Mirëqenie

Çfarë janë stomat e zorrëve dhe si higjienizohen

Me termin “stoma e zorrëve” kuptojmë hapjen e murit të barkut, krijuar kirurgjikisht, ku lidhet një pjesëe e zorrëve, duke lejuar kështu daljen e materialit organik të saj.

Stoma është e domosdoshme kur ka patologji që kanë të bëjnë me zorrën e trashë dhe rektumin, kur nuk janë në gjendje të kryejnë aktivitetin e tyre fiziologjik. Patologjitë kryesore që kërkojnë stomën e zorrës janë tumori kolorektal, sëmundja e Crohn, divertikuloza, bllokim i zorrëve dhe trauma abdominale.

Stomat mund të klasifikohen sipas vendndodhjes së tyre në bazë të pjesës së zorrës ku bëhet ndërhyrja kirurgjikale në murin e barkut:

Ileostomia: lidh një pjesë të zorrës së hollë të quajtura ileum me murin e barkut dhe ndodhet në kuadratin e poshtëm të djathtë të barkut. Materiali që del nga kjo lloj stome është i lëngshëm.

Cecostomy: është ndërhyrja që lidh atë që quhet zora qorre që ndodhet në pjesën e fundit të zorrës së trashë me murin e barkut dhe ndodhet gjitashtu në kuadratin e poshtëm të djathtë të barkut si ileostomia.

Kolostomia: është ndërhyrja kirurgjikale nëpërmjet të cilës mundësohet lidhja (anastomoza) e zorrës së trashë me lëkurën e barkut. Kolostoma zakonisht hapet në pjesën e poshtme majtas të barkut dhe fillon të funksionoj në ditën e tretë ose të pestë pas operacionit. Fillimisht në qesën e kolostomisë vijnë gazrat, më pas jashtëqitja. Kjo tregon se gjithçka po shkon ashtu siç duhet. Meqenëse në zorrën e trashë prodhohen shumë gazra, për kolostomitë preferohet përdorimi i qeseve me filtër.

Në disa raste stomia e zorrëve mund të ketë si qëllim ti japë kohën e nevojshme traktit të zorrëve të prekur nga patologjia që të shërohet. Bëhet fjalë për stoma të përkohshme me funksion mbrojtës ndaj zorrëve dhe që mbyllen me rikanalizimin pasues pas trajtimit. Por në rastet e rënda mund të kërkohet një stomë e përhershme.

Në momentin që bëhet në mënyrë kirurgjikale, stoma ka nevojë për trajtim specifik dhe vëmendje të veçantë. Stoma nuk ka mbaresë nervore dhe as muskuj, prandaj personi e ka kontrollin vullnetar të eliminimit të feçes. Për këtë arsye mbi stomë vendoset një qese që mbledh materialet fekale.

QESJA

Sistemi i mbledhjes së materialit organik është projektuar për të garantuar siguri dhe rehati të atij që e mban për të zvogëluar ndikimin që mund të ketë dalja e gazrave dhe erërat e pakëndshme në jetën e përditshme. Ato mund të klasifikohen në sisteme me një pjesë dhe me dy pjesë:

Sistemi me një pjesë: është e ndërtuar nga një qese ngjitëse me një unazë ngjitëse të inkorporuar. Përmasat e unazës ngjitëse janë sipas përmasës së stomës. Një sistem i thjeshë në përdorim. Ai kërkon një ndryshim komplet një herë në ditë.

Sistemi me dy pjesë: përbëhet nga dy pjesë të ndara, një qese adezive me një unazë me diametër të brendshëm që rregullohet dhe që pritet sipas përmasave të stomës dhe një qese tjëtër mbledhëse, të bashkuara mes tyre me një sistem mbyljeje. Ky ssitem mund të lihet për disa ditë (4-7 ditë sipas produktit), dhe kjo është arsyeja pse ky sistem është më i përshtatshëm për stomat, kur lëkura ku është bërë ndërhyrja është ende e skuqur dhe e irrituar dhe kërkon të qetësohet.

Sipas llojit, qesja mund të jetë ose e hapur ose e mbyllur në fund. Ato me fund të hapur përdoren për të mbledhur materialin e lëngshëm si në rastin e ileostomive dhe Cecostomy-ve.

Ndërsa ato me fund të mbyllur përdoren për materiale që kanë formë solide siç është feçja dhe ndërrimi bëhet më i shpeshtë.

HIGJIENA E STOMES

Higjiena e stomës nuk kërkon një teknike aseptike dhe mund të bëhet me një teknikë të pastër përmes përdorimit të ujit dhe sapunit neutral.

Procedura e higjienës së stomës dhe zëvendësimi i sistemit të mbledhjes parashikon këto hapa:

Lani me kujdes duart për të parandaluar kontaminimin e lëkurës peristomale dhe mukozës së stomës.
Merrni një pozicion komod për të arritur lehtësisht tek stoma.

Hiqni garzën nga lart poshtë, duke e lagur lëkurën nëse është e nevojshme për të favorizuar heqjen e ngjitësit. Mos përdorni produkte alkooli për të hequr ngjitësen pasi irriton lëkurën. Nëse përdorni produkt me bazë vajore, duhet ta lani menjëherë lëkurën më pas, pasi pengon qesen e re të vendoset si duhet.
Pastroni stomën dhe lëkurën peristomale me ujë dhe sapun neutral me një tampon në mënyrë delikate. Mundet që pas pastrimit të stomës të ketë gjakosje të ogël, dhe kjo për shkak të mikrolezioneve të mukozës stomale. Shihni lëkurën që pastroni dhe lajmëroni mjekun nëse shfaqen lezione apo reaksione të dyshuara alergjike nga materiali ngjitës.
Thani stomën dhe lëkurën peristomale me tampon.
Masni diametrin e stomës dhe priteni diametrin e unazës ngjitëse. E rëndësishme është që vrima të mos tejkalojë më shumë se 3 mm nga lëkura e stomës, pasi ekspozimi i zgjatur i lëkurës ndaj feçes mund të shfaqë lezione peristomale.
Aplikoni sistemin e ri të mbledhjes duke vijuar me ngjitjen e qese nga poshtë lart, në mënyrë që të shihni stomën deri në fund të procedurës.

Gjatë dushit është e mundur, nëse zgjidhni të hiqni qesen, të aplikoni një mbulojë për stomën. Gjithashtu duhet të mbani mend se kjo pajisje ka nevojë për ndërrim të shpeshtë, (maksimumi çdo dy orë) pasi është në gjendje të mbledhë vetëm një sasi të vogël feçe./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago