Dermatologji

Rregulli ABCDE që përdorin dermatologët, si të vlerësoni nishanet

Rregulli ABCDE është një teknikë që përdoret nga dermatologët për të studiuar lezionet e dyshuara të lëkurës që mund të transformohen në tumor të saj.

Zakonet parandaluese si vetëvlerimi i nishaneve dhe kontrollo vjetor luajnë një rol të rëndësishëm në luftën ndaj këtij kanceri. 90% e rasteve të tumoreve në lëkurë që kapen në kohë mund të kurohen.

Me këtë qëllim, rregulli ABCDE (anglisht: Asymmetry-Borders-Color-Dimensions- Evolution”) është një mjet i rëndësishëm diagnostikues. Fjalët si “asimetria”, “skajet”, “ngjyra”, “përmasat” dhe “evoluimi” përbëjnë këtë testim. Falë këtyre parametrave mund të diferencohen nishanet dhe njollat për të parandaluar një nga format e tumorit të lëkurës më agresive dhe të rrezikshme: melanoma.

RREGULLI ABCDE, ÇFARË DUHET KËRKUAR TEK NISHANET

Disa nishane kanë mundësi më të madhe për tu transformuar në melanoma malinje. Ky është rasti i atyre të pranishme që nga lindje apo nishaneve atipike.

Nëse nuk dimë si ti diferencojmë nishanet, mund të udhëzohemi nga këto pesë shkronja të rregullit ABCDE:
A: Asimetria (Asymmetry)
Duhet të shohim formën e nishaneve. Ato me natyrë beninje kanë një formë të rrumbullakët dhe simetrike. E kundërta, ato me natyrë malinje kanë tendencën të jenë asimetrike dhe pa asnjë formë specifike.

B: Skajet (Borders)
Aspekti i dytë që duhet vlerësuar është rregullsia e skajeve të nishanit. Kjo karakteristikë është një tjetër e dhënë për të kuptuar nëse një nishan mund të jetë malinj. Kur skajet janë të çrregullt, me valëzime apo të përcaktuara keq mund të jetë një nishan malinj.

C: Ngjyra (Colour)
Nishanet beninje kanë të njëjtën tonalitet në të gjithë zonën e tyr të pigmentuar. Nga ana tjetër, një njollë që ka një varietet ngjyrash nga një zonë në tjetrën (kafe apo e zezë, dhe ndonjëherë e bardhë, e kuqe ose blu) mund të jetë me natyrë malinje.

D: Përmasat (Dimensions)

Nëse diametri i nishaneve, pra distanca nga një skaj në tjetrin është 6 mm ose më shumë, ndoshta është malinj. Nishanet beninje janë të përmasave të vogla.
Për ndihmë! Për të matur nishanet mund të përdorim gomën për të fshirë që ndodhet tek lapsat, që zakonisht kanë një diametër prej 6 mm.

E: Evoluimi (Evolution)

Duhet marrë në konsideratë gjithashtu dhe evoluimi i nishanit. Nëse vërejmë ndryshime progresive të ngjyrës e përmasave apo shfaqen njolla të tjerë përreth nishanit, është një shenjë e qartë se mund të jetë një melanomë.

Ky ekzaminim i shpejtë dermatologjik mund të bëhet dhe nga vetë ne. Nëse shohim ndonjë anomali, duhet patjetër ti drejtohemi mjekut. Gjithashtu rekomandohet një kontroll vjetor dermatologjik për të parandaluar çdo problem.

Për ta bërë rregullin ABCDE më të kompletuar dhe për të shquar praninë e ndonë rreziku për shëndetin, duhen pasur në konsideratë dhe disa aspekte si ënjtja, kruarja dhe gjakosja.

DISA KËSHILLA

Masa kryesore për të parandaluar është mbrojtja nga rrezatimi diellor dhe ato artificiale me rreze ultravjollcë. Shmangni kabinat për nxirrje me UV dhe aplikoni çdo ditë kremin e duhur për tu mbrojtur nga rrezet e diellit.

Mos u ekspozoni në diell pa një krem me filtër mbrojtës, që duhet të jetë të paktën 35 SPF. Më efikasi është ai me faktor 50.

Shmangni diellin mes orëve 12.00-17.00 sidomos në verë, por edhe gjatë gjithë vitit.

Mos ekspozoni në diell fëmijët nën 3 vjeç. Mbrojini me kapele dhe kremëra kundër diellit me filtër mbrojtës të përshtatshëm për llojin e tyre të lëkurës./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

10 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

11 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

11 months ago