Sëmundje infektive

Keni dëgjuar për Ethet Q? Simptomat dhe trajtimi

Ethet Q është një sëmundje infektive pak e zakonshme që transmetohet nga kafshët (veçanërisht ato të fermës) e provokuar nga një bakter që quhet Coxiella Burnetii.

Në pjesën më të madhe të rasteve ajo ngjan me një grip normal, dhe shumë rrallë Ethet Q mund të japë komplikacione të rënda apo të marrë formën e një sëmundjeje kronike. Në këtë të fundit, dëmet më të rënda mund të shfaqen në zemër.
Diagnoza është shumë e thjeshtë dhe bazohet në një analizë të thjeshtë gjaku. Format më të lehta të Etheve Q shërohen në pak javë pa ndonjë trajtim të veçantë. Ndërsa format më të rënda kërkojnë një kurë të zgjatur me bazë antibiotikët.

ÇFARË ËSHTË ETHET Q?

Ethet Q është një sëmundje infektive njerëzor e nxitur nga Coxiella Burnetii, një bakter i përhapur në shumë kafshë, në veçanti mes deleve, dhive dhe bagëtive të fermave. Ai që është prekur ka çrregullime si ato të gripit, pra temperaturë, dhimbje muskulore dhe dhimbje kokë.

Historia

Për herë të parë Ethet Q u përshkrua në vitin 1935. Ka qenë patologu Edvvard H. Derrick, i cili gjeti infeksionin mes disa punëtorëve të një thertoreje në Australi. Duke qenë se nuk mund ta identifikonte shkakun, Derrick mendoi ta identifikonte me shkronjën Q të fjalës anglisht “Query” që në anglisht do të thotë “shenja e pikëpyetjes”.

Dy vite më vonë në 1937, Frank M. Burnet dhe Mavis Freeman e izoluan bakterin përgjegjës pra Coxiella Burnetii, ndërsa në 1938 Herald R.Cox dhe Gordon Davis sqaruan mekanizmin e transmetimit. Emri Coxiella Burnetii u vendos në nder të Herald R. Cox dhe Frank M. Burnet.

Epidemiologjia
Ethet Q është e përhapur pothuajse në të gjithë botën, por nuk është shumë e zakonshme. Më të prekur janë ata që janë shpesh në kontakt me kafshët e shtëpisë, si për shembull fermerët, veterinerët, mbarështuesit, transportuesit e kafshëve, punonjësit e thertoreve etj.

Lexo edhe- Zoonozat/ Fëmijët dhe kafshët, masat paraprake që duhet të merrni

SHKAQET

Agjenti infektiv i Etheve Q, Coxiella Burnetii, është një bakter i përhapur tek kafshët siç e thamë sidomos dhitë, delet, qentë, macet etj.

Këto kafshë mund të jenë një burim infeksioni nëse njeriu hyn në kontakt me urinën apo feçen e tyre, qumështin e tyre, gjakun e tyre apo mbetetjet e plaçentës që ndodh gjatë lindjes së të voglit të tyre.

Ethet Q është një zoonozë

Ethet Q i përket klasës së zoonozave, një sëmundje infektive që transmetohet nga kafshët tek njeriu. Nëse nuk përshtatet tek speciet njerëzore, zoonozat shkaktojnë probleme vetëm tek personi që preket.
Faktorë që rrisin rrezikun e sëmundjes nga Ethet Q :
Punët që parashikojnë një kontakt të vazhdueshëm me kafshët potencialisht të prekura

Jetesa pranë fermave e thertoreve, pasi mund të transportohen përmes ajrit dhe udhëtimit.
Më i prekur gjinia mashkullore, pasi punët me rrezik bëhen kryesisht nga burrat.

SIMPTOMAT DHE KOMPLIKACIONET

Ethet Q mund të jetë asimptomatike, pra pa shenja të dukshme patologjike, apo e karakterizuar nga simptoma të ngjashme me ato të gripit.

Më në detaje, infeksioni është në gjendje të provokojë:

Temperaturë të lartë, deri në 41 °C
Dhimbje të fort ëkoke
Dhimbje muskulare dhe kyçesh
Djersitje intensive
Kollë dhe dhimbje fyti
Ndjeshmëri ndaj dritës (fotofobia)
Rënie në peshë
Nauzea
Eritremë të lëkurës

Këto mund të shfaqen si në pak ditë pas infeksionit deri në disa javë më vonë (30-40 ditë). Kohëzgjatja nuk e kalon dy javë.

Komplikacionet
Tek disa persona Ethet Q shkakton polmonit dhe/ose hepatit. Siç e dimë polmoniti është pezmatim (inflamacion) i mushkrive ndërsa hepatiti i mëlçisë.

Shtatzënia
Në disa raste Ethet Q mund të prekë gra shtatzënë duke shkaktuar ndërlikime të ndryshme si lindje të parakohshme, abort spontant, apo fëmijë me peshë të vogël në lindje.

DIAGNOZA

Për të diagnostikuar Ethet Q duhet një kampion gjaku i personit të dyshuar se mund të jetë prelkur dhe analiza e përmbajtjes së antitrupave (pra llojin e antitrupave të pranishme). Nëse në kampionin e gjakut ka antitrupa ndaj bakterit Coxiella Burnetii, do të thotë që pacienti është i prekur nga Ethet Q.

Në rate të veçanta të Etheve Q kronike, kërkohen dhe analiza më të thelluara diagnostifikuese, si radiografia dhe ekokardiograma, me qëllim ekzaminimi i kushteve të shëndetit të zemrës. Kujdes! Në gjak, antitrupat shfaqen vetëm 2-3 javë pas infeksionit.

TRAJTIMI

Format më të lehta dhe asimptomatike të Etheve Q shërohen brenda dy javëve pa nevojën e një trajtimi të veçantë.

Ndërsa format e moderuara dhe të rënda të saj kërkojnë një trajtim me bazë antibiotikun.
Në rastet e dëmtimeve të zemrës (në veçanti nëjë nga katër valvulat kardiake) mund të jetë e nevojshme dhe një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.

Antibiotikët më të përdorur në rastet e Etheve Q të moderuar/rëndë janë doksicilina, tetraciklina, kloramfenikoli, ciproflaksina dhe hidroksiklorokuina.

Në momentin që mjeku ju remokandon antibiotikun e duhur ajo merret për rreth 14 ditë, tre herë në ditë. E rëndësishme është që trajtimi të vijohet rregullisht, pasi kështu shëroheni më shpejt dhe në një kohë më të shkurtër.

Në rastin e Etheve Q kronike kërkohej një kombinim antibiotikësh: zakonisht, merret doksicilina dhe kinoloni apo doksicilian dhe hidroksikolkuina.

Për të qenë të sigurtë për eliminimin e Coxiella Burnetii nga organizmi marrja e ilaçeve jepet për të paktën 18 muaj. Gjatë gjithë periudhës së terapisë, çdo 3-6 muaj kërkohet të bëhen analizat e gjakut për të vlerësuar efektshmërinë e terapisë./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

10 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

11 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

11 months ago