Laborator dhe Radiologji

Analiza e fazës së mpiksjes së gjakut, si ta kuptojmë INR dhe PT

Koha e protrombinës (PT) është një analizë gjakut që mat kohën e nevojshme për mpiksjen (koagulimin) e pjesës së lëngshme (plazmës) të gjakut; në vecanti llogaritet duke vlerësuar sipas nevojave kampionin e gjakut për të formuar një mpiksje pas shtimit të një reagenti specifik. Nga kjo vlerë mund të llogaritet si një masë e derivuar INR.

Edhe koha e tromboplastinës pjesore (PTT) që shumë shpesh quhet edhe analiza e tromboplastinës pjesore aktive (APTT) është një analizë që vlerëson aftësitë e një personi për të formuar mpiksjen e gjakut në mënyrë korrekte.

Të dyja analizat masin kohën e nevojshme (në sekonda) të formimit të mpiksjes (koagulimit) pas shtimit të reagentit/ëve, prandaj:

Vlerat mbi normën tregojnë një kohëzgjatje të kohës, me një rrezik të mundshëm hemorragjie,

Vlerat e ulëta tregojnë një shpejtësi të tepërt dhe lehtësi mpikseje, me një rrezik të formimit të trombeve.

SERIA E VEPRIMEVE TE MPIKSJES

Kur organizmi ka si nevojë formimin e mpiksjes, për shembull pas një plage, aktivizon një seri komplekse reaksionesh të një pasnjëshme që si rezultat final ka mpiksjen e gjakut.

APTT përdoret për të vlerësuar rrugën thelbësore të mpiksjes (koagulimit) dhe rrugët e zakonshme të mpiksjes pra protrombina, fibrogjeni, precalicrein (PK) dhe kininogjeni me peshë të lartë molekulare (HK)

Ndërsa analiza e PT vlerëson rrugët e zakonshme të koagulimit.
Të dyja analizat masin shqetësime dhe defekte të ndryshme

Çfarë është INR?
INR (nga anglishtja International Normalized Ratio) është një e dhënë laboratorike që tregon raportin midis vlerës aktuale të PT me vlerën e PT të një mostre normale të gjakut.
Nevoja e këtij indeksi të ri lindi pas vëzhgimit të rezultateteve të ndryshme nga laboratorë të ndryshëm përsa i përket kohës së protrombinës, gjë që e bën të pamundur të ballafaqohen vlerat e kryera me pajisje të ndryshme. Në 1983 OBSH rekomandoi kalimin në International Normalized Ratio (INR).

Vlera e INR llogaritet si raporti mes kohës së protrombinës së pacientit (PT) dhe kohës së protrombinës së një grupi të kontollit, që merr parasysh ndryshueshmërinë e rezultateve të mara duke përdorur sisteme të ndryshme tregtare në llogaritjen përfundimtare, e që ka një numër indeksi të pavarur nga pajisja dhe reagenti i përdorur.

INR përdoret sidomos tek pacientët që marrin ilaçe antikoagulante për shqetësime si:

Fibrilacioni atrial,
Prania e valvulave kardiake artificiale,
Trombozat e thella venoze
Embolia polmonare
Sindromi i antitrupave antifosfolipide
Disa raste specifike të infarktit.

Trajtimi ka si objektiv ta bëj gjakun më fluid dhe të reduktojë në minimum rrezikun e formimit të trombit (mpiksja e gjakut që pengon fluksin e gjakut)

Vihet re se pjesa më e madhe e laboratorëve raportojnë si vlerat e PT dhe ato të INR kur kërkohet analiza e PT.

VLERAT NORMALE

Për arsyet e shpjeguara më herët më poshtë do të shohim vlerat referuese të INR-së, duke iu referuar vetë raportit për vlerësimin e një diapazoni normal të PT dhe APTT.

Aspekti më i rëndësishëm që duhet të kuptojmë për vlerësimin e INR është se sa më e madhe të jetë vlera, aq më fluid është gjaku.

Tek personat e shëndetshëm vlera e INR është e mjaftueshme të jetë më e vogël ose e njëjtë me 1.1.
Tek pacientet që marrin antikoagulantë është e nevojshme që vlera të jetë më e lartë, tipike brenda intervalit 2.0 dhe 3.0.
Ose edhe më e lartë tek pacientet me valvul kardiake mekanike, ku është e nevojshme të jepen vlerat përfshi mes 2.5 dhe 3.5.

KUR KËRKOHET ANALIZA

Analiza kërkohet tek pacientët në trajtim me antikoagulantë, por ka disa udhëzime të tjera ku mund të jetë i nevojshëm studimi i PT:

Diateza hemorragjike (tendenca e gjakosjes) tek pacientët me mungesë të theksuar të faktorëve të mpiksjes siç janë fibrogjeni dhe faktorët II, V, VII apo X, që sjell një tendencë të tepruar të gjakosjes, (gjak nga hunda, vështirësi të mpiksjes në plagët e vogla, ose gjakderdhje nga mishrat e dhëmbëve)
Formimi i trombeve në vena apo arterie
Pacientë me patologji të mëlçisë në fazën përfundimtare./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago