Kur mjeku Normal Rosenthal u transferua në mesin e viteve ’80 në SHBA nga Afrika e Jugut vuri re se gjatë muajve të dimrit ndjehej i stresuar dhe më pak produktiv, për tu kthyer më pas në normalitet në muajt e nxehtë.
Kështu, bashkë me kolegë të tjerë nisi të punojë mbi studimin e kësaj gjendjeje, në melatoninë dhe në ciklin gjumë-zgjim për të arritur më pas në përcaktimin e një sëmundjeje të re.
I njohur dhe si depresioni i dimrit, ai i verës apo stinor, Flasim për Çrregullimin Afektiv Stinor (SAD- Seasonal Affective Disorder) një sëmundje që bën pjesë në Çrregullimet Depresive të Mëdha.
Kur ditët janë më të shkurtra dhe drita e diellit zvogëlohet njerëzit ndjenë trishtim dhe humbje energjie. Më rrallë, SAD mund të shfaqet në pranverë apo në fillim të verës, dhe në këtë rast flasim për SAD veror.
SAD është më e shpeshtë tek femrat, që sipas studimeve ka një rrezik katër fish më shumë se meskujt.
Shfaqet në mënyrë tipike rreth moshës 18-30 vjeç dhe në zona të ndryshme gjeografike.
Shkaqet specifike nuk njihen por janë studiuar dhe gjetur disa faktorë rreziku që mund të përcaktojnë shfaqen e saj.
Anomali të funksionimit të serotoninës të prodhuar nga truri, e rëndësishme për një humor të mirë. Pacientët me SAD duket se kanë nivele të larta të një proteine të quajtur SERT, që e bën inaktive serotoninën. Në vjeshtë kur drita e diellit nis të zvogëlohet niveli i proteinës rritet duke shkaktuar një rënie të serotoninës.
Anomali në prodhimin e melatoninës, një hormon i prodhuar nga gjendra pieale në tru, në përgjigje të errësirës dhe gjumit. Kur ditët janë të shkurtra gjatë muajve të dimrit, gjendra pineale prodhon më shumë melatoninë, e për pasojë të prekurit nga SAD ndjejnë më shumë përgjumje.
Pakësimi i prodhimit të vitaminës D, një hormon të sintetizuar në lëkurë falë ekspozimit në diell. Në muajt e dimrit niveli i vitaminës ulet dhe duke pasur parasysh rëndësinë e saj për serotoninën do të shfaqen simptoma depresive.
Ndryshime të nivelit të Hipokretinës/Oreksinën, një proteinë e prodhuar nga hipotalamusi në tru në bazë të dritës, përgjegjëse për kontrollin e ciklit gjumë-zgjim.
Një lidhje e mundshme mes SAD dhe sistemit imunitar. Disa pacientë shfaqin nj gjendje të rritur inflamacioni gjatë dimrit dhe fazës simptomatike.
Faktorë rreziku që mund të predispozojnë në zhvillimin e këtij çrregullimi përfshijnë:
Histori familjare: Të prekurit me SAD mund të kenë të afërm me të njëjtën diagnozë apo forma të tjera të depresionit.
Prani të depresionit apo çrregullimeve bipolare.
Puna në orët e natës për shkak të rolit të rëndësishëm që ka drita e diellit në modifikimin e ritmit cirkadian.
Në Manualin e Diagnostikimit dhe Statistikave të Shqetësimeve Mendore sëmundja klasifikohet si një variant stinor i Çrregullimit të Depresionit të Madh.
Simptomat e SAD janë në fakt simptoma depresive “atipike”, pra jo ato klasike të Depresionit të Madh pasi që për të paktën dy vjet gjendja shpirtërore:
Është devijuar për pjesën më të madhe të ditës, pothuajse çdo ditë, por prapë është reaktive.
Ka tendencën të përkeqësohet në orët e mbrëmjes (ndryshe nga Depresioni Madhor i cili ka tendencën në orët e para të mëngjesit)
Nis dhe mbaron gjatë një sezoni specifik çdo vit, me nje zhdukje tërësore në stinët e tjera.
Simptomat e variantit dimëror të SAD shfaqen në fund të muajve të vjeshtës apo në fillim të atyre të dimrit dhe zhduken në fund të stinës në formën e :
Trishtimit,
Nervozizmit,
Të qarës së shpeshtë,
Lodhje dhe letargji,
Vështirësi në përqendrim,
Rritje të orëve të gjumit,
Mungesë të energjisë dhe interesit,
Zvogëlim i aktivitetit të përditshëm,
Izolim shoqëror,
Dëshirë e fortë për karbohidrate dhe sheqerna
Rritje të oreksit dhe peshës,
Ndjesi të humbjes së shpresës dhe ndjesia e fajit.
Ashpërsia e shfaqjes klinike është e ndryshme dhe personat mund të kenë format e lehta si ato që quhen “nën sindroma”, (S-SAD)
Mjeku do të vlerësojë me vëmendje historinë personale të personit të prekur për të përjashtuar çdo gjendje mjekësore të lidhur, abuzim me substanca apo alkool. Vlerësimi përfshin:
Ekzaminimin fizik dhe analizat e laboratorit për të hetuar praninë e sëmundjeve fizike që mund të shkaktojë lodhje, humor të depresionit, rënie të energjisë dhe modifikim të gjumit (si për shembull hipotiroidizmi apo anemia)
Vlerësimi i specialistit. Përmes intervistave dhe pyetësorëve si SPAQ (Seasonal Pattern Assessment Questionnaire -) hetohet prania dhe ashpërsia e simptomave.
Sëmundje të tjera psikiatrike që mund të ngatërrojnë diagnozën janë
Çrregullime të tjera depresive,
Çrregullime bipolare
Çrregullime të hiperaktivitetiti dhe mungesë të vëmendjes (ADHD)
Çrregullime të ushqyerjes.
E rëndësishme është të njihen shenjat dhe simptomat e çrregullimit dhe të mos nënvlerësohen për sa kohë, ashtu si çrregullimet e tjera depresive, mund të çojë në pasoja të rënda si:
Izolim shoqëror
Probleme në shkollë e punë
Abuzim me substancat
Shqetësime të tjera mendore si ankthi
Ideimi dhe sjellja vetëvrasëse.
Trajtimi është i rëndësishëm për të parandaluar komplikacionet, veçanërisht nëse zbatohen para se simptomat të përkeqësohen.
Trajtimi bazohet mbi kombinimin e
Fototerapisë: përdoret një dritë e qartë artificiale për të imituar atë të diellit, si një trajtim i parë i depresionit të vjeshtës. Ka pajisje në gjendje të lëshojnë spektër drite si ajo e diellit. Simptomat e SAD mund të lehtësohen nëse uleni para një drite të tillë në mëngjes, zakonisht në fillim të vjeshtës apo pranverës. Fototerapia nis të veprojë pas disa ditësh apo javësh duke shkaktuar më pak efekte anësore krahasuar me ilaçet. Por kjo nuk do të thotë që duhet ta bëni vetë. Terapia duhet monitoruar nga specialisti dhe nuk duhet të përdoret bashkë me ilaçet që rrisin ndjesinë ndaj dritës si lithiumi, melatonina, antipsikotikët apo disa antibiotikë.
Ilaçet kundër depresionit: Antidepresantët serotergjikë (SSRI) janë ilaçet e zgjedhjes së parë, sidomos kur simptomat janë të rënda. E nevojshme është që ilaçet të merren para se simptomat të shfaqen çdo vit dhe të vijojnë dhe pas zhdukjes së tyre. Mos harroni, gjithmonë duhet ti tregoni mjekut nëse merrni mjekime të tjera apo bëni trajtime të tjera alternative pasi mund të ndërveprojnë në mënyrë të rrezikshme si molekula farmakologjike.
Vitamina D: Marja e kësaj vitamine para muajve të dimrit ndihmon në parandalimin e simptomave depresive.
Psikoterapia: Ndihmon në identifikimin dhe transformimin e mendimeve dhe sjelljeve negative;
Të mendoni në mënyrë të shendetshme për të menaxhuar simptomat dhe të shmangni izolimin shoqëror.
Ka disa praktika që duhen adoptuar dhe mbajtur gjatë gjithë vitit për të përforcuar burimet personale të personit të prekur e për të shmangur izolimin shoqëror, stresin dhe ankthin.
Menaxhimi i stresit për shembull përmes teknikave te qetësimit dhe meditimit, artit apo muzikoterapisë.
Rrisni aktivitetin fizik apo aktivitetin në ajër të pastër dhe në ditët e vrenjtura, sidomos në orët e para të mëngjesit.
Vetëdija ushqyese (kufizoni sheqernat në veçanti)
Bëjeni ambientin tuaj sa më të ndritshëm, dhe uluni pranë dritareve.
Programoni nëse është e mundur udhëtime verore ose dimërore (sipas llojit të SAD)/ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…