Pneumologji

Frekuenca respiratore, vlerat normale dhe shkaqet kur ndryshon

Frymëmarrja është një proces fiziologjik jetësor për njeriun, përmes së cilës garantohet një raport i duhur i oksigjenit në inde, por dhe largimin e dioksidit të karbonit që prodhohet nga metabolizmi i qelizave.

Frymëmarrja përbëhet nga dy faza të ndryshme, frymëmarrja dhe frymënxjerrha, që të dyja përbëjnë aktin respirator, të nevojshëm për shkëmbimin e gazrave në organizëm dhe mjedisin e jashtëm.

Frekuenca respiratore gjatë kohës së qetësisë, n ë kushte normale vlerësohet si numri i akteve respiratore (përfshi frymëmarrjen dhe frymënxjerrjen) që pacienti bën në një minutë.

Një akt respirator në thelb përbëhet nga:
Faza e frymëmarrjes: me një kohëzgjatje që ndryshon nga 1.3 në 1.5 sekonda
Faza e frymënxjerrjes: me një kohëzgjatje që ndryshon nga 2.5 në 3 sekonda;
Pauza: zgjat rreth 0.5 sekonda në përfundim të aktit të frymëmarrjes dhe frymënxjerrjes.

Ndryshime të frymëmarrjes mund të tregojnë praninë e kushteve patologjike në gjendje të modifikojë në vijimësi procesin fiziologjik të aktit respirator dhe frekuencës që kërkojnë një vlerësim nga mjeku specialist.

VLERAT NORMALE TË FREKUENCËS RESPIRATORE

Frymëmarrja normale është e pavullnetshme, e qetë dhe pa sforco dhe rregullohet përmes:

Ritmit, pra rregullsisë së aktiti respirator që në bazë të këtij parametri përcaktohet në i rregullt apo i parregullt.

Thellësia, që përcaktohet duke vërejtuar lëvizjet e kafazit të kraharorit, dhe aktet respiratore në bazë të këtij parametri ndahen në:
Normale,
Sipërfaqësore,
E thellë,
Ose mungon.

Numri i akteve respitarore të bëra nga pacienti në një minutë vlerësohet duke vlerësuar paralelisht
Sforcon e nevojshme për të bërë aktin respirator
Rregullsinë frymëmarrjes
Si dhe karakteristikat e lëvizjes së kafazit të kraharorit.

Tek të rriturit
Vlera e frekuencave respitarore tek të rriturit në kushte normale është mes 16-20 akteve respiratore në minutë.

Tek fëmijët
Numri i akteve respiratore për minutë tek fëmijët ndryshon në bazë të moshës:
30-60 akte tek i porsalinduar mes 0 e 6 muaj;
24-30 akte tek foshnjet mes 6 e 12 muajshe;
20-30 akte për një fëmijë brenda moshës 1 deri në 5 vjeç;
12-20 akte për një fëmijë brenda moshës 6 deri në 11 vjeç;
12-18 akte për një adoleshent mbi 12 vjeç.

SHKAQET E NDRYSHIMIT TË FREKUENCËS RESPIRATORE

Faktorët kryesore që ndryshojnë frekuencën e frymëmarrjes janë:
Ndërtimi i trupit,
Mosha,
Gjinia,
Gjendja shëndetësore,
Aktiviteti tretës,
Temperatura e mjedisit (rrit frekuencën në ambiente me pak oksigjen, si për shembull malet e larta)
Gjendja e etheve
Pozicioni trupit (është më i ulët në pozicionin horizontal)

BRADIPNEA

Me termin “bradipnea: tregohet një ulje e frekuencës së akteve respiratore nën vlerat normale. Tek të rriturit flitet kur aktet respiratore janë nën 16 frymëmarrje në minutë.

Ndërsa tek fëmijët, duke qenë se me moshën ndryshon dhe frekuenca respiratore, bradipnea ndryshon sipas rastit dhe konsiderohet patologjike kur është më e ulët se:
30 frymëmarrje për minutë, deri në moshën 1 vjeç;
25 frymëmarrje për minutë, nga 1 deri në 3 vjeç;
20 frymëmarrje për minutë, nga 3 deri në 12 vjeç;
16 frymëmarrje për minutë, mbi 12 vjeç.

Bradipnea mund të jetë fiziologjike, pra që nuk lidhet me ndonjë sëmundje, për shembull gjatë kohës së relaksimit gjatë një joge, apo tek atletët.

Patologjike, pra pasojë direkte e :
Sëmundjes (kardiake, endokrine, respiratore, neurologjike)
Marrja e drogërave (si heroina dhe opioidët)
Intoksikimi akut nga alkooli, apo ilaçet
Pengesa në rrugët ajrore
Dhe shumë faktorë të tjerë.

Në rastin e bradipneas patologjike, në bazë dhe të shkakut, mund të shfaqen këto shenja e simptoma
dispnea (vështirësi në frymëmarrje e thënë ndryshe dhe “uri për ajër”),
zhurma në kraharo gjatë frymarrjes
asteni (mungesë forcë)
cianozë (shfaqja e ngjyrës mavi në lëkurë)
takikardi (rritje të frekuencës kardiake)
brakikardi (ulje e frekuencës kardiake)
aritmi kardiake
konfuzion mendor,
letargji,
hipoksi
hiperkapnia (rritje e përqëndrimit të dioksidit të karbonit në gjak)

TAKIPNEA

Takipnea është një rritje e frekuencës respiratore, përtej kushteve normale, tek të rriturit korrespondon m 20 akte frymëmarrjeje në minutë, dhe tek fëmijët në bazë të moshës.

Takipnea mund të jetë:
Fiziologjike, e lidhur kryesisht me aktivietin fizik;
Patologjike, për shkak të shumë kushteve ku më kryesoret janë:

Patologjitë kardiovaskulare (anemia, dështimi i zemrës, perikarditi, endokarditi, pamjaftueshmëria kongjestive kardiake)

Patologji respiratore (polmoniti, astma, pneumotoraksi, bronkioliti, fibroza cistike, edma polmonare)
Sëmundje neuorlogjike (masa tumorale, encefalopatia e mëlçisë)
Sëmundje psikiatrike (gjendje ankthi, sulme paniku)
Ilaçet (aspirina, haluçinogjenët etj )
Si dhe gjendja me ethe, dhimbje të forta barku dhe stres.

Shpesh shoqërohet nga dispnea, takikardia dhe ndjesia e lodhjes.

DIAGNOZA

Ndryshimi i frekuencës respiratore mund të lidhet, siç pamë dhe më lart me shumë patologji: diagnoza dhe diagnoza diferenciale bazohet në një anamnezë të mbledhur me kujdes, në një vizitë të vërtetë (sidomos për auskultation të gjoksit) dhe në analiza të ndryshme në laborator dhe radiologji si:

Analizat e gjakut
Hemogazanaliza
Spirometria
Bronkoskopia polmonare me biopsi
Radiografi e gjoksit

TRAJTIMI

Trajtimi varet nga shkaku i ndryshimit të frekuencës respiratore, por qëllimi final është rikthimi i intervalit korrekt të akteve respiratore.

Ndryshimet fiziologjike të frymëmarrjes konsiderohet normale dhe kanë tendencën të zgjidhen në mënyrë spontante. /MeMjekun.com

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago