Sëmundje infektive

A është ftohja një simptomë e COVID? Si ti dallojmë?

Në stinën e dimrit është thelbësore të dallojmë një infeksion të parëndësishëm siç është ftohja, nga COVID-19. Megjithëse rekomandohet tampon për një përgjigje të saktë, duke vëzhguar disa simptoma mund të krijojmë një hipotezë për të vijuar më pas me analiza të tjera. Mos harroni! Vendimi i takon mjekut tuaj dhe është e rëndësishme të dëgjoni mendimin e tij.

FTOHJE APO COVID

Dhe pse COVID 19 ka pësuar një sërë mutacionesh në muajt e fundit duke sjellë variacione të profilit klasik klinik të saj, simptomat më karakteristikë vijojnë të jenë ethe, kollë e thatë dhe lodhje. Pra, janë simptoma jo shumë specifike, por le të themi se temperatura 38 e lart është e pazakontë në rastin e ftohjes dhe prandaj krijon dyshime.

Më poshtë është dhe një tabelë krahasuese e mjekëve të klinikës Mayo:

Dhimbjet muskulare dhe kockash është shumë e zakonshme në rasti e COVID, më e rrallë nëse flasim për ftohje dhe është më pak e ashpër.

Për sa i përket ndjesisë së lodhjes dhe gjendjes së përgjithshme të keqe shëndetësore, në rastin e ftohjes shpeshtësia dhe ashpërsia e saj është më e kufizuar.

Në rastin e ftohjes keni dhe teshtima, simptomë më pak e përbashkët në rastin e COVID, apo hunda e bllokuar edhe pse në të vërtetë me përhapjen e variantit të ri Delta është bërë më e shpeshtë.

Tre shqetësimet më të zakonshme në rastin e koronavirusit janë diarrea, të përziera dhe/ose të vjella, që në thelb nuk janë pjesë e kuadrit simptomatologjik të ftohjes.

Dhimbja e kokës është e zakonshme tek të dyja format.

Arrijmë tek e fundit, tek humbja e shijes dhe nuhatjes: nëse mbani mend në muajt e parë ishte karakteristikë e COVID 19 kjo simptomë. Por me variantet e fundit të COVID shfaqet më e kufizuar, por sërish konsiderohet një e dhënë e fortë kur është e pranishme. Në këtë drejtim duhet dalluar humbja e nuhatjes dhe në një masë të vogël e shijes që ndodh në rastet e ftohjes kur hunda është bllokuar tërësisht dhe kjo lidhet me bllokimin e saj dhe aktivitetit të virusit në qelizat e nuhatjes.

Edhe periudha e inkubimit mund të jetë domethënëse në disa raste dyshimesh: 3 ditë në rastin e ftohjes, 5-6 ditë në rastin e COVID, edhe pse e theksojmë në të dy rastet vlerësimi bëhet nga mjeku.

Për ta përmbledhur, ethet janë simptoma kyçe ku do të bazohet mjeku juaj për të vlerësuar nëse është e nevojshme apo jo tamponi, apo bëhet apo jo fjalë për simptomat karakteristike që shoqërojnë të sëmurin, si ndërprerja e papritur e nuhatjes dhe shijes, apo një kontakt i dyshimtë me një person të infektuar.

Ajo që i ndërlikon të gjitha këto vlerësime është fakti se të vaksinuarit, si dhe më të rinjtë, mund të preken nga forma të lehta të COVID të padallueshme nga ftohja dhe prandaj duhet kujdes i veçantë që nëse dhe dyshoni se mund të jeni prekur të kontaktoni me mjekun dhe të respektoni masat, pasi mund ta kaloni shumë lehtë, por bëheni burim infektimi për të tjerët.

ALERGJITË DHE GRIPI STINOR

Për ta komplikuar pak gjithçka, ekziston edhe mundësia e shfaqjes së simptomave që lidhen me alergjitë apo gripin sezonal, sepse po, ky i fundit ekziston ende.

Në rastin e alergjive, dallimi në përgjithësi nuk është shumë i vështirë, nuk ka temperaturë, hundë që mund të mbingarkohet, por në këtë rast teshtitja është më e shpeshtë, por mbi të gjitha pa temperaturë dhe vetëm rrallë një ndjenjë rraskapitjeje.

Në rastin e gripit, nga ana tjetër, është vërtet e vështirë të bësh një dallim vetëm në bazë të tablosë klinike, sepse ajo përputhet kryesisht me atë të COVID. Sërish humbja e nuhatjes/shijes, që ju kujtojmë mund të jetë edhe e pjesshme, mund të jetë vendimtare, por zakonisht një tampon do të nevojitet për tu siguruar për diagnozën . Gjithashtu, ka pasur disa raportime për të prekur njëkohësisht nga disa infeksione, duke përfshirë COVID, ftohjet, gripin sezonal dhe virusin e zorrëve, sepse edhe kjo e fundit ekziston. / MeMjekun.com

Burimi: Mayo Clinic

SHËNIM: Informacionet e publikuara në portalin memjekun.com kanë vetëm qëllim informues dhe në asnjë rast të zëvendësojë përcaktimin e diagnozës, përshkrimin e trajtimit apo raportin direkt mjek-pacient dhe vizitën te specialisti. Gjithmonë rekomandohet t’i drejtoheni mjekut apo specialistit për çdo shqetësim që të keni.

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago