Mirëqenie

Disfagia apo vështirësia në gëlltitje/ Si trajtohet

Disfagia është vështirësia në gëlltitje. Njerëzit me disfagji ndonjëherë nuk janë të vetëdijshëm nëse e kanë ose jo.

Mund të jetë një ndjesi që sugjeron vështirësi në kalimin e solideve ose lëngjeve nga goja në stomak, mungesë e ndjesisë faringjale ose pamjaftueshmërisë të mekanizmit të gëlltitjes. Disfagia dallohet nga simptomat e tjera përfshirë këtu odynophagia, e cila përkufizohet si gëlltitje e dhimbshme, dhe globus, që është ndjesia e një gunge në fyt. Një person mund të ketë disfagi pa odynophagia (mosfunksionim pa dhimbje), odynophagia pa disfagji (dhimbje pa mosfunksionim) ose të dyja së bashku. Një disfagi psikogjene njihet si fagofobi. Disa shenja dhe simptoma të dysfagisë orofaringeale përfshijnë vështirësi për të kontrolluar ushqimin ose pështymën në gojë, vështirësinë në fillimin e një gëlltitje, kollitjen, mbytjen. Vendi aktual i obstruksionit është gjithmonë në ose nën nivelin në të cilin perceptohet niveli i pengesës. Simptoma më e zakonshme e dysfagisë ezofageale është pamundësia për të gëlltitur ushqim të ngurtë.

Lexo edhe- Vështirësitë në gëlltitje, ja çfarë janë

 

KOMPLIKACIONET

 

Komplikimet e dysfagisë mund të përfshijnë aspirimin, pneumoni, dehidrim dhe humbje peshe.

Klasifikimi
Disfagia klasifikohet si më poshtë:

Disfagia orofaringeale
Disfagia ezofageale dhe obstruktive
Simptomat neuromuskulare komplekse
Disfagia funksionale (përcaktohet në disa pacientë se nuk ka ndonjë shkak organik për disfaginë që mund të gjendet).

TRAJTIMI LOGOPEDIK

Trajtimi logopediki i disagisë orafaringeale konsiton në riaftësimin e ushqyerjes së pacientëve me mënyrën e duhur të gëlltitjes dhe kollitjes.
Ushtrime per tonusin dhe levizshmërinë e buzëve.
Manovra posturale e terheqjes së kokës mbrapa gjatë gëlltitjes.
Ushtrime të thithjes së faqeve kombinuar me aktin e gëlltitjes
Presim te buzës së poshtme me ndihmën e gishtave
Ushtrime të lëvizjes së gjuhës majtas- djathtas- lartë- poshtë.
Ushtrime të lëvisjes së gjuhës anteriore- posteriore.
Manovrime të ruajtjes së rrugëve ajrore supraglotike
Ushtrime te ngritjes laringeale
Ushtrime te vibrimit të gjuhës dhe buzëve
Kthimi i kokës në drejtimin e kompromentuar gjatë aktit të gëlltitjes
Ushtrime glotike
Manovra Shaker

Dr.Gentjana Sinaj
Logopede dhe pedagoge në Universitetin e Mjekësisë Tiranë
Tel: +35569 74 08 148

MeMjekun

Recent Posts

Regjimi ushqimor MIND për një tru të shëndetshëm

Regjimi ushqimor MIND (Mediterranean-DASH Intervention for Neurodegenerative Delay ) është një model i të ngrënit…

3 weeks ago

Studimi i fundit, përfitime apo rreziqe nga “intermittent fasting”?

Në anglisht njihet me termn "Intermittent fasting", pra agjërim me ndërprerje dhe është një ndër…

1 month ago

TË NJOHIM ILAÇET/ Adalimumab për artritin, çfarë duhet të dimë?

Adalimumab është përbërës aktiv në klasën e imunosupresantëve dhe frenuesve të faktorit alfa të nekrozës…

2 months ago

PSIKOLOGJI/ Vetërregullimi i emocioneve, të heshtësh kur ke shumë për të thënë

Teoria e Vetëvendosjes njihet ndërkombëtarisht si SDT, pra procesi i rregullimit integrues të emocioneve. SDT…

2 months ago

Çfarë është Hepatiti B? Këshilla për parandalimin dhe trajtimin

Hepatiti B është një infeksion serioz i mëlçisë i shkaktuar nga virusi i hepatitit B…

2 months ago

Depresioni tek adoleshentët, si ta njohim dhe të ndihmojmë?

Depresioni tek adoleshentët (mosha 13-17 vjeç) është një çrregullim serioz shëndetësor. Është më shumë sesa…

2 months ago