Mirëqenie

Krioterapia apo terapia e të ftohtit, çfarë duhet të dini për qeset e akullit

Përkufizimi krioterapi vjen nga greqishtja e vjetër që do të thotë “trajtimi me të ftohtë”. Krioterapia futet në metodat e reja të trajtimit, që ka lulëzuar në këto dhjetëvjeçarët e fundit për trajtimin e disa gjendjeve estetike dhe mjekësore.

Në të vërtetë, krioterapia ka origjina të lashta. Vetitë terapeutike të të ftothtit diheshin që në kohët e lashta por janë dashur dekada të pritje për të vendosur dhe treguar se kjo terapi nëse përdoret siç duhet mund të zgjidhë mjaft çrregullime.

Pra, krioterapia nuk është një mjekësi alternative e bazuar në supozime empirike. Kjo teknikë i ka rrënjët tek e shkuar dhe tradita dhe me kalimin e viteve shkencëtarët dhe mjekët e kanë rafinuar më shumë, për ta bërë një terapi kurative me të gjitha efektet e tij.

Dihet që mjekësia ka bërë hapa gjigante, por krioterapia aktuale ka mbajtur, në disa aspekte, konceptet bazë: të ftothtin, që më parë mendohej si një mjet për të lehtësuar dhimbjet më të thjeshta si ethet, dhimbjet muskulare, ndërsa sot përdoret për të trajtuar shqetësimet dermatologjike si lythat, aknet, shenjat, neoplazmat dhe melanomat.

AKULLI DHE KRIOTERAPIA

Vendosja e akullit pas një traume apo çrregullimi të aparatit muskolo-skeletrik mund të kuptohet si forma më e thjeshtë e terapisë së të ftohtit.

Përdorimi i akullit në lëndime apo traumat musko-skelektrike në fakt ndihmon në reduktimin e perceptimit të dhimbjes, falë efektit analgjezik, (qoftë dhe të përkohshëm) të të ftohtit në zonën që trajtohet. Hipotemia në lëkurë pengon transmetimin e impulseve të dhimbjes. Ndërsa akulli përdorej për të lehtësuar ënjtjet, efekti antiedemogjen është i lidhur me vazokonstruksionin e induktuar, i cili parandalon gjakderdhjen. Megjithatë, muskujt nuk qëndrojnë të kontaktuar në temperatura të ulëta: edhe në këtë rast akulli përdoret për të lehtësuar muskujt, pasi kur vendosen në kontakt me një burim të ftohtë relaksohen.

Në disa raste përdorimi i të ftothtit duhet të kombinohet me fashimin elastik në mënyrë që të ngjeshet zona: për këtë koha e shërimit përshpejtohet.

EFEKTET

Efektet në organizëm
Pratika e krioterapisë mund të jetë e dobishme organizmin; për këtë është një teknikë që ka shumë aspekte dhe që mund të përdoret për të trajtuar llojet ë ndryshme sëmundjesh. Më poshtë do të përshkruhen efektet kryesore që terapia e të ftohtit ushtron në inde dhe pjesë të ndryshme të trupit.

Sistemi qarkullues

Në nivelin vaskular, krioterapia e aplikuar nxit shtrëngimin e enëve të gjakut sipërfaqësore e ndjekur nga vazokonstruksioni sistemik. Një efekt i tillë është i qëndrueshëm deri sa të arrijë në 15 gradë celsius, ndërsa nën këtë kufi ka efektin e kundërt pasi bllkon fibrat nervoze dhe nervat nuk arrijnë të transmetojnë sinjalin e të ftohtit.

Sistemi nervor

Krioterapia vepron në nivelin nervor duke reduktuar shpejtësinë e transmetimit të sinjaleve.

Metabolizmi

Krioterapia ka veprim dhe në nivel metabolik; pas aplikacionit të të ftohtit metabolizmi indor pëson një ngadalësim, për faktin se dobësohet reaksioni metabolik-biokimik.

Aparati muskular
Në nivel muskular terapia e të ftohtit është e dobishme për relaksimin e indeve dhe lirimin e muskujve. Dhe në këtë rast efekti i krioterapisë është i dyfishtë dhe plotësues. Muskuli i përgjigjet me një rritje apo reduktim të tonifikimit. Kjo varet nga koha e aplikimit të të ftohtit në zonën e dëmtuar. Nëse aplikimi i akullit bëhet në një kohë të shkurtër shoqërohet me një rritje të tonit muskular, jep efektin e kundërt nëse aplikohet për një kohë të gjatë.

LLOJET E KRIOTERAPISË

Krioterapia e përgjithshme, lokale dhe sistemike

Aktualisht, janë lloje të ndryshme të krioterapisë për të trajtuar shqetësime të ndryshme, që nga ato estetike tek shqetësimet kockore dhe muskulare, deri tek trajtimi i patologjive edhe më të rënda, si për shembull disa lloje tumoresh lëkure.

Në parim mund të themi se tipet kryesore të krioterapisë që përdoren sot janë të përgjithshme, lokale dhe sistemike.
Edhe pse të gjitha teknikat krioterapeutike përdorin të ftohtin, janë të ndryshme mes tyre dhe përdoren për qëllime të ndryshme.

Krioterapia e përgjithshme

Krioterapia e përgjithshme është një teknikë shumë delikate, e kryer me anestezinë totale të pacientit: praktikohet veçanërisht në ndërhyrjet kardio-kirurgjikale, ku temperatura e e të sëmurit zbret nën 30 gradë Celsius. Ajo kryhet me anë të rezervuarëve ngrirës të dyfishtë, në zgavrën e të cilit qarkullon një lëng që avullon shpejt.

Krioterapia lokale
Krioterapia lokale është shumë më e thjeshtë dhe përdoret duke aplikuar akullin direkt në pjesën e dëmtuar për të zvogëluar inflamacionin dhe dhimbjen. I ftohtit nëse nuk përdoret siç duhet mund të japë efekte të rënda anësore.

Krioterapia sistemike

Krioterapia sistemike (e njohur edhe si Whole Body Cryotherapy ose WBC) është një teknikë e veçantë krioterapie në fushën estetike dhe sportive, edhe pse së fundmi mjekët propozojnë përdorimin e saj dhe në fushën mjekësorë. Ajo përdoret në fushën e sportit për të reduktuar dhimbjet dhe inflamacionin në raste traumash apo mbingarkesë muskulare dhe tendinat.
Krioterapia sistemike bëhet përmes kriodhomave në dy dhoma ose një kriosauna.

LLOJI I PËRDORUR MË GJERËSISHT I KRIOTERAPISË

Lloji i përdorur më gjerësisht edhe në Shqipëri dhe që është më antiku janë borsat e akullit që veprojnë në një zonë të caktuar. Si alternativë për to përdoren edhe qeset me polivinil. Këto qese mbyllin një xhelatinë të veçantë kimike që mbahet në ngrirës dhe bën të njëtëjn veprim si akulli në lëkurë. Kur efekti i saj zbehet, qesja vendoset sërish në ngrirës për tu ripërdorur./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago