Gastroeneterologji

“I ka dalë dhjami”, pse shkaktohet hernia inguinale dhe si trajtohet

Hernia inguinale është një gjendje ku dhjami intra-abdominal apo një pjesë e zorrës së vogël del nga jnë pikë e dobët e pjesës së poshtme të muskujve të barkut, në zonën inguinale, mes barkut dhe kofshës.

Mund të shfaqet në çdo moment të jetës së një pacienti, që nga fëmijëria e hershme e në moshën e rritur dhe ësht ëmë e zakonshme tek burrat se kte gratë.

Herniet inguinale kanë tendencën të rrisin volumin me kalimin e kohës dhe e vetmja përpjekje terapeutike është ndërhyrja kirurgjikale.

A shkakton dhimbje hernia inguinale?
Prania e një hernie mund të shkaktojë një ndjesi bezdisjeje në zonën inguinale, sidomos në rast të lëvizjeve të tilla si lakimi, ngritja e peshave, kolla, pra kur aplikohet një forcë muskulare në zonën e prekur nga dobësimi i mureve të barkut. Bezdisja tek disa pacientë mund të bëhet një dhimbje.

Ndonjëherë të njëjtat simptoma mund të shfaqen dhe në nivelin e testikujve tek meshkujt. Dhimbja përkeqësohet shpesh gjatë ditës dhe përmirësohet në pozicionin shtrirë. Një dhimbje e papritur, që rrit intensitetin shoqërohet dhe nga simptoma si nauzea, të vjella, temperaturë pamundësi për të futur brenda hernien (dhjamin) që janë tregues të përkeqësimit dhe kërkojnë një ndërhyrje të menjëhershme në spital.

SHKAQET

Në rastin e hernies ingiuinale flasim për dy lloje atë indirekte dhe direkte

Hernia inguinale indirekte
Kjo lloj hernie është e lindur dhe më e shpeshtë tek meshkujt për shkak të zhvillimit në mitër. Në një fetus mashkull kordoni spermatik dhe dy testikujt nisin nga një pozicion intra-abdominal, zbresin përmes kanalit inguinal në scrotum, “xhepi” që do të mbajë testikujt. Ndonjëherë hyrja në kanalin inguinal nuk mbyllet në mënyrë korrekte, duke lënë të dobëta një pjesë të indeve të mureve abdominale. Pjesë e vogël e zorrëve rrëshqet në kanalin inguinal përmes murit të dobët duke provokuar një hernie.

Tek gratë hernia inguinale indirekte shkaktohet në përgjithësi nga rrëshqitja e një pjese të organit që i përket sistemit gjenitourinar, apo një pjesë e vogël e zorëve përmes dobësimit të murit të barkut.

Herniet indirekte janë llojet më të zakonshme të hernies inguinale dhe bebet që lindin parakohe janë më të prekur pasi kanë pasur më shumë kohë që kanali inguinal të mbyllet në mënyrë korrekte.

Hernia inguinale direkte
Ajo shkaktohet nga dobësimi i indeve lidhëse të muskujve të barkut dhe ndodh vetëm tek meshkujt. Hernia përfshin pjesë të dhjamit apo të zorrëve të vogla që gjejnë hapësirë përmes dobësimit të muskujve në ije.

Një hernie direkte zhvillohet në mënyrë progresive për shkak të stresit të vazhdueshëm të muskujve, dhe një ose disa prej faktorëve më poshtë shkakton tension të muskujve të barkut dhe përkeqëson hernien:

Një kthim apo lakim i papritur i trupit, tërheqje muskulare.
Ngritja e peshave të rënda
Tensioni nga kapsllëku
Shtimi në peshë
Kolla kronike.

SIMPTOMAT: SI TA NJOHIM HERNIEN?

Simptomat nga prania e një hernie inguinale janë:
Prania e ënjtjeve të vogla të një apo të dy anëve të ijeve, që rritet në përmsa dhe që zhduket në pozicionin shtrirë. Tek meshkujt mund të shfaqet si një ënjtje apo zgjerim të scrotumit.
Bezdisje dhe dhimbje gjatë ngritjes së peshave apo ushtrimeve fizike që përmirësohet me pushimin;
Ndjesi dobëismi apo presioni në ije;
Dhimbje djegëse, gurgulluese ose ënjtje.

Herniet inguinale direkte apo indirekte zakonisht spostohen para dhe pas spontanisht përmes kanalit inguinal dhe shpesh hyjnë brenda me një presion të lehtë.
Mund të shfaqen edhe:
Vështirësi në tretje
Dhimbje gastrike
Vështirësi për të qëndruar gjatë në këmbë
Dhimbje që shtrihet në testikuj dhe këmbë.

Hernie inguinale e “bllokuar”

Hernia inguinale “e bllokuar” është një hernie që bllokohet në ije apo scrotum dhe nuk mund të shkojë në bark. Ky lloj karakterizohet nga ënjtje dhe mund të çojë në një hernie “të burgosur” ku rrezikoeht fluksi i gjakut në zorrën e vogël.

Një hernie e bllokuar është një gjendje e rëndë që kërkon ndërhyrje mjekësore të menjëhershme.

Kur duhet të shqetësoheni?
Simptomat e hernies së bllokuar përfshijnë:
Dobësim
Skuqje në zonën e enjtur
Dhimbje e papritur që përkeqësohet shpejt
Temperaturë
Rritje të frekuencës kardiake.

Nëse nuk trajtohet shfaqen nauzea, të vjella dhe pacienti mund të zhvillojë infeksione të rënda; kërkon një ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale pasi në të kundërt mund të rezultojë fatale. Gjatë ndërhyrjes në përgjithësi hiqet dhe një pjesë e zorrës.

DIAGNOZA

Për të përcaktuar diagnozën e hernies inguinale mjeku kërkon anamnezën dhe një vizitë mjekësore.

Pacienti duhet të shtrihet apo të kollitet për ti dhënë mudnësi mjekut të ndjejë hernien, në veçanti si lëviz ajo në ije apo scrotum. Mjeku kontrollon për të parë nëse masazhimi delikat i hernies e çon atë në pozicion korrekt në bark.

Në përgjithësi nuk kërkohen analiza imazherike, por për disa pacientë është e mundur/nevojshme të kërkohet:
Radiografia e barkut
TAC,
Ekografia.

OPERACIONI DHE NDËRHYRJA KIRURGJIKALE

Tek të rriturit hernia inguinale që është rritur duhet të trajtohen kirurgjikisht. Një hernie inguinale nuk mund të shërohet në mënyrë spontante.

Tek të porsalindurit dhe fëmijët hernia inguinale operohen gjithmonë për të shmangur “bllokimin”.

Dy janë llojet kryesore të ndërhyrjes kirurgjikale:
Në operacioni ne hapur për heqjen e dhjamit personi i nënshtrohet anestezisë lokale ose spinale.Në këtë formë hernia vendoset në vendin e saj në bark dhe forcohen merrjetë të fibrave sintetike muret muskulare. (hernioplastika)

Kirurgjia laparoskopike përdoret me anestezi totale. Kirurgu vendos një laparoskop ()një tub i hollë me një telekamerë të lidhur me një fije) që i jep pamje të zmadhurat të brendësisë së trupit në një monitor. Në këtë mënyrë ai ka një pamje të qartë të hernies dhe indeve që e rrethojnë. Gjatë vizualizimit përdoren mjetet e duhura për të riparuar hernien duke përdorur rrjetë sintetike.

Në të dy rastet ndërhyrja zgjat mes 30-60 minutash.

Koha e shërimit variojnë sipas
Përmasës së hernies
Teknikës së përdorur
Nga mosha dhe shëndeti i pacientit.

Pjesa më e madhe e pacientëve kanë një kohëzgjatje të plotë shërimi brenda 6 javëve, dhe aktivitetin e vogël fizik duhet ta nisin brenda 2 javëve.

Në përgjithësi jepen antidolorifikë në ditët pasardhëse të operacionit. Në çdo rast njohja e rreziqeve të mundshme nga pacienti i jep atij mundësinë të vlerësojë me siguri të plotë simptomat postoperatore.

Mund të ndodh që hernia të rishfaqet pas disa vitesh nga operacioni dhe ky është ndërlikimi më i zakonshëm.

Mund të verifikohen mbledhje e lëngjeve apo gjakut në hapësirën që ka lënë të lirë hernia, por janë të rralla rastet që kërkojnë sërish ndërhyrje kirurgjikale.

Gjithashtu të rralla, por të mundshme janë dhe infeksionet e plagës kirurgjikale: më shumë tek të rriturit sesa tek fëmijët dhe mund të japë temperaturë, skuqje, ënjtje dhe dhimbje në plagë.

Ndonjëherë dhe shenja mund të shkaktojë dhimbje por që përgjithësisht zhduket me kohën.

Rekomandohet t’i drejtoheni menjëherë kirurgut apo mjekut në rast se pas operacionit keni:
Temperaturë të lartë
Hemorragji
Rritje të ënjtjes apo dhimbje në bark
Dhimbje që nuk lehtësohet nga antidolorifikët që ju ka dhënë mjeku
Nauzea që vazhdojnë dhe të vjella
Ethe
Kollë që vazhdon apo mungesë frymëmarje
Rritje të ënjtjes/skuqjes/ nxehtësisë përreth plagës kirurgjikale
Vështirësi në urinim./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago