Gjatë festave të ndryshme shumë prej nesh e kalojnë kufirin e ushqimit dhe pijes, e kështu bëhemi protagonistë të sindromës së zemrës me pushime.
Kjo sëmundje ka të bëjë me ndryshimin kardiak që provokohet nga konsumi i alkoolit të fortë dhe të përqendruar në një kohë të shkurtër.
Për herë të parë si sindromë u diagnostikua në 1978, gjatë festës së Krishtlindjeve. Por ndodh edhe gjatë verës, sidomos tek të rinjtë edhe nëse nuk kanë pasur kurrë probleme kardiake.
Llogaritet që kjo sindromë të prodhojë një përqindje të lartë aritmie. Dhe është vërtetuar nga të dhënat në rang botëror se 25 dhjetori është dita e vitit që ka më shumë raste të vdekjes nga ataku kardiak.
Zemra është një nga organet më të rëndësishme të trupit. Ka për detyrë të pompojë gjak e të çojë oksigjenin në inde dhe qeliza.
Rrahjet janë të vazhdueshme dhe të rregullta. Një ritëm konstant i jep mundësinë zgavrës së zemrës të mbushet me sasinë e duhur të gjakut e ta shtyjë me forcën e duhur.
Sindroma i zemrës me pushime karakterizohet nga aritmia kardiake. Në përgjithësi, kjo prodhohet në nivelin arterial, në zgavrën e sipërme të zemrës,. Ritmi përshpejtohet dhe prodhohen më shumë rrahje në minutë.
Shkaku i kësaj sindrome është konsumi në sasi të mëdha alkooli në pak kohë. Ashtu siç ndodh gjatë festave.
Për më tepër, sindroma i zemrës me pushime prek personat e rinj dhe të shëndetshëm. Nuk dihet saktësisht mekanizmi bazë i kësaj përgjigjeje ndaj alkoolit. Një nga hipotezat është se varet nga atmosfera festive që sjell prodhimin e një sasie të madhe adrenaline dhe noradrenaline në gjendje të përshpejtojë frekuencën kardiake.
Duke qenë se bëhet fjalë për një aritmi, simptomat më të zakonshme janë palpitacionet, ndjesia që zemra rreh më fortë dhe më shpejtë se normalja. Kjo mund të shoqërohet me dhimbje në gjoks ose ndjesia sikur të merret fryma.
Tipike është dhe marramendja, me rreziku e rënies apo të fikëtit. Pjesa më e madhe e simptomave zhduket pasi trupi ka metabolizuar të gjithë alkoolin.
Dhe pse mund të jenë simptoma të përkohshme, është mirë që pacienti të mbahet nën vëzhgim spitalor. Në disa raste në fakt, aritmia përfaqëson dhe një rrezik për jetën.
Sindroma e zemrës me pushime është e lidhur me abuzimin me alkoolin brenda një periudhe shumë të shkurtër. Sigurisht që mënyra më e mirë për ta parandaluar është të shmangni konsumin, apo të konsumoni në mënyrë të vetëdijshme dhe të moderuar.
Është shumë e rëndësishme që të rinjtë të informohen për ekzistencën e kësaj pasoje pas konsumit të alkoolit. Shumë në fakt e injorojnë, toksikimin dhe ndikimin në trup dhe e lidh me sëmundje kardiake në një moshë më të avancuar./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…