Mirëqenie

Studimet e fundit/ Në çfarë moshe nis plakja?

Nuk është e lehtë të përcaktosh se në çfarë moshe fillojmë të plakemi, duke qënë se vetë koncepti i plakjes është relativ. Ndonjëherë fytyra është shenja e rudhave, por që shkëlqen nga shëndeti dhe vitaliteti. Ndonjëherë nodh e kundërta: lëkura është e lëmuar por shëndeti i dëmtuar.

Mitet kulturore që dominojnë sot janë mes aspekteve që e bëjnë më të vështirë zbulimin se në çfarë moshe nis plakja. Ka shumë mënyra për të mbajtur një pamje të re, edhe në një moshë më të avancuar, por kjo nuk do të thotë që nuk ka plakje aktuale.

Aspekti i jashtëm është një nga ato që përcaktojne moshën kur nisim plakjen dhe sigurisht që nuk është më e rëndësishmja. Ekziston një tërësi procesesh që përcaktojnë saktësisht pikënisjen e rënies së vitalitetit.

PROCESI I PLAKJES

Si fillim duhet thënë që plakja është një proces kompleks, para të cilit ka ende dyshime pa përgjigje. Nuk është e lehtë të përcaktosh moshën kur nis plakja, e sidomos sepse nuk mund të verifikohen të gjitha në të njëjtën kohë.

Për më tepër, jo të gjitha organet e një personi plaken njëkohësisht. Kështu, një gjë është plakja biologjike, dhe ajo psikologjike e sociale është tjetër gjë. Në një farë mënyre pranohet në mënyrë konvencionale se plakja nis kur hyn në fuqi një rënie e funksionale e indeve.

Dhe pse nuk është plotësisht e vërteë, llogaritet që plakja nis kur qelizat fillojnë të dështojnë. Mes simptomave të para kujtojmë:
Grumbullimi i difekteve gjenetike
Shkurtimi i telomeres, ekstremiteti i fundit i kromozomit
Gabimet në procesin e eliminimit të proteinave difektoze.

MOSHA KUR NISIM TË PLAKEMI

Studimet nuk kanë dakordësi të plotë për moshën e saktë kur nis plakja. Më tradicionalët thonë se proecsi nis që në moshën 25 vjece, momenti kur shfaqen dhe shenjat e para të dështimit qelizor. Në veçanti, nis një humbje graduale e masës muskulare.

Jaime Miquel, ish drejtues i Laboratotir të Plakjes në NASA, thotë se nisim të plakemi 30 vjeç. Në këtë moshë tregohet se programi gjenetik nis të përkeqësohet dhe prodhohen ndryshime në fizionomi. Këto ndryshime përfshijnë:
Shtim në peshë
Ulje të ritmit të metabolizmit
Ndryshime në nivelin e disa hormoneve
Humbje të kujtesës
Ndryshime në ritmin e gjumit.

Shpejtësia me të cilin zhvillohet ky proces nga ky moment e më pas varet nga gjenetika dhe mënyra e jetesës.

STUDIMI I UNIVERSITETIT TE STANFORD PËR MOSHËN

Sipas një studimi të universitetit të Stanford, plakja vjen në tre momente dhe nuk ndodh për të gjithë në të njëjtën mënyrë. Studimi është publikuar nga revista Nature Medicine dhe ka pesë indikatorë të plakjes që janë këto:
Metabolizmi bëhet më i ngadaltë
Kocka dhe struktura kockore dobësohet
Shfaqen problemet e memories
Shfaqen ndryshime në rritmin e gjumit
Struktura muskulare përkeqësohet.

Në bazë të këtyre parametrave janë individualizuar tre etapa themelore të plakjes. E para është vetëm në moshën 34 vjeç, e dyta 60 dhe e treta 78. Pra në bazë të këtij studimi plakja nis që në moshën 34 vjeç.

Sipas Tony Wyss-Coray, profesor i neurologjisë dhe shkencave neurologjike si dhe drejtor i studimit, në fazat e shënuara ndodhin ndryshime të dukshme në nivelin e proteinave të transmetuara përmes gjakut. Pikërisht kjo përcaktoj majat e plakjes.

MOSHA KRONOLOGJIKE DHE AJO BIOLOGJIKE

Mosha kronologjike është koncepti tradicional i moshës, dhe i referohet viteve të jetës që kemi që nga lindja. Kjo është një e dhënë sociale dhe kulturore, por me rëndësi shumë relative nga pikëpamja biologjike.

Mosha biologjike matet në bazë të përkeqësimit të qelizave të trupit tonë. Për të qenë të saktë, mund të themi se matet duke nisur nga aftësia energjetike që ka organizmi jonë për të riparuar dëmet e këtyre qelizave.

Kjo mund të përcaktohet në bazë të gjatësisë së telomereve, ekstremitetit të kromozomeve. Ato bëhen më të shkurtra sa herë që një qelizë ndahet, derisa të mbarojë dhe qeliza vdes. Gjendja e këtij mekanizmi na lejon të masim moshën tonë biologjike, që jo gjithmonë përputhet me moshën kronologjike./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

10 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

11 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

11 months ago