Hundët ju rrjedhin, teshtini e ndoshta keni dhe dhimbje fyti e kollë të bezdisshme: ftohja na prek të gjithëve. Ftohja klasike është një infeksion viral i traktit të sipërm respirator, qoftë hunda dhe fyti.
Simptomat karakteristike të ftohjes janë:
Kongjestioni i hundës
Rrjedhja e hundëve
Gërricje në fyt
Teshtima.
Sipas virusit që shkakton të ftohurën mund të keni edhe:
Kollë,
Reduktim të oreksit
Dhimbje koke
Dhimbje muskulare
Rrjedhje hundësh
Dhe dhimbje fyti.
Tek të rriturit dhe fëmijët më të mëdhenj zakonisht nuk ka temperaturë ose kanë pak, ndërsa më të vegjëlit kanë temperaturë që shkon nga 37.5- 39.
Fëmijët në moshë parashkollore kanë jnë rrezik më të madh për tu ftohur shpesh por dhe të rriturit mund të preken të paktën një herë në vit. Bëhet fjalë për arsyen më të shpeshtë të mungesave në shkollë të fëmijëve dhe në punë për të rriturit dhe prindërit që shpesh u ngjitet viroza nga fëijët e tyre.
Si kalon e ftohura?
Nuk ka një trajtim për ftohjen e zakonshme por në përgjithsi ka tendencë të zgjidhet spontanisht brenda 7-10 ditësh dhe këshillohet të pushoni, të pini lëngje, të bëni gargar me ujë të vakët të kripur, të përdorni ilaçe vetëmjekësore për të lehtësuar simptomat.
Fëmijët e të porsalindurit janë veçanërisht në rrezik të preken nga ftohja dhe sëmundje të tjera respiratore pasi sistemi i tyre imunitar është ende i papjekur dhe më i ndjeshëm ndaj infeksioneve.
Edhe pse ju tremb, në përgjithësi ftohja nuk është një problem i madh edhe për të porsalindurit, edhe pse zgjat më shumë krahasuar me të rriturit (deri në dy javë). Mund të ndodhë që virusi të shkaktojë komplikacione (otit apo polmonit) por jo shpesh.
Simptomat janë të njëjta si tek të rriturit (hundë të bllokuara ose që rrjedhin, tështima dhe temperaturë); në përgjithësi nuk kërkohen trajtime dhe sëmundja ka tendencën të zgjidhet në mënyrë spontane.
Në raste të tilla zakonisht nuk është i nevojshëm përdorimi i antibiotikëve, pasi shkaku është viral dhe jobakterial, por duhet të kontaktoni pediatrin në rastet kur:
Një i porsalindur më pak se tre muaj shfaq temperaturë mbi 38 apo më lart,
Një foshnje që ushqehet me gji mes moshës 3-6 muajsh ka temperaturën e trupit më të lartë se 39,
Simptomat zgjasin për më shumë se tre javë,
Simptomat duket se përmirësohen e përkeqësohen herë pas here,
Ka dhimbje në gjoks apo gjak që del me kollën,
Shfaq vështirësi në frymëmarrje,
Shfaqen shenja të dhimbjes në vesh (e qara që nuk pushon, sidomos gjatë natës)
Shfaqet çfarëdo simptome që ju bën të dyshoni
Këshillat që ju jep pediatri (si lavazhi me ujë fiziologjik) mund të jetë i nevojshëm:
Të ndihmojë të porsalindurin të pushojë,
Ta mbajë të hidratuar (të vazhdojë ta ushqejë me gji, teksa për më të rriturit sa më shumë lëngje)
Të mbajë të lagësht ajrin në dhomë apo në dhomën e prindërve për më të vegjëlit.
Mos e ekzagjeroni me temperaturën e mjedisit dhe mbulesat.
Viruset që shkaktojnë të ftohurën mund të jenë mbi 100, por shkaku më i shpeshtë është rhinovirusi (nga greqishtja rhin që do të thotë “hundë”), shumë ngjitës, dhe vlerësohet se është përgjegjës në 30-50% të të gjitha rasteve të ftohjes.
Simptomat e ftohjes tek të rriturit shkaktohen dhe nga viruse që janë përgjegjëse për sëmundje të tjera më të rënda. Mes tyre janë
Adenovirusi,
coxsackievirus,
echovirus,
orthomyxovirus (përfshi dhe viruset e gripit A dhe B, që shkaktojnë gripin),
paramyxovirus (mes të cilëve dhe viruse të ndryshme paragripale),
RSV,
Dhe enterovirusi.
Faktorët e rrezikut
Viruset e ftohjes janë të pranishme në mjedis pothuajse gjithmonë, por faktorët e mëposhtëm rrisin rrezikun e shfaqjes së simptomave të infeksionit:
Mosha: siç e thamë të vegjlit dhe ata në moshë parashkollore janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj ftohjes pasi nuk kanë të zhvilluar ende rezistencën e viruseve që shkaktojnë infeksion.
Gjinia: Disa studime flasin për predominancë mashkullore të infeksionit tek fëmijët nën moshën 3 vjeç, që më pas bëhet një predominancë femërore tek fëmijët mbi 3 vjeç. Tek të rriturit nuk ka ndonjë ndryshim.
Imuniteti: me rritjen zhvillohet dhe rezistenca imunitare dhe shumë virus shkaktojnë ftohjen. Në këtë mënyrë zvogëlohet frekuenca e ftohjes krahasuar me fëmijërinë.
Stina: Dihet që si të rriturit dhe fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj ftohjes në vjeshtë dhe në dimër, kjo për faktin se fëmijët shkojnë në shkollë dhe kanë një probabilitet më të lartë të kalojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura.
Duhanpirsit kanë një mundësi më të lartë të ftohen krahasuar me ata që nuk e pijnë. Simptomat e tyre mund të jenë më të rënda dhe të zgjasin më shumë duke provokuar bronshit apo dhe polmonit. Duhanpirja rrit rrezikun e infeksioneve respiratore me rreth 50%.
Patologjitë kronike bazë, mes të cilave çrregullimet anatomike, metabolike, gjenetike dhe imunologjike rrisin rrezikun e seriozitetit të infeksionit.
Sëmundjet alergjike që prekin hundën dhe fytin mund të rrisin rrezikun e infeksioneve të viruseve të ftohjes.
Faktorët mbrojtës
Studime të ndryshme sugjerojnë që personat që bëjnë aktivitet të rregullt fizik kanë më pak probabilitet të preken nga infeksionet, si ftohja e zakonshme, por duhet theksuar se nuk ka unanimitet mes studiuesve rreth kësaj.
Ftohja është shumë ngjitëse, për më tepër përhapet përmes grimcave që përmbajnë virusin e ftohjes. Këto grimca mund edhe të kalojnë nga një njeri tek tjetri përmes ajrit.
Mund të merrni të ftohtë kur:
Një person i prekur pranë jush tështin, kollitet apo shfryn hundët duke përhapur grimcat që përmendëm më lart.
Prek hundën, sytë apo gojën pasi ka prekur diçka të kontaminuar nga virusi, si një lodër apo një bluzë që mban.
Një person që ka marr të ftohtën është ngjitës në dy-tre ditët e para të sëmundjes, ndërsa ftohtja nuk është ngjitëse zakonisht pas javës së parë. Simptomat nisin përgjithësisht dy apo tre ditë pas kontaktit me virusin, edhe pse në disa raste mund të kalojë më shumë kohë.
Shkalla e infeksionit është rreth 50 % në familje dhe 0-50% në shkollë, çka do të thotë që për transmetimin është i nevojshëm një kontakt për një kohë të gjatë me personin e prekur. Ndërsa shfaqjet e shkurtra në vende si kinema, qendra tregtare, shtëpi të miqve apo studime kanë një rrezik më të ulët të transmetimit. Fëmijët prodhojnë antitrupa për një numër më të vogël stereotipesh, ndërsa ata që frekuentojnë shkollën janë mbartësit më të mëdhenj të infeksionit të rhinovirusit.
Ftohje apo grip? Shihni tabelat më poshtë:
Dallimi mes gripit dhe ftohjes
Dallimi mes gripit, sinusitit dhe alergjise
Në përgjithësi, fëmijët vuajnë më shumë se të rriturit nga një ftohje e zakonshme dhe shpesh zhvillojnë komplikacionet si infeksion të veshit. Zakonisht një fëmijë nuk ka nevojë për vizitë te pediatri për një të ftohur, vetëm nëse ka një ose disa nga këto shenjat e mëposhtme:
Temperaturë të lartë (mbi 39) që zgjat për tre ditë,
Temperaturë që rritet herë pas here mbi 40 tek fëmijët e çdo moshe,
Simptoma që zgjasin më shmë se 10 ditë
Shenja të dehidratimit, si urinimi më pak se zakonisht
Të vjella dhe dhimbje barku
Përgjumje e pazakontë
Dhimbje të fortë koke
Ngurtësim të qafës
Vështirësi në frymëmarrje
E qara e përhershme
Kolla e përhershme
Lëkurë mavi
Dhimbje apo sekrecione nga një vesh
Ndryshim të gjendjes mendore
Simptoma të ngjashme me gripin që përmirësohen, por më pas përsëriten me ethe e përkeqësim të kollës
Përkeqësim të një sëmundje kronike (si diabeti apo kardiopatia)
Një i rritur duhet ti drejtohet mjekut në rast se:
Ka temperaturë të lartë të vazhdueshme mbi 39, me lodhje dhe dobësi muskulore
Simptoma që zgjasin për më shumë se 10 ditë apo përkeqësohen në vend që të përmirësohen
Probleme të frymëmarrjes
Dhimbje apo tension në gjoks
Të fikët apo ndjesi sikur të bie të fikët
Të vjella të rënda dhe të vazhdueshme
Dhimbe e rëndë në fytyrë apo ballë
Gjendra të frura në qafë apo nofull.
Koha është shpesh ilaçi më i mirë. Kjo mënyrë të thëni mund të mos jetë e vërtetë gjithmonë por në rastin e ftohjes i afrohet shumë realitetit. Ilaçet nuk janë në gjendje të kurojnë të ftohtin, por mund të përdoren për të lehtësuar simptomat si dhimbje muskulare, dhimbje koke dhe temperaturë.
Për këtë arsye është e mjaftueshme të sigurohemi që organizmi është në gjendjen më të mirë të mundshme për të kaluar infeksionin përmes:
Pushimit,
Të qëndruarit ngrohtë,
Të qëndroni të hidratuar
Para se të shihni përdorimin e ilaçeve që duhet ti marrni sipas një mjeku racional, duhet të kujtoni se në rastin e ftohjes aerosoli është i panevojshëm, më mirë të përdorni spray me efekte hidratuese të mukozës. Në rast se ua këshillon mjekun duhet ta pyesni se cili aksesor duhet përdorur, ai që vendoset në vrimat e hundës, maska apo tubi në gojë në bazë të objektivit që duhet ndjekur.
Nëse duhet të shkoni në punë apo shkollë në përgjithësi nuk është shkak i kohëzgjatjes së simptomave, por rekomandohet të lani shpesh duart e të përdorni fazoleta për të reduktuar rrezikun e transmetimit tek persona të tjerë.
Fëmijët
Mund të përdorni dhe tu jepni fëmijëve paracetamol apo iburofen, duke bërë këshilla me udhëzimet përsa i përket moshës dhe peshës. Gjithashtu është e rëndësishme të kujtoni se këto ilaçe kanë ndikim nëse janë të nevojshme për të lehtësuar simptomat si temperaturën, dhimbjet muskulare pasi nuk kanë asnjë efekt në hundët e bllokuara.
Aspirina nuk duhet dhënë kurrë tek fëmijët nën 16 vjeç sepse rrit rrezikun e sindromës Reye, një sëmundje e rrallë por e rëndë.
Për të lehtësuar simptomat e të ftohurës mund ti jepni fëmijëve ilaçet që merren pa recetë si dekongestantët dhe antihistaminikët, por kini parsysh që provat shkencore për efikasitetin e tyre mungojnë. Në të vërtetë dekongestantët mund të shkaktojë acarim dhe parregullsi të rrahjeve të zemrës tek të porsalindurit, dhe nuk duhen përdorur tek fëmijët nën 12 vjeç pa këshillën e mjekut.
Të rriturit
Në rastin e pacientëve të rritur përveçse antiinflamatorëve apo paracetamolit për të lehtësuar temperaturën dhe dhimbjet mund të përdorin dhe dekongestantët por që duhen kufizuar. Një alternativë e mirë është formula nga goja që kombinon antidolorifikët dhe dekongestantët si për shembull Tachifludec, Nurofen për gripin dhe ftohjen. Sigurisht janë ilaçe të kufizuara në përdorim për pacientin e rritur.
Antibiotikët dhe ftohja
Antibiotikët janë të nevojshëm vetëm nëse mjeku ju diagnostikon me infeksion bakterial. Mjeku mund tju japë ilaçe të tjera apo të japë këshilla si të lehtësoni simptomat e të ftohtit por antibiotikët nuk janë të nevojshëm për të trajtuar ftohjen apo rrjedhjen e hundëve.
Për shkak se i ftohti i zakonshëm shkaktohet nga virusi antibiotikët nuk do ju bëjnë efekt.
MOS HARRONI! Tek fëmijët sa herë që merret antibiotik rritet rreziku për të bërë rezistentë bakteret e organizmit ndaj antibiotikut. Antibiotikët e zakonshëm nuk arrijnë më pas të shërojnë këto infeksione të shkaktuara nga bakteret rezistentë. /MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…