Psikologji

Psikologji/ Keni dëgjuar për filofobinë, frika për të dashuruar?

Filofobia është frika të dashurosh ose të të dashurojë një person. Ata që vuajnë prej saj kanë një ndjesi të fortë bezdisjeje, ankthi dhe nervozizmi ndaj situatave (reale apo imagjinar) që përfshijnë emocionet; në këtë rast stimuli fobik përfaqësohet nga reagimet afektive apo sentimentale.

Filofobia nuk prodhon thjesht shqetësim në marrëdhënien në çift, ose dashuria për dikë (familja, mik etj) por mund të shkaktojë edhe një seri simptomash fizike. Në rastet më ekstreme në fakt, filofobia mund të shkaktojë dhe sulme paniku.

Me kohën, shkaqet që përcaktojnë frikën e të dashuruarit mund të rrisin izolimin e personit filofobik dhe tjetërsimin nga familja, miqtë, kolegët e punës apo fqinjët e shtëpisë.

Si çdo shqetësim tjetër fobik, faktorët e saktë që shfaqin filofobinë nuk janë lehtë për tu identifikuar. Në ndonjë rast personat filofobik mbështet në kujtimet e një marrëdhënieje romantike dhe/ose familjare që në të shkuarën kanë dështuar. Në raste të tjera, filofobia mund të shkaktojë një frikë intensive të refuzimit, dhe për këtë personi që vuan shmang lidhjet për të mos provuar ndjesinë e mospranimit nga një person që do. Gjithashtu, personi filofobik mund të ketë pasur ndonjë divorc “të hidhur” dhe e bind veten që të dashurohet sërish do ta çojë në një tjetër ndarje të dhimbshme.

Pavarësisht nga këto përvoja të mundshme të jetuara, nuk përcaktohen me saktësi ndonjë lidhje mes këtyre episodeve dhe shfaqjes së kësaj gjendjeje.

Megjithatë vihet re se disa persona janë në gjendje të ringrihen pas një lidhjeje ‘negative’. Por ata që vuajnë nga filofobia gjenden të mbërthyer në një situatë psikologjike që në fund i mban të ndarë dhe të izoluar nga të tjerët.

Filofobia mund të përballohet me trajtimin e duhur sipas rastit. Ndërhyrjet më efikase përfshijnë ilaçet antidepresive, dhe ndjekja e seancave psikoterapeutike për të kaluar fobinë./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

A është kortizoli fajtori për barkun e dhjamosur në menopauzë? Çfarë thotë shkenca

Shumë gra pas moshës 45-50 vjeç vënë re se, edhe pse ushqehen si më parë,…

2 weeks ago

Studimi, një terapi e re po aq efektive sa kirurgjia për kancerin e prostatës

Një trajtim më pak invaziv për kancerin e prostatës mund të jetë po aq efektiv…

2 weeks ago

Stina e verës, çfarë duhet të dini rreth diarresë eksplozive

Diarreja eksplozive karakterizohet nga tkurrje të forta të zorrëve, rritje të vëllimit në rektum dhe…

2 weeks ago

Studimi i ri/ Nivelet mesatare të testosteronit tek burrat janë përgjysmuar në 50 vitet e fundit

Nivelet mesatare të testosteronit tek burrat janë përgjysmuar gjatë 50 viteve të fundit, sipas shkencëtarëve,…

3 weeks ago

Dermatologji estetike/ Llojet e fillerave, çfarë janë? Karakteristikat dhe dallimet

Fillerat janë substanca të injektueshme (në indin nënlëkuror ose në dermën e thellë) që përdoren…

4 weeks ago

Ushqimet që lehtësojnë Sindromën Paramenstruale

Sindroma Paramenstruale (PMS) prek 20 deri në 50% të grave në moshë riprodhuese, dhe 5%…

4 weeks ago