënëse në të dy llojet mund të shfaqen simptoma të ngjashme të paragripit, sidomos në fazën e parë të sëmundjes, dhe meningjiti bakterial mund të bëhet shumë serioz, ëshë shumë e rëndësishme të diagnostikohet sa më shpejt infeksioni.

Simpomat e para mund të shfaqen papritur ose ngadalë pas disa ditë ftohjesh, hundë të ngarkuara, diarre, të vjella dhe simptoma të tjera të infeksionit.

Mes më të zakonshmeve gjejmë ethe dhe temperaturë, takipnea (frymëmarrje e përshpejtuar), përgjumje dhe letargji, nervozizëm, dhimbje koke, fotofobia (ndjeshmëria e syve ndaj dritës), ngurtësim i qafës, dhimbje muskulare dhe të kyçeve, skuqje të lëkurës dhe konvulsione.

Të porsalindurit e prekur nga meningjiti mund të shfaqin këto simptoma dhe është e vështirë ti qetësosh edhe nëse e merrni në krahë.

Mes simptomave të tjera të meningjitit tek të porsalindurit janë : verdhëza, ngurtësim i trupit dhe qafës, temperaturë, mungesë oreksi, të qarat me një ton shumë akut, zgjatje e fontanelës (pjesa ende e pambyllur kockore e kokës, që ndodhet në pjesën e parme të kafkës)

Meningjiti viral ka tendencën të provokojë simptomat e gjendjes paragripale, si temperatura dhe ftohja, dhe mund të jetë kaq e lehtë sa mund të kalojë pa u vënë re nga mjeku. Pjesa më e madhe e rasteve të meningjitit viral shqërohet brenda 7-10 ditësh, pa asnjë komplikacion.

Meningjiti i menjëherhshëm
Simptomat e meningjitit të menjëhershëm reflektojnë seriozitetin e kësaj forme, që është shumë e rrallë, por në të njëjtën kohë mund të ketë pasoja vdekjeprurëse. Nëse në pjesën më të madhe të rasteve shfaqja bëhet me 3-5 ditë simptoma jospecifike, por që bëhen progresive, mes të cilave nervozizmi, temperatura, të vjellat etj., shfaqja e tyre më e shpejtë tregon se bëhet fjalë për një meningjit bakterial, një çrregullim që një person i ri dhe në shëndet të plotë mund të shkojë të flejë me simptoma të lehta e të mos zgjohet më.

Fatkeqësisht simptomat fillestare janë mbivendosëse ndaj atyre më pak të rënda, duke e bërë të pamundur një diagnostikim të hershëm dhe të parashikojë komplikacionet më të rënda si shfaqja e një edeme cerebrale (fryrje të trutit) që nuk kapet dhe është një nga shkaqet e zakonshme të vdekjes në format akute të meningjitit të menjëhershëm. (Lexo poshte fotos)

KUR DUHET LAJMËRUAR MJEKU

Meningjiti të vret në pak orë, prandaj duhet ti drejtoheni menjëherë mjekut në rast se pranisë së simptomave që përmendëm më sipër. Të porsalindurit që kanë temperaturë, janë të nervozuar dhe letargjikë dhe që kanë pak oreks duhen vizituar nga mjeku një orë e më parë.
Nëse keni qenë në kontakt me një person të prekur nga meningjiti duhet të kontaktoni mjekun për të ditur nëse është e këshillueshme një trajtim parandalues.

INFEKTIMI

Pjesa më e madhe e rasteve të meningjitit, qoftë virale apo bakteriale sjell një infeksion ngjitës që përhapet përmes pikave shumë të vogla lëngjesh që dalin nga goja e hunda e një personi të prekur. Ato transportohen nga ajri kur personi kollitet, tështin, qesh apo flet.Mund të infektojë të tjerët me frymëmarrjen, ose pasi duart e tyre bien në kontakt me to dhe prekin hundën apo gojën.

Infeksioni transmetohet edhe përmes ushqimeve, gotave, pjatave, shamive apo peshqirëve të personave të prekur.

Në pjesën më të madhe infeksioni përhapet tek njerëzit e ngushtë që jetojnë bashkë, si për shembull ata që jetojnë në një shtëpi. Kontakti rastësor në shkollë apo në punë me një person të infektuar nuk transmeton agjentit infektiv.

Meningjiti bakterial
Neisseria meningitidis (meningokoku) është një bakter që jeton natyrshëm dhe pa shkaktuar simptoma në hundë dhe fyt në 1 në 4 persona (mbartës të shëndetshëm). Bakteri nuk është në gjendje të mbijetojë jashtë trupit, prandaj infektimi duhet të ndodh patjetër përmes kontaktit të afërm, si një puthje, kolla apo tështima).

Ndodh shumë rrallë që bakteri të kalojë mbrojtjet e sistemit imunitar duke qëndruar ende aktiv në gjak dhe prandaj nuk është e qartë arsyeja pse disa pacienti zhvillojnë infeksione të saj.

Pneuomokoku është një rast më pak i zakonshëm i meningjitit bakterial, si meningokoku edhe ai jeton normalisht në mukozën e shumë personave, pa bërë asnjë dëm. Ndryshimi i madh është se në këtë rast meningjiti nuk është ngjitës.

Meningjiti viral

Kur ka kontakt të ngushtë me një person që ka meningjit viral mund të preket nga virusi, por nuk mund të shkaktohet meningjit. Më i shpeshtë në fakt është shfaqja e simsptomave të ndryshme si enterovirus apo shyta.

RREZIQET

Disa pacienti që janë të prekur nga meningjiti duhet të jenë në kontrollin e mjekut për më shumë kohë. Mes problemeve më të shpeshta që shhkaktohet nga meningjiti bakteriale janë difekte në dëgjim, dhe në fakt shpesh ndiqen analiza specifike pasi të ketë përfunduar shtrimi në spital.

Komplikacionet e meningjitit bakteriale mund të jenë të rënda dhe përfshijnë probleme nervore si për shembull: shurdhëri, probleme në shikim, konvulsione, aftësi të kufizuara intelektuale.

Mund të goditen dhe zemra, veshkat dhe gjendrat mbiveshkore. Disa fëmijë zhvillojnë probleme nervore që zgjasin për gjithë jetën, por në pjesën më të madhe të të sëmurëve diagnostikohet e kurohet në kohë dhe shërohet tërësisht.

TRAJTIMI

Duke qenë se meningjiti bakteriale mund të jetë shumë i rëndë, një diagnozë e shpejtë është thelbësore për një prognozë pozitive. Pra, nëse mjeku dyshon një rast meningjiti do ju përshkruaj disa analiza që ndihmojnë në formulimin korrekt të diagnozës. Mes tyre është edhe rakicenteza, apo bira lumbare që merr një kampion të lëngut cerebro-spinal.Kjo analizë do të nxjerrë në dritë çdo simptomë të inflamacionit e do të thotë nëse është virus apo bakter që ka shkaktuar infeksionin.

Nëse diagnostikohet (apo thjesht dyshohet) një meningjit bakterial, mjekët do të nisin sa më shpejt të jetë e mundur marrjen e antibiotikëve intravenozë. Gjithashtu duhen pirë lëngje poër të zëvendësuar ato që humbin me temperaturën , djersitjen, të vjellat dhe mungesën e oreksit. Kortikosteroidët (kortizoni) ndihmon në reduktimin e inflamacionit të meningut, sipas shkakut të sëmundjes.

Për komplikacionet e meningjitit bakteriale mund të jetë e nevojshme një terapi shtesë. Për shembull mund të merren ilaçe antikonvulsante për të kuruar konvulsionet. Nëse pacienti është në situatë shoku apo tension të ulët, mund të merren lëngje intravenoze apo ilaçe në gjendje të rrisin presionin e gjakut. Për disa të tjerë mund të jetë i nevojshëm oksigjenimi apo ventilimi mekanik nëse kanë vështirësi në frymëmarrje.

VAKSINAT DHE PARANDALIMI

Vaksinat rutinore janë shumë të nevojshme për parandalimin e meningjitit. Vaksinat kundër gripit, fruthit, shytave, poliomelitit, meningokoku dhe pneumokoku mbrojnë organizimin nga meningjiti i shkaktuar nga këto mikroorganizma.

Gjithashtu dhe një higjienë e mirë është e rëndësishme për të parandaluar çfarëdolloj infeksioni. Në përgjithësi këshillohet të shmangen vendet e mbipopulluara, personat që kanë qenë në kontakt me një të sëmurë janë në rrezik dhe duhet të trajtohen me antibiotikët profilaktik të përshtatshëm. /MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago