Rezonanca magnetike (RM ose MRI) është një metodë diagnostikimi në gjendje të japë pamje të detajuara anatomike tredimensionale, pa e ekspozuar personin në rrezatime të rrezikshme. Përdoret shpesh për të identifikuar sëmundje, përveçse për të monitoruar një trajtim që është duke bërë. Bazohet në një teknologji të sofistikuar.
Gjatë ekzaminimit të RM një rrymë elektrike qarkullonn përmes bobinave duke krijuar një fushë magnetike të përkohshme në trupin e pacientit. Valët dërgohen dhe merren nga aparati përme një transmetuesi; këto sinjale përdoren për të krijuar pamjet digjitale të pjesës së trupit që skanohet. Një skanim RM zgjat zakonisht 20-90 minuta, sipas pjesës së trupit që studiohet.
Për disa ekzaminime RM merren edhe ilaçe endovenoze si medium kontrasti gadolinium, për të modifikuar kontrastin e pamjeve RM. Këto ilaçe bazohen në metale të rralla, dhe injektohen përmes venës në krah.
Për skanimin pacienti shtrihet në një shtrat që kalon në brendësi të aparatit që është si tunel. Skanimi mund të kërkojë shumë kohë gjatë të cilit personi duhet të rrijë pa lëvizur. Ky ekzaminim nuk është i dhimbshëm. Aparatura është e zhurmshme sa tekniku do ju kërkojë të vendosni tapa në vesh.
Para se të bëni këtë ekzaminim informoni mjekun mbi:
Një shtatzëni të ndryshme
Prania e metaleve të ndryshme në trup (për shembull personat që kanë një plagë nga arma e zjarrit)
Prania e pajisjeve metalike apo elektronike në trup, për shembull një pacemaker i zemrës apo proteze metalike e gjymtyrëve.
Rezonanca jep informacione të nevojshme për gjendje të ndrsyhme dhe procedura diagnostikuese, mes të cilave:
Anomali të trutit dhe palcës kurrizore
Anomali të pjesëve të ndryshme të trupit si gjiri, prostat dhe mëlçia
Lezione dhe anomali të gjymtyrëve\
Struktura e funksionalitetit kardiak
Zonat e aktivizimit brenda trutit (RM funksionale)
Fluksi i gjakut përmes vazave dhe arterieve (angiografia)
Përbërja kimike e indeve (spektroskopia)
Përmes këtyre detyrave diagnostikuese, RM mund të përdoret dhe për të drjtuar disa procedure ndërhyrëse.
Ekzaminimi është veçanërisht i nevojshëm për studimin pjesëve jokockore, ose indeve të buta të tgrupit. Jep informacione të ndryshme nga TAC , pasi nuk ka rrezatim të jonizuar të dëmshme të rrezeve X. Truri,palca kurrizore dhe nervat, si muskujt, ligamentet dhe tendinat janë më të dukshme përmes rezonancës pasi kjo kërkohet shpesh për dhimbje në gjunj ose shpatull.
Në tru rezonanca mund të shpejgohet përmes substancave të bardha dhe gri dhe arrin të diagnostikojë edhe aneurizmat dhe tumoret. Pikërisht për faktin se nuk ka rezatim mund të bëhet më shpesh për trurin, megjithëse është më e kushtueshme.
Rezonanca mund të japë pamje të çdo pjese të trupit dhe me çdo pozicion orientimi. Kontraston indet e buta dhe arrin të shquajë yndyrnat, ujin, muskujt, e çdo lloj tjetre indi më mirë se TAC (e cila në përgjithësi është më efikase për kockat)
Pamjet e RM janë të pasura me informacione dhe janë të nevojshme për diagnozën e një sërë sëmundjesh.
Rezonanca magnetike nuk kërkon rrezatim të jonizuar, pra pacienti nuk ekspozohet ndaj efekteve të dëmshme të një burimi të tillë energjie. RM ka jnë fushë magnetike statike intensive, një fushë magnetike që ndryshon me kohën, dhe energji të radiovalëve. Secili prej tyre është i lidhur me shqetësime specifike për shëndeti:
Fusha intensive magnetike statike përveç objekteve metalike mund të shkaktojë lezione tek pacienti apo personeli shëndetësor. Prandaj është shumë e rëndësishme që në momentin që bëhet RM të mos ketë asnjë objekt të tillë metalik, që nga më të vogla, si çelësa apo telefonat celularë deri tek më të rëndat.
Fushat magnetike që ndryshojnë në kohë krijojnë një zhurmë intensive që mund të dëmtojë dëgjimin nëse nuk mbahen mbrojtëset e duhura të veshëve.
Energjia e radiovalëve gjatë skanimit RM mund të ngrohë tupin dhe kjo ka më shumë rrezik gjatë ekzaminimin për një kohë të gjatë.
RM mund të bëhet në kushtet ambulatore. Do të thotë që nuk është e nevojshme të shkosh në spital, por dhe në qendër shëndetësore që e ka pajisjen. Pas saj, pacienti nis menjëherë aktivitetin normal.
Por në rastet kur kërkohet përdorimi i qetësueve (sedativëve) duhet shoqëruar në shtëpi dhe të mos qëndrojnë vetëm 24 orët e para.
Ekzaminimi më pas analizohet nga një radiolog, mjeku specialist i interpretimit të skanimeve radiografike,, dhe e diskuton me specialistët e tjerë. Me fjalë të tjera është e vështirë që rezultatet të jenë të disponueshme menjëherë. Radiologu i dërgon referencat mjekut specialist ku i shpjegon rezultatin e pacientit. Përjashto rastet e urgjencës, në përgjithësi është i nevojshmë nga një në dy javë për këtë rezultat./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…