Një rast i gjakderdhjes nga hunda të krijon përshtypjen, por në fakt nuk është e lidhur me diçka shqetësuese. Një fenomen i zakonshëm, sidomos tek fëmijët, dhe në pjesën më të madhe të rasteve mund të menaxhohet në shtëpi.
Emri shkencor i gjakosjes së hundës është epistaza. Gjatë epistazës gjaku del nga një ose të dyja zgavrat e hundës dhe mund të jetë i bollshëm ose jo, dhe mund të zgjasë nga disa sekonda në 10 minuta apo më shumë.
Brendësia e hundës është e pasur me vaza të vogla gjaku, veçanërisht delikate që mund të cahen dhe të gjakosen me lehtësi.
Shkaqe të shpeshta të epistazave janë:
Vendosja e gishtit në hundë,
Shfryrja shumë e fortë e hundëve,
Një traumë në hundë,
Infeksionet lokale (riniti dhe sinuziti)
Goditje nxehtësie,
Ndryshime të lagëstirës apo temperaturës që e bëjnë brendësinë e hundës të thatë.
Rastësisht gjakosja mund të ketë origjinën nga vazat e thella në brendësi të hundës. Dhe kjo mund të jetë pasojë e:
Goditjes së kopkës
Kirurgji së fundmi në hundë
Arteriet e ngurtësuara (ateroskleroza)
Faktorët e rrezikut
Kushdo mund të ketë pasur epistaza gjatë jetës së tij por më shpesh haset tek:
Fëmijët mes dy dhe dhjetë vjeç,
Tensioni i lartë,
Të moshuarit,
Gratë shtatzëna
Personat që trajtohen me aspirinë, kardioaspirinë apo antikoagulantë,
Personat me çrregullime të koagulimit, si hemofilia.
Për të ndërprerë gjakosjen nga hunda:
1. Uluni dhe shtrydheni butësisht pjesën e botë të hundës, për të paktën 10-15 minuta.
2.Mbështetuni para dhe merrni frymë me gojë, në mënyrë që të dalë gjaku nga hunda duke shmangur kalimin në gojë (një gëlltitje e tepërt e gjakut do të nxiste refleksin e të vjellës).
3. Vendosni akull apo perime të ngrira të mbuluara me një pecetë në urën e hundës.
4. Uluni drejt, jo të shtriheni, për të reduktuar presionin e vazave arteriale të hundës dhe gjakosjen e mëtejshme.
Nëse gjakosja ndalon nuk është e nevojshme të kërkoni ndihmë mjekësore, ndërsa në raste të tjera kërkohen trajtime të mëtejshme, ambulatore apo në spital.
Kontaktoni mjekun nëse:
Nëse jeni duke u trajtuar me ilaçe antikoagulante si Coumadin, apo mbartës të çrregullimeve të koagulimit, si hemofilia dhe gjakosja nuk ndalet.
Në prani të simptomave të anemisë siç janë palpitacionet e zemrës, ju merret fryma, keni marrje mendsh dhe jeni të zbehtë.
Një fëmijë më pak se dy vjeç me gjakosje të hundës
Episode të përsëritura të gjakosjes së hundës
Në urgjencë duhet të drejtoheni nëse:
Gjakosja vijon për më shumë se 20 minuta
Në rastin e gjakosjes masive dhe humbjes së madhe të gjakut
Vështirësi në frymëmarrje
Të vjella si pasojë e gëlltitjes së një sasie të madhe gjaku
Epistaza është pasojë e një traume të rëndësishme, për shembull një aksidenti rrugor.
Në rastin e një pacienti me epistaza, mjeku do të kërkojë të përcaktojë rëndësinë dhe shkakun e mundshëm. Kjo mund të kërkojë eksplorimin e brendshëm të hundës, matjen e pulsit dhe tensionin, analizat e gjakut dhe zbulimin e simptomave të tjera.
Dy ndërhyrjet kryesore që bëhen në kushte ambulatore apo spital për të bllokuar epistazën janë:
Kauterizimi
Dhe tamponi i hundës
Kauterizimi
Nëse mjeku arrin të identifikojë qartë origjinën e gjakosjes mund të bëjë një ndërhyrje të vogël, kauterizimin, për të mbyllur vazën që rrjedh gjak.
Kjo ndërhyrje bëhet përmes një shkopi me një substancë kimike e quajtur Nitrat Argjendi. Hunda do të bëhet e pandjeshme përmes një spraj anestezik lokal dhe shkopi me nitrat argjendi do të vendset në kontakt me pikën e gjakosjes për rreth 10 sekonda.
Tamponi i hundës
Nëse kauterizimi nuk rezulton efikas apo mjeku nuk arrin të identifikojë pikën specifike të gjakosjes, mund të sugjerohet tamponi i epistazës përmes garzave apo tambonëve specifikë që bllokojnë fluksin e gjakut duke ushtruar presion në origjinën e gjakosjes.
Tamponi vendoset pasi është aplikuar më parë spray anestezik në hundë. Garza apo tamponi duhet të mbahen për 24-48 orë para se të hiqen nga personeli shëndetësor. Në përgjithësi, është i nevojshëm shtrimi në spital kërkohet gjatë mbajtjes së tamponit për të monitoruar kushtet.
Terapi të tjera
Nëse këto trajtime nuk ndihmojnë, mund të kërkohet ndërhyrja e një specialisti ORL.
Trajtime të tjera të aplikueshme në spital janë:
Elektrokauterizimi, apo aplikimi i një rryme elektirke përmes një fijeje për të kauterizuar vazat e gjakut nga e ka origjinën gjakosja.
Transfuzioni i gjakut, një procedurë që riintegron gjakun e humbur
Acidi traneksamik (ugurol, tranex), një ilaç që ndihmon në reduktimin e gjakosjes duke ndihmuar në mpiksjen e gjakut,
Tampon në anestezi të përgjithshme, apo tampon i hundës që aplikohet në mënyrë të saktë tek pacienti me anestezi totale,
Në momentin që ndalet gjaku duhen ndjekur disa këshilla për të reduktuar përsëritjes dhe të ndonjë infeksioni të mundshëm:
Për 24 orë mos i shfryni hundët, apo të vendosni gishtin në hundë, të ngrini pesha, të bëni sforcime fizike, të rini shtrirë apo të pini pije të ngrohta dhe alkoolike.
Mos i hiqni koret në hundë nëse keni; mund të jetë e pakëndshme por është një aspekt thelbësor në procesin e shërimit.
Nëse është e nevojshme tështini, por përpiquni ta bëni me gojën hapur për të reduktuar presionin në hundë,
Shmangni personat me kollë dhe ftohje për të shmangur kontaminimin.
Nëse gjakosja trajtohet në ambulancë apo spital, mjeku do mund tju japë një krem antiseptik për hundën pasi të jetë ndalur epistaza. Kremi duhet të aplikohet disa herë në ditë brenda hundëve për të paktën një javë për të shmangur gjakosje të tjera.
Mbani të lagësht mukozën e hundës. Veçanërisht gjatë muajve të ftohtë kur ajri është më i thatë aplikoni tre herë në ditë një riveshje të butë e të lehtë me vazelinë me një shkop të veshur me pambuk. Edhe një spray hundësh me solucion fiziologjik ndihmon në mbajtjen të lagësht të hundës.
Përdorni lagështues. Kjo pajisje do të balancojë ajrin e thatë duke i shtuar atij lagështirë./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…