Mirëqenie

Sekretimi i tepërt i pështymës (sialorrhea), shkaqet dhe trajtimi

Sialorrhea është një sekretimi i tepërt i pështymës, një gjendje që mund të jetë e lidhur me një grumbullim të tepërt në zgavrën e gojës për shkak të vështirësisë së gëlltitjet (disfagia).

Shkaqet e saj mund të jenë nga një rritje e prodhimit, ose zvogëlim i eliminimit.

Në pjesën më të madhe të rasteve ajo është sekondare si:
Infeksion i zgavrës së gojës
Shqetësime neurologjike (si Parkinson apo Miastenia gravis)
Efeket anësore të disa ilaçeve
Shtatzënia (sidomos në tremujorin e parë)

Tek pacientë të tjerë është përcaktuar si idiopatike, pra pa një patologji të caktuar. Në këtë rast është një fenomen i përkohshëm që zhduket në pak kohë.

Sialorrhea është një simptomë që shfaqet në kushte të ndryshme dhe në gjendje të provokojë komplikacione sidomos nga këndvështrimi psiko-social.
Trajtimi i saj varet nga shkaku në formën sekondare; ndërsa në formën idiopatike nuk ka nevojë për trajtim, vetëm nëse shoqërohet me bezdisje të rëndë psikologjike e sociale.

PËRBËRJA ANATOMIKE

Pështyma prodhohet nga tre çifte gjendrash pështyme:

Parotidet ( të vendosura në nivelin e faqeve, poshtë veshëve) që prodhojnë deri në 80% të pështymës, sidomos gjatë përtypjes së ushqimit.
Nëngjuhë (në nivelin e rrënjës së gjuhës)
Nënnofull (poshtë harkimit të nofullës) që bashkë e nëngjuhën prodhojnë një sasi konstante pështyme e rëndësishme që goja të mos thahet. Kjo e fundit në fakt çon në vështirësi në të folur dhe rritje të rrezikut të infeksioneve të gojës.

Pështyma përbëhet nga:
Ujë në 97%,
Elektrolite (mes të cilave natrium, kalium dhe klor),
Enzimat: amilazat dhe lipazat që nisin tretjen e karbohidrateve dhe yndyrnave,
Substancat antibakteriale: si lizozima që shpërbën murin bakterial dhe antitrupat (IgA)

Funksionet kryesore të pështymës janë:

Mbajtja e lagësht dhe e hidratuar e gojës
Vepron si filtri i parë antibakterial
Nis tretjen e pjesëzave ushqimore
Lag ushqimin dhe e përzien, për të ndihmuar në kalimin e tij përmes faringut dhe ezofagut deri në stomak.

Normalisht prodhojmë rreth 1-1.5 litër pështymë në ditë, sekretimi i të cilës rregullohte përmes sistemit simpatik dhe parasimpatik dhe nga disa hormone.

SHKAQET

Sialorrhea (prodhimi i tepërt i pështymës) mund të klasifikohet si:

Primare idiopatike (pa ndonjë shkak të dukshëm)
Sekondare (e shkaktuar nga ndonjë patologji)

Procesi patogjenik konsiston në:

Rritje të prodhimit
Zvogëlim të eliminimit.

Sialorrhea primare idiopatike
Bëhet fjalë gjithmonë për një fenomen të përkohshëm, domethënë mund të ketë raste kur prodhojmë më shumë pështymë. Kjo mund të ndodhë në situata të ndryshme:

Përsa i përket ushqimit- flitet për “lotim të gojës”. Truri duke e parë apo ndjerë erën e ushqimit nxit sekretimin e pështymës për shkak të reflekseve që përpunohen në tru.
Në rastin e ankthi dhe stresit
Ushqime të veçanta (kryesisht ushqime të hidhura apo të tharta lidhen me një sialorrhea tipike)

Në këto raste sekretimi i tepërt i pështymës zhduet në pak minuta pa asnjë pasojë apo komplikacion.

Sialorrhea mund të jetë sekondare për këto shkaqe:
Shtatzënia: tipike në tremujorin e parë dhe ka tendencën të zhduket në muajin e katërt. Mendohet se lidhet me hipermesën e shtazënisë (të vjellat)
Sëmundje të refluksit të gastro-ezofagut: prodhimi i tepërt i pështymës shërben për t’iu kundërvënë produkteve acide që vijnë nga stomaku përmes ezofagut, faringut dhe zgavrës së gojës.

Patologji të organeve të lidhura me procesin tretës (mëlçia, pankreasi, stomaku dhe zorrët)
Infeksioni i zgavrës së gojës: procesi inflamator-infektiv i dhëmbëve, bajameve etj.
Infeksione dhe pezmatime të parotides: në moshën fëminore janë tipike parotitet epidemike që gjerësisht njihen si shytat.
Aftet e gojës: ulcerat e vogla që shfaqen në mukozën e gojës apo gjuhës, shumë të dhimbshme dhe që shërohen në 5-6 ditë.
Radioterapia apo ndërhyrjet kirurgjikale në nivelin e zgavrës së gojës;
Shqetësime nervore: Parkinson, miastenia gravis, paralizë faciale nga iktusi cerebral, tabe dorsale etj.
Substancat toksike si mërkuri, bakri, plumbi, fosfati organik
Tumore të zgavrës së gojës, gjendrave të pështymës, ezofagut apo stomakut
Prania e trupave të jashtëm
Ilaçe: antipsikotikët (olanzapina), ketamina etj.

SIMPTOMAT

Sialorrhea është një simptomë, jo një sëmundje, e lidhur ngushtë me një sërë problemet të tjera dhe patologji.

Shfaqet me një prodhim të tepërt të pështymës që mund të shkaktojë bezdisje psikosociale dhe të favorizojë shfaqjen e:

Çarjeve,
Tharje të buzëve të cilat mund të dhe infektohen
Era e keqe e gojës.

Për të gjitha këto arsye nuk është e rrallë të lidhet me sindroma depresive të pacientit për shkak të këto problemeve që sjell.

TRAJTIMI

Sialorrhea kurohet duke hequr shkakun e saj. Në rastet më të lehta nevojiten shpesh trajtim në shtëpi:
Larje e shpeshtë e dhëmbëve, ndihmon në reduktimin e pezmatimit të mishrave të dhëmbëve dhe acarimin e gojës.

Përdorimi i një gar-gar me bazë alkooli që ndihmon në reduktimin e prodhimit të pështymës.

Për të përballuar në mënyrë të thjeshtë simptomën mund të merren dhe ilaçe me bazë ato antikolergjenik, si scopolamina dhe glikopirrolate.

Nëse prodhimi i tepërt i pështymës është pasojë e një ilaçi, ai duhet të ndërpritet dhe të zëvendësohet. Për disa pacientë mund të jetë e nevojshme një vizitë tek specialisti si logopedi, i cili në bazë të çrregullimit të pranishëm mund të ndërmarë një trajtim rehabilitues të personit.

Në pacientët refraktarë ndaj përpjekjeve të mësipërme sialorrhea mund të trajtohet me një ndërhyrje kirurgjikale që përfshin:

Lidhje e kanaleve të gjëndrave të pështymës
Heqjen e nervave të gjëndrës së pështymës/ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Keni dëgjuar për “koktejlin e Kortizolit”, pija që redukton stresin

Nëse ndiqni përmbajtje ushqyese në TikTok ose platforma të tjera të mediave sociale, mund të…

3 days ago

Gurët e tëmthit, çfarë duhet të dimë?

Fshikëza e tëmthit ndodhet në anën e djathtë të barkut, poshtë mëlçisë. Është një organ…

6 days ago

Vapa dhe djersitja, si të ruani shëndetin gjatë verës

Verë shpesh do të thotë pushime, relaksim dhe ditë të kaluara jashtë. Megjithatë, nxehtësia dhe…

2 weeks ago

Rreziqet/ Edhe të pish shumë ujë nuk të bën mirë

Nëse uji është thelbësor për shëndetin, a do të thotë kjo se sa më shumë…

3 weeks ago

Ilaçet në verë dhe plazh, çfarë duhet të dimë?

Me verën, temperaturat rriten dhe ekspozimi në diell rritet, pasi njerëzit kanë tendencë të kalojnë…

3 weeks ago

Mosha 40 vjeç, si të ndjeheni plot energji çdo ditë

Me kalimin e kohës, trupi ynë ndryshon: energjia në moshën 40 vjeç mund të fillojë…

3 months ago