Eshte njeri nga trajtimet me te perdorura per ciftet subfertil per arsye te ndryshme . Qellimi eshte te rriti numrin e spermatoizoideve te levizshem morfologjikisht normal ne vendin ku ndodh fertilizimi . Ne te njejten kohe mund te kombinohet me stimulimin e vezores per te rritur edhe numrin e qelizave veze ,por qe kjo do te shoqerohet me rritjen e mundesive per shtatezani multiple.
Indikohet ne raste te cifteve me subfetilitet te zgjatur te shkaktuar nga:
– problem te qafes se mitres ( IUI ne cikle natyral )
– faktori mashkullor ( IUI )
– ne raste subfertiliteti pa shkak te njohur. ( IUI plus MOH )
– Raste me endometrioz te grades se lehte IUI plus hiperstimulim te vezores
Nuk lejohet te behet ne rastet me:
– Demtim te rende te tubave ose bllokim te tyre ( duhen kontrolluar me pare tubat )
– Menopauze si dhe humbje te funksionit e vezores ne grate mbi 40 vjece , ne grate me vlere te larte te FSH diten e trete si dhe ne grate ne rezerve ovariale te ulet
– Faktor mashkullor i rende
– Endometrioz e rende
Ne rastet me faktor mashkullor per numri total i spermatozoideve me pak se 10 milion, eshte e keshillueshme IUI. Ndersa ne rastet kur nr total i tyre I kalon 10 milion mund te shoqerohet me MOH.
MOH mund te jete me:
– Clomid citrate ne doza 50 deri 150 mg ne dite per 5 dite ( efekt negative mbi endometer dhe mukusin cervical, shtatezani multiple )
– Gonatropina te llojeve te ndryshem 75 deri 150 UI ( shtatzeni multiple kosto te larte
– Inhibitor aromatizes
– Mbeshtetje luteale me progesterone vaginal
Koha e realizimit: 34 deri 36 ore pas admisitrimit te 5000 ui HCG ( diametri 18 mm i fol dominant )
Numri cikleve: minimalisht 3
Si kryhet kjo procedure:
1. Gruaja mund te perdori ciklet natyral ose te marri medikamentet per te stimuluar zhvillimin multiple te vezeve
2. Sperma mund te merret ne shtepi ose ne klinike nepermjet masturbimit pas 2 deri 5 dite abstinene
3. Sperma procesohet ne laborator nepermjet ‘larjes’, ndahet nga perberesit e tjere dhe perqendrohet ne volum te vogel, proces qe zgjat rreth 30 deri 60 min .
4. Vendoset speculum ne vagine dhe behet pastrim i kujdeshem i zones
5. Sperma e koncentruar mund te vendoset ne qafen e mitres ose ne ne kavitetin e mitres nepermjet nje kateteri fleksibel
Kjo procedure jep pak ose aspak dhimbje .Gruaja lihet shtrire per disa minuta
Per ciftet me infertilitet te pashpjegueshem ne grate nen 5 vjec me kohe 2 vjecare dhe sperm normale
• 10% shance pas 3 muaj perpjekje ose me Clomid per 3 cikle
• 15% IUI se bashku injectable FSH ( Follistim, Gonal-F, Bravelle ose Menopur) per mbi 3 muaj
• 55% shance me IVF
• Pas 3 ciklesh IUI kalohet ne IVF
Mbi 35 vjec ulen shume mundesite.
IUI ( intrauterine ) eshte me efektiv sesa ai intracervickal , pasi duke e vene spermen sa me lart ne traktin riprodhues me shume mundesi ka te kalohen tubat e fallopit dhe te shtohet mundesia per fertilizim.
Komplikacione: jane shume te uleta .Mundet te zhvillohen infeksione ne uterus ose ne tuba si rezultat i kontaminimit bakterial me origjin qofte nga sperma apo qofte gjate kalimit te kateterit ne zonen vaginale apo cervical gjate kohes se kryerjes se procedures . Per kete arsye duhet bere nje pastrim i mire dhe kujdeshem paraprocedures.
Nese numri total i spermatozoideve edhte nen 1 milion duhet kaluar ne IVF ose ICSI
Artikull nga Dr. Kozeta Mustafaraj
Klinika gjinekologjike “Dr. Kozeta”
Nr tel: +355 68 231 3410
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…