Regjim ushqimor

Zorrët e irrituara (IBS)/ Regjimi ushqimor i FODMAP

Sindromi i zorrëve të Irrituara (angl: IBS- Irritable bowel syndrome) është një shqetësim që prek shumë njerëz duke shkaktuar simptoma si ngërçe e dhimbje barku, ënjtje, diarre ose kapsllëk.

Megjithëse ndonjëherë shqetësimi është i madh, në përgjithësi nuk konsiderohet e rrezikshme, dhe deri më sot nuk njihet shkaku i saktë, nuk ka një analizë specifike për diagnostikimin e saj e cila bëhet përmes metodës së përjashtimit.
Trajtimi përfshin një kombinim të përpjekjeve multidisiplinare, por ushqimi shpesh është gur themeli rreth të cilit ndërtohet ndërhyrjet e tjera.

Nëse vuani nga IBS mund të reduktoni simptomat me një regjim të shëndetshëm ushqimor që përbëhet nga 2-3 mesvakte në ditë.

Për këtë duhet një regjim ushqimor i varfër në yndyrna, i pasur me fibra dhe me fruta e perime. Duhet të dini se regjimi ushqimor ideal për të prekurit nga kjo sindromë është subjektive, pasi disa ushqime toleruese nga një person mund të mos jetë i tillë për një tjetër.

Pacienti i prekur nga zorra e irrituar duhet të mësojë të dëgjojë trupin e vetë dhe të mësojë, me eksperiencën të përshtasë këshillat dhe strategjitë ushqyese për rastin e vetë që mbetet unik dhe i papërsëritshëm.

Regjimi ushqimor low-FODMAP ka një bazë provash të rëndësishme në literaturë, sidomos në termat e përmirësimit të simptomave tek pacientët e rritur. Por vihet re se një regjim shpesh abuzues dhe interpretim i gabuar, e sidomos pa mbështetjen e mjekut, mund të rezultojë me mangësi pak a shumë të rëndësishme.

REGJIMI USHQIMOR FODMAP

FODMAP është akronima e angl: Fermentable Oligosaccharides, Disaccharides, Monosaccharides and Polyols, pra një seri e karbohidrateve me zinxhirë të shkurtër; këto molekula mund të gjenden në një sërë ushqimesh si për shembull në formën e:
Fruktozës (frutat, mjalti,…)
Laktozës
Fruktanet (të njohura dhe si inulin që gjenden në grurë, qepë, hudhër…)
Galattani (fasule, thjerrëza, soja…)
Polole (ëmbëlsues që përmbajën sorbitol, manitol, ksilitol, si avokado, kajsia, qershia, pjeshka, kumbullat)

VIJON POSHTE TABELES

FODMPA kanë veti osmotike, pram janë në gjendje të tërheqin ujin sapo arrijnë në zorrë. Për më tepër nëse nuk tretet apo përthithet siç duhet nga zora e vogël, mund të fermentohen nga bakteret e zorrëve, sidomos nëse konsumohen me tepricë dhe kjo mund të shkaktojë simptoma klasike:
Gazra,
Fryrje,
Ënjtje,
Diarre.

Një regjim ushqimor me përmbajtje të ulët e FODMAP mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave sidomos gjatë fazës akute të sindromës.

Ky regjim ushqimor gjithashtu kufizon fibrat, pasi disa ushqime që janë veçanërisht të pasura me to kanë një sasi të madhe të FODMAP. (Fibrat përbëhen nga karbohidrate komplekse që trupi nuk mund ti tresë, dhe ndodhen tek ushqimet vegjetale si fasulet, frutat, perimet, drithërat integrale etj)

Në përgjithësi parshikohet që kjo të zgjasë për rreth 6-8 javë
Në fazën e parë eliminohen ushqimet e pasura me FODMAP
Dhe në vijim rifuten gradualisht në regjimin ushqimor(challenge test).

Synimi është të kuptohet se cilat ushqime dhe në çfarë sasie pranohen nga zorrët tona, pa shkaktuar çrregullime të mëtejshme në zorrë.

Në fakt bëhet fjalë për një protokoll të gjatë e shpesh të vështirë për tu ndjekur, por me durim dhe vazhdueshmëri rezultaet në fund të saj do të jetë një mënyrë më e mirë jetese./MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago