Laborator dhe Radiologji

Çfarë tregon analiza e PSA-së për shëndetin e prostatës

PSA (nga anglishtja: Prostate-Specific Antigen, pra antigjeni prostatik specifik) është një proteinë që prodhohet nga qelizat e gjendrës së prostatës. Analiza mat nivelin e saj në gjak.

Për këtë analizë një kampion gjaku dërgohet në laborator dhe rezultatet jepen me nanogram për mililitër (ng/mL) në gjak.

Nivelet e kësaj molekule në gjak shpesh rriten tek personat me kancer të prostatës.

Kjo analiza është miratuar nga FDA amerikane në 1986 për të monitoruar evoluimin e sëmundjes tek personat me diagnozën e tumorit.

Përveç kancerit të prostatës, niveli i saj mund të rritet dhe nga gjendje të natyrës jokanceroze, ku më të njohurat janë prostatiti (inflamacion i prostatës) dhe hipertrofia prostatike beninje (rritje në përmasa e prostatës).
Për këtë arsye sot kjo analiza nuk përdoret si një shënjues tumoral, por një e dhënë për shëndetin e prostatës. PSA është një antigjen specifik për inde dhe jo për indin tumoral. Kjo do të thotë që prodhimi i saj ndodh dhe në mungesë të një tumori.

Nuk ka prova që prostatiti apo hipertrofia beninje e prostatës të favorizojnë formimin e kancerit të saj, por është e mundur që një person që ka një prej tyre të zhvillojë dhe tumorin. Debati më i madh për këtë analizë është se një “screening masiv” i popullatës do të lejonte një diagnozë të hershme të shumë rasteve të tumorit (njësoj siç veprohet me kancerin e gjirit tek gratë kur në muajin tetor bëhet dhe fushata për të).

VLERAT NORMALE

Në të shkuarën pothuajse të gjithë mjekët konsideronin vlera normale të PSA të njëjta ose më pak se 4.0 ng/mL, dhe biopsia e prostatës për kancerin e saj do të kërkohej tek personat që e kishin vlerën më të lartë se kaq. Por studimet e fundit kanë treguar se dhe ata që kanë PSA në nivel më të ulët se kaq kanë pasur kancer, ashtu si dhe ata me nivel më të lartë se kaq që nuk kanë pasur kancer.
Për më tepër që nuk ka unanimitet në limitin superior të normalitetit si për shembull:

NHS britanike ka normale vlerën 3.0 ng/ml
Humanitas i vendos limitet sipas moshës
40-49 vjeç: 2.5 ng/mL,
50-59 vjeç: 3.5 ng/mL,
60-69 vjeç: 4.5 ng/mL,
70-79 vjeç: 6.5 ng/mL.
Ashtu si dhe fakulteti i mjekësisë i Universitetit të Harvardit.

Megjithatë në përgjithësi, më i lartë të jetë niveli i PSA tek një individ, më e madhe është mundësia që të ketë një kancer të prostatës. Për më tepër, rritja e vazhdueshme e nivelit të PSA mund të jetë shenjë e kancerit të prostatës.
Pas një prostatektomie radikale (pra heqjes kirurgjike të prostaës) vlerat duhet të rivendosen (një rezultat më i vogël se 0.2 ng/ml) në harkune rreth një muaji dhe kjo duhet të mbetet.

PËRGATITJA

Do të jetë e nevojshme të shmangni derdhjet 24-48 orë para se të merret kampioni, pasi mund të lidhet me nivele të rritura të PSA.

Këshillohet të mos bëni aktivitet intensiv fizik dy ditë para se të bëni analizën
Ndonjë infeksion i mundshëm urinar mund të ndikojë në rezultat
Kampioni duhet të merret para se mjeku të vijojë me skanerin digjital të rektumit (ERD) dhe para (ose në distancë me disa javë) të një biopsie prostatike, pasi të dyja këto kushte mund të rrisin vlerat.

VLERAT E LARTA

Vlerat e larta të PSA janë të lidhura me një mundësi më të madhe për të pasur kancer të prostatës:

Dhe shpesh vlera rritet para shfaqjes së simptomave pra muaj apo vite para.

Prandaj analiza është një mjet i rëndësishëm në “screening” të skanerit prostatik, por jo vetëm. Ka kushte të tjera që mund të çojnë në rritjen e PSA, e në veçanti:
Rritja e përmasave të prostatës
Prostatiti (infeksion i prostatës)
Infeksionet e rrugëve urinare
Analizat e fshikëzës (cistoskopia) apo të prostatës (biopsia)
Raportet e fundit seksuale

ÇFARË BËHET NËSE VLERAT JANË TË LARTA?

Nëse ka nivele të larta të PSA personi, në mugnesë të simptomave, vendos ti nënshtrohet “screening” të kancerit të prostatës.Mjeku rekomandon një ripërsëritje për të konfirmuar gjetjen fillestare. Nëse të dhënat konfirmohen mjeku më pas rekomandon monitorimin e personit me analiza, e vizita me intervale të rregullt për të parë nëse ka ndonjë ndryshim.

Nëse niveli i PSA vijon të rritet apo vvihet re ndonjë nodul e dyshuar gjatë ERD-së, mjeku mund të rekomandojë analiza të tjera për të përcaktuar natyrën e problemit. Mund të kërkohet një analizë urine për infeksionin urinar, apo ekografia transrektale, radiografi e cistoskopia.

Mjeku do të sugjerojë biopsinë vetëm në rast se dyshon për kancerin e prostatës./ MeMjekun.com
Material i përshtatur nga cancer.gov

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago