Të njohim ilaçet/suplementet

Norfloksacina, pse përdoret dhe efektet anësore

Norfloksacina (angl: norfloxacin) është një antibiotik që i përket grupit të quinolone-ve, që vepron si një baktericid me spektër të gjarë ndaj mikroorganizmave patogjenë aerobë gram-negativ dhe gram-pozitiv.

Lexo edhe- Djegie dhe bezdisje gjatë urinimit? Shkaqet, rreziqet dhe trajtimi

Ai pengon sintezën bakteriale të acidit dezoksiribonukleik. Falë fuqisë së tij baktericide është efikas ndaj mikroorganizmave rezistentë ndaj ilaçeve të tjera.

KUR REKOMANDOHET PËRDORIMI I NORFLOKSACINËS

Norfloksacina i përket grupit të ilaçeve antiseptike të traktit urinar. Përdoret në trajtimin e infeksioneve të traktit urinar ku gjejmë:

Cistitet: pezmatimi akut i fshikëzës së urinës
Infeksione kronike dhe të shpeshta të traktit urinar
Cistopieliti: me pezamtimin e fshikëzës dhe të legenit renal

Duhet të bëhet kultura e urinës për të analizuar shkallën e ndjeshmërisë dhe trajtimin e mirkoroganizmit përgjegjës për infeksionin.

DOZAT

Mbi të gjitha duhet thënë se ky ilac duhet të merret me stomakun bosh, pra, një orë ose dy orë para ngrënies. Udhëzimet varen nga rezultatet e kulturës së urinës dhe shkalla e sëmundjes.

Të rriturit e prekur nga infeksione të traktit urinar mund të marrin një kokërr në 12 orë, për një periudhë nga 7 në 10 ditë. Por, në rastet e cistitit akut jo të rëndë, trajtimi mund të reduktohet dhe varion nga 3 në 7 ditë.

Në rastet e infeksioneve kronike, trajtimi shtrihet deri në 12 javë. Në rastet e rezultateve pozitive brenda javës së katërtm, doza reduktohet në një herë në ditë.

EFEKTET E PADËSHIRUESHME

Efektet më të zakonshme të padëshirueshme janë reagimet gastrointestinale, psiqike dhe në lëkurë. Mund të shfaqen dhe nauzea, dhimbje koke, marrje mendsh, djegie në stomak, dhimbje dhe diarre.

Por kjo nuk është e gjitha: mund të shfaqen dhe efekte të tjera të pëdëshirueshme që janë më pak të shpeshta por që mund të bëhen të rënda në disa raste.
Reaksionet e mbindjeshmërisë dhe çrregullimet gastrointestinale mes të cilave:
Anafilaksi
Angioedemë
Dispnea
Vaskuliti
Urtikarie
Artritit
Mialgjia

Lëkura dhe indi nënlëkuror

Janë regjistruar dhe raste të ndjeshmërisë ndaj dritës tek pacientët e trajtuar me norfloksacine. Nëse shfaqen këto shenja duhet patjetër të ndërpritet trajtimi. Gjithashtu gjatë trajtimit duhet të shmangni ekspozimin direkt në diell për të parandaluar këto rreziqe. Ndërkohë mund të shfaqen reaksione të tilla si
Dermatiti eksfoliativ
Eritrema
Vaskuliti
Nekroliza epidermale toksike
Sindroma Steven-Johnson.

SI PËRFUNDIM
Quinolonet dhe fluoriquinilone duhet të merren për trajtimin e infeksioneve të lehta ose mesatarisht të lehta. Me fjalë të tjera, nëse antibiotikët e tjera nuk rezultojnë efikase ose pacienti nuk i toleron. Gjithmonë duhet ti drejtoheni mjekut ose farmacistit për çdo dyshim mbi trajtimin me bazë këtë ilaç për të shmangur kështu komplikacionet e mundshme./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Regjimi ushqimor MIND për një tru të shëndetshëm

Regjimi ushqimor MIND (Mediterranean-DASH Intervention for Neurodegenerative Delay ) është një model i të ngrënit…

3 weeks ago

Studimi i fundit, përfitime apo rreziqe nga “intermittent fasting”?

Në anglisht njihet me termn "Intermittent fasting", pra agjërim me ndërprerje dhe është një ndër…

1 month ago

TË NJOHIM ILAÇET/ Adalimumab për artritin, çfarë duhet të dimë?

Adalimumab është përbërës aktiv në klasën e imunosupresantëve dhe frenuesve të faktorit alfa të nekrozës…

2 months ago

PSIKOLOGJI/ Vetërregullimi i emocioneve, të heshtësh kur ke shumë për të thënë

Teoria e Vetëvendosjes njihet ndërkombëtarisht si SDT, pra procesi i rregullimit integrues të emocioneve. SDT…

2 months ago

Çfarë është Hepatiti B? Këshilla për parandalimin dhe trajtimin

Hepatiti B është një infeksion serioz i mëlçisë i shkaktuar nga virusi i hepatitit B…

2 months ago

Depresioni tek adoleshentët, si ta njohim dhe të ndihmojmë?

Depresioni tek adoleshentët (mosha 13-17 vjeç) është një çrregullim serioz shëndetësor. Është më shumë sesa…

2 months ago