Mirëqenie

Kinetoza (kur të zë makina, deti, avioni…), simptomat dhe trajtimi

Kinetoza është një çrregullim që ndodh kur personi ndihet keq për shkak të lëvizjes në transportin e çdo lloji.

Ajo mund shfaqet kur personi është në lëvizje me anije (të zë deti apo naupatia), tren, avion, makinë apo karusel.

Shqetësimi zhduket pasi personi zbret nga transporti apo karuseli. Kinetoza është një çrregullim shumë i përhapur, dhe më shumë është një bezdisje por që mund të shkaktojë probleme për ata që udhëtojnë shumë. Për fat të mirë sa më shumë të udhëtosh aq më shumë mësohesh me levizjen, dhe në çdo rast mund të merren masa për të reduktuar rrezikun e saj.

SHKAQET

Nuk ka unanimitet në komunitetin skencor lidhur me shkaqet e këtij shqetësimi, por teoria më e besuar është ajo se kinetoza ndodh kur trupi, veshi i mesit dhe sytë dërgojnë sinjale të përziera në tru, dhe kjo mund të ndodhë gjatë një udhëtimi me çdo mjet transporti.

Çfarë do të thotë saktësisht sinjale të përziera?
Trupi jonë merr vazhdimisht sinjale të ndryshme nga jashtë për shembull:
Me shikim interpretohet mjedisi dhe ajo që na rrethon dhe parashikon çdo ndryshim të mundshëm (për shembull i afrohet një kthese kur udhëton me makinë)
Me receptorët e pranishëm specifike në vesh menaxhohet ndjesia e ekuilibrit
Me receptorët e pranishëm në trup, truri është i vetëdijshëm për pozicionin e marrë në çdo kohë.

Kur për çfarëdo arsye informacionet që vijnë nga këto tre sisteme nuk përputhen mes tyre, truri arrin në përfundimin se është një gabim (për shembull alucinacionet) dhe reagon me simptomat e të ndjerit keq.

Një shembull ekstrem është udhëtimi në anije pa mundësinë për të parë detin. Organizmi lajmëron një lëvizje për shkak të detit të hapur, por plotësisht të papritur nga ana vizuale. E jnëjta situatë ndodh dhe në makinë, kur shqetësimet nisin kur nuk sheh “para”.

Ky shqetësim mund të shfaqet dhe në Luna park, por dhe në projeksionet kinematografike 3D, ku shikimi i dërgon trurit sinjale të pakonfirmuar nga një zhvendosje relative e trupit.

Në bazë të kësaj mund të gjejmë tre forma të kinetozës:
E shkaktuar nga lëvizja e paralajmëruar, por jo e parë (makina, anija…)
E shkaktuar nga një lëvizje që e sheh, por jo të paralajmëruar (realiteti virtual, simulimi 3D….)
Lëvizje e parë dhe e dëgjuar, por jo në mënyrë të përputhshme (ecja me shpejtësi të ulët e makinës në një terren të thyer, ku ndeshja e ngërçeve është më e madhe se ajo e pritshme)

Për disa pacientë në disa raste mjafton të mendojnë faktin se do të duhet të udhëtojnë për të nisur ankthin dhe simptomat e kinetozës. Për shembull, ata që “i ka zënë” avioni mund të kenë nauzea kur hipin në një avion apo para ngritjes së tij.

Faktorët e rrezikut
Mes faktorëve të rrezikut për kinetozën kujtojmë:
Udhëtimin në makinë, anije, avion apo tren
Mosha (fëmijët e moshave 2-12 vjeç kanë një rrezik më të madh për të vuajtur nga kinetoza)
Të prirur për të pasur nauzea apo të vjella,
Ata që kanë frikë dhe janë shumë në antkh
Udhëtim me njëmjet me ventilim të dobët
Ulja në sediljet e pasme apo në një vend ku nuk mund të shohë nga dritaret
Shtatzënia
Gjinia (duket se femrat janë më të prirura se meshkujt)
Prania e erërave të këqija.

SIMPTOMAT

Mes simptomave fillestare të kinetozës kujtojmë:
Zbehje
Djersë të ftohta
Marrje mendsh
Rritje të sasisë së pështymës
Nauzea dhe të vjella.

Të tjerë persona mund të kenë simptoma të tjera, si për shembull:

Frymëmarrje e përshpejtuar
Dhimbje koke
Përgjumje
Lodhje të madhe.

Në pjesën më të madhe të rasteve simptomat e kinetozës nisin të përmirësohen kur organizmi arrin të përshtatet me llojin e lëvizjes që shkakton problemin.
Tek personat që vuajnë nga ankthi para se të nisë udhëtimi i kanë më të rënda simptomat e kinetozës.

DIAGNOZA

Mjeku i kërkon pacientit të përshkruajë simptomat dhe të zbulojë shkakun e problemit, si për shembull udhëtimi me anije, avion apo makinë. Zakonnisht nuk kërkohen analizat laboratorike për diagnozën.

TRAJTIMI

Simptomat e lehta të kinetozës zakonisht përmirësohen duke përdorur disa zakone të vogla, si për shembull mbani shikimin tuaj në horizont apo shpërqëndrohuni duke dëgjuar muzikë.
Mes teknikave të tjera pa ilaçe për të përballur kinetozën kujtojmë:

Mos lëvizni. Nëse është e mundur zgjidhni një kabinë apo një vend në qendër të anijes apo avionit, ku ka më pak lëvizje. Përdorni një jastëk, për të mbështetur kokën dhe për mos e lëvizur.
Shihni në një pikë apo objekt që nuk lëviz, siç është horizonti.

Lojërat, leximi apo videolojërat përkeqësojnë simptomat. Mbyllja e syve mund të jetë një lehtësuese e simptomave.
Merrni ajër të freskët: hapni dritaret ose ngjituni në kuvertë nëse jeni në anije që të mos keni vapë dhe të merrni ajër të freskët.
Qetësohuni. Për tu qetësuar mund të dëgjoni muzikë teksa përqëndroheni tek frymëmarrja apo një aktivitet i thjeshtë mendor, si përshembull të numëroni mbrapsht nga 100 në 1.
Mos u shqetësoni, udhëtimin duhet ta përballoni pa asnjë problem pasi ai që shqetësohe është më në rrezik nga kinetoza.
Një ide e mirë është dhe shmangia e vakteve të rënda apo pijeve alkoolike para udhëtimit. Gjatë udhëtimit mund të hidratoheni duke pirë ujë.

Ilaçet
Rastet më të rënda të kinetozës mund të kurohen me ilaçe. Zakonisht këshillohet të merren ilaçe për kinetozën para se të nisni udhëtimin, për të parandaluar kështu shfaqjen e simptomave.

Hioscina
Hioscina është një ilaç që përdoret shpesh për të kuruar kinetozën, duke bllokuar disa sinjale nervore që nis sistemi vestibolar.

Hioscina shitet pa recetë në farmaci. Për të funksionuar duhet pirë para nisjes së udhëtimit. Mes efekteve kolaterale më të shpeshta të hioscinës kujtojmë: përgjumjen, shikimin e mjegullt dhe marramendje. Duke qenë se shkakton sëmundje, nuk duhet ta pini nëse jeni në timon. Hioscina duhet të përdoret me kujdes tek fëmijët, të moshuarit dhe pacientët epileptikë apo që vuajnë nga probleme të tjera të shëndetit që kanë të bëjnë me zemrën, veshkat apo mëlçinë.

Antihistaminikët
Antihistaminikët përdoren për të kuruar simptomat e laergjisë por janë të nevojshme për të mbajtur në kontroll nauzeat dhe të vjellat. Janë më pak efikas se hioscina por kanë më pak efekte kolaterale. Zakonisht pihen në formën e kokrave një apo dy orë para se të nisni udhëtimin. Ashtu si hioscina disa antihistaminikë mund të shkaktojnë përgjumje. Kërkoni këshillën e farmacistit para se ta merrni.

Ushqyerja dhe suplementet
Për të reduktuar simptomat kini parasysh këto këshilla përsa i përket ushqimit:
Shmangni ushqimet pikante dhe të yndyrshme,
Mos hani shumë
Pini shumë ujë
Pijet e gazuara dhe cracker ndihmojnë në shmangien e nauzeve.

PARANDALIMI

Për të parandaluar kinetozën mund të merrni këto masa:
Mos pini duhan
Mos hani rëndshëm dhe mos pini pije alkoolike 12-24 orë para udhëtimit, por preferoni vakte të lehta dhe mesvakte duke shmangur ushqimet e kripura, qumështin dhe derivatet e tij.

Për ata që udhëtojnë në makinë apo autobus:
Uluni në sediljen e përparme të makinës
Shihni horizontin
Mos lexoni
Mbështeteni kokën në shpatulla për të mos lëvizur
Kthejini ventilimet e makinës drejt fytyrës suaj

Nëse ju zë avioni, ndiqni këto këshilla:
Në 24 orët para fluturimit hani lehtë dhe pak kalori
Zgjidhni një vend në radhët e para apo tek krahët
Gjithashtu orientoni ventilimet drejt fytyrës (por kujdes me ftohjen)

Nëse ju zë deti, ndiqni këto këshilla”
Kërkoni një kabinë kuvertën e sipërme
Kur jeni në kuvertë shikimin mbajeni fiks në horizont. /MeMjekun.com

Përkthyer dhe përshtatur nga NHS.

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago