Të njohim ilaçet/suplementet

Vaksina ndaj meningjitit, llojet dhe efektet

Mengjiti është një inflamacion i meningeve, membranave që mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore.

Inflamacioni i tyre shkaktohet gjithmonë nga një infeksion që mund të provokohet nga një virus, bakter apo mikroogranizma të tjerë.

Mes bakterëve që shkaktojnë më shpesh meningjitin janë:

Neisseria meningitidis (meningokoku), nga të cilat ka disa serotipe (A, B, C, Y, W135, X),
Streptocoçus pneumoniae (pneumokoku),
Haemophilus influenzae.

Nga tre bakteret më agresivi është meningokoku i serogrupit C, që bashkë me atë B është ai që shfaqet më shpesh.

Forma më efikase e parandalimit të meningjitit të llojit baketarial është vaksina për të cilën ekzistojnë disa formulime:

meningokoku:
vaksina e konjuguar kundër meningokokut të serogrupit C (MenC)
vaksina e konjuguar tetravalente që mbron nga serogrupet A, C, Ë e Y,
vaksina kundër meningokokut të tipit B: që mbron ekskluizivisht kundë këtyre serogrupeve; pneumokokut dhe Haemophilus influenzae.

Vaksina kundër meningokokut B është ndër më të rekomanduarat por që në Shqipëri nuk përfshihet në kalendarin e vaksinimit.

A duhet të vaksinohen dhe të rriturit?

Specialistët thonë se vaksinimi i të rriturve nuk është i rekomanduar vetëm nëse paraqiten faktorë rreziku ose kushte” që e kërkojnë atë.

Sa zgjat mbrojtja?

Kohëzgjatja e efektit varet nga lloji i vakinës, mosha kur bëhet dhe nga karakteristikat individuale; rekomandohet që në adoleshentë duke qenë se statistikisht është mosha më në rrezik.

VAKSINA KUNDER MENINGOKOKUT

Ka 13 serotipe të ndryshme të meningkokut, por ato përgjegjëse janë A, B,C Y dhe W135

Për t’u mbrojtur nga këto baktere janë tre vaksina të disponueshme, plotësuese mes tyre.

Meningokoku B
Vaksina që mbron nga meningokoku B ka një kosto të lartë, mbi 100 euro. Ajo parshikon tre doza për foshnjet përfshi mes 2 e 5 muajshe, dhe dy doza për fëmijë dhe të rritur.

Por kanë dhe efekte anësore, dhe më të zakonshme tek fëmijët deri në 10 vjeç kujtojmë:
Çrregullime në ushqim
Përgjumje,
Të qara jonormale
Dhimbje koke
Diarre
Të vjella
Kruarje të lëkurës
Dhimbje gjymtyrësh
Temperaturë
Dhimbje në vendin e injektimit
Eritema në vendin e injektimit
Forcim i vendit të injektimit
Nervozizëm.

Adoleshentët dhe të rriturit mund të kenë:
Dhimbje koke
Naueza
Dhimbje muskulare dhe gjymtyrë
Dhimbje, ënjtje, forcim eritemë të vendit të injektimit.

Në përgjithësi këto efekte të padëshirueshme kanë tendencën të zhduken pas pak ditësh, por në rast dyshimesh duhet të verifikohen te pediatri apo mjeku.

Ndërkohë vaksina tetravalente është ndaj meningjitit të serotipeve A, C, W dhe Y dhe çmimet e tyre variojnë në 80-90 euro./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

10 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

11 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

11 months ago